Esselamu alejkum anëtarë të nderuar!Problem i vogël është që Hamdi Nuhiju dërgon shumë poezi, pa dashtë të hy në dobinë apo dëmin e tyre. E rrezikshme dhe shokuese është përmbajtja e poezive që i thur ky njeri dhe të tjerët si ai. Shikoni në poezinë poshtë: Kërkoj leje o Zot, Për në Arshin Tënd! Çka dëshiron në Arshin e Allahut??? Kujt i kërkon leje dhe ku do të hysh??? (Nuk po e zgjas.... vetëm shumë e rrezikshme!)Në emër të atmosferës së syfyrit, të bëhet më shumë se shirk, kjo nuk është e pranuar. Me të drejtë paskan thënë dijetarët se tek sufistët (të ashtuquajtur si Hamdiu) gjen gjëra më të çuditshme se te krishterët dhe politeistët. Allahu na ruajttë! Allahu na ruajttë! Alahu na ruajttë! Dy fjalë në paça shkruar për Ty, Të lutem shpërblemi ja Allah! Allahu inshallah të udhëzon, e nuk të shpërblen ma atë që po e meriton.
Syfyri-5 04 09 2008, e enjte Hamdi NUHIJU Në melodinë e heshtjes, E cila melodi ma vizaton shpirtin në trokitjen e parë, Kërkoj leje o Zot, Për në Arshin Tënd! Në ngjyrimet e qiellit, E apasionimin e piktorit musliman, Tretem në këtë madhërim, Pas sirenave të agjërimit... Heshtja vallëzon me vargun, Atë të lidhur për poezinë, Dy fjalë në paça shkruar për Ty, Të lutem shpërblemi ja Allah! _________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
