*Kur për Islam lexon!* *Shkruan: Avni TAFILI* http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=254
Islami o lexues i nderuar, nuk predikon gllabërim, rrëmbim e mashtrim. Jo, edhe këtë dije se, gjithnjë e pavërteta të shpie sa në një kodër në kodër tjetër, pasi duhet të dekorohet e të zbukurohet, që të duket si e vërtetë. Por, e vërteta, dije se, gjithnjë shprehet shkurt, thjesht dhe qartë. Pra, i tërë predikimi islam mund të përmblidhej në këtë porosi: ç'robërohu nga njeriu!Dije o njeri i ndershëm, që për Islam lexon, se çdo shkrues i arsyeshëm musliman shkruan nën hijen e parimit: nxit arsyen dhe ndërgjegjen për të gjykuar drejtë e pastër. Bindja e tij në atë që beson, nuk i le hapësirë që të tjerët t'i përçmojë a fyej, vetëm pse mendojnë a besojnë ndryshe. Jo, Zoti ia ndalon këtë! Islami edukon që kur mësimet e tij u komunikohen të tjerëve, të mos e bëjë veçse në formën më të butë, më të arsyeshme dhe me këshillat më të bukura. Thirrja e çdo thirrësi të devotshëm dhe të arsyeshëm islam, thjesht thirr të tjerët i nxitur nga përgjegjësia hyjnore për t'i vetëdijesuar të tjerët për nevojat e tyre për të njohur të vërtetën, të vërtetën që secilit iu komunikua, veçse e përqafoi, përveç atij që ka zgjedhur të mos dëgjojë. Do të thotë o njeri i ndershëm, se thirrja islame është përgjegjësi hyjnore e secilit musliman të vetëdijshëm, të arsyeshëm e të devotshëm. Le ta dijë njeriu i ndershëm, se kur për Islam shkruhet, nuk synohet shtimi i numrit të Shoqërisë Islame, jo, por më shumë dëshirohet që edhe të tjerët të shijojnë atë që veç janë duke e shijuar muslimanët e devotshëm e të vetëdijshëm; duan që edhe të tjerët të ndjejnë paqen e qetësinë e vërtetë. Sepse iu përgjigjen apo s'iu përgjigjen thirrjes islame, thirrësi nuk e konsideron humbje materiale, por shpirtërore. Nuk humb gjë materialisht, por shpirti ndjen dhembshuri! Njeriu i arsyeshëm dhe i sinqertë duke lexuar literaturën islame, lehtë mund të vë re dhe të konsideroj se, Islami qenka një mesazh që nuk i komunikohet një shtrese të veçantë njerëzish. Edhe do të bindesh se, vërtetë, Islami peshore në vlerësimin e një njeriu prej një njeriu tjetër, është devotshmëria. Fjalë që mund të jetë e lehtë të shkruhet a të shqiptohet, por pesha e saj është tejet e madhe. Është thënë dhe përcaktuar, se fjala e Zotit, duhet të komunikohet dhe secili njeri ka të drejtë ta dëgjojë atë. E assesi të mos bëhet fjala e Zotit shkaktare në nxitje të dhunës a të fyerjes. Një njeri që hiqet sikur i është bindur Zotit dhe fjalës së Tij, ndërsa kundër-dëshmi është sjellja, karakteri dhe veprat e tij, ai njeri nuk mund të jetë i devotshëm e as i ndershëm, edhe pse emër muslimani mund të mbajë. Pra, dije o njeri i ndershëm, se fjala "musliman" pa sjellje, karakter, e vepra, mbet thjesht një fjalë që e thotë gjuha! Dije o njeri i ndershëm, çështja e bindjes dhe vullnetit është çështje që i takon Zotit. Ne pranuam apo refuzuam, ne nuk mund të arrimë gjithçka i bindemi apo e dëshirojmë. Prandaj, edhe kur ti lexon për Islam, dije se bindja e vullneti nuk mund të veprojë në pavarësi të plotë. Varet prej teje thjesht fillimi, e nëse është i sinqertë kërkimi i të vërtetës, vepron vullneti absolut i Zotit, mëshira e të cilit përfshiu shumëçka, dhe udhëzim fiton të vërtetën. Më duhet të të them edhe diçka ty njeri që të vërtetën kërkon, që, kur lexon literaturë islame, nuk të takon të ndjehesh i përjashtuar apo i fyer ndaj bindjes a zgjedhjes sate të lirë, sepse, siç thamë, thirrësi islam shpreh mendimin dhe besimin, po edhe dëshirën e flaktë që edhe tjetri të njoh botën në të cilën ai (thirrës) jeton dhe e ndjen. Kjo është e drejtë hyjnore, të cilën pra ia dhuroi Zoti që kur njeriu lindi. Ti mendo i lirë, shprehi bindjet dhe vullnetin tënd, por edhe diçka të mos harrojmë: një mendim a bindje a vullnet, po që se nuk ka mbështetje në arsye të shëndoshë është e gjykuar të mos jetojë gjatë. Një erë më e lehtë e merr me vete. E kështu, mbet i varfër, pa asgjë. Pra, dije o njeri i ndershëm, se liria ka kufij, por kufi jo të vëna që ti të sanksionohesh, por që ty të të mos bëhet padrejtësi. E s'ka padrejtësi më të urryer për njeriun kur padrejtësia e vet ndaj vetvetes e ndëshkon. E kur njerëzimi fillon të prek majat e zhvillimit, gjithmonë sipas botëkuptimeve njerëzore, e në kohën kur toka përfshihet nga padrejtësia e tirania, e kur e drejta për të jetuar i lirë shndërrohet në çështje privilegji, e kur trazimi psikik e shpirtëror po prek njerëzit e pafajshëm me vetëdije apo pavetëdije, aq më shumë shtohet edhe nevoja që njerëzit e këtij shekulli të ndryshojnë përllogaritjet e tyre, principet e tyre të trashëguara, e të fillojnë të ç'prangosin veten e tyre nga arsyeja që s'ndriçon, e nga vullneti që dhembje shkakton e shton. Islami o lexues i nderuar, nuk predikon gllabërim, rrëmbim e mashtrim. Jo, edhe këtë dije se, gjithnjë e pavërteta të shpie sa në një kodër në kodër tjetër, pasi duhet të dekorohet e të zbukurohet, që të duket si e vërtetë. Por, e vërteta, dije se, gjithnjë shprehet shkurt, thjesht dhe qartë. Pra, i tërë predikimi islam mund të përmblidhej në këtë porosi: ç'robërohu nga njeriu! Dhe dije, pikërisht pse Islami kundërshton dhunën në bindje e vullnet (dhe jo vetëm në bindje e vullnet!), bëri që minaret të ngriheshin, që njerëzit e bindur dhe me vullnet, t'i drejtoheshin atyre, duke ushtruar pra bindjen dhe vullnetin e tyre. Lavdia dhe falënderimi i takon Zotit, që zgjodhi këtë rrugë për njerëzit, rrugën e paqes, për tek Ai! Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
