*Muaji Ramazan (III)*
*Shkruan: Avni TAFILI*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=260

Dije pra, se Zoti është Ai që ti pa Të je asgjë. Ai të dha këtë shans. Muaj
që ta luftosh egon, ta luftosh epshin, ta luftosh hamendjen, t'i luftosh
anët e errëta të vetvetes sate!

Largohuni, më hapni rrugën, dua të jem unë, ju lutem, më lejoni! – kështu do
të klithte një njeri sikur për çdo sekondë të agjërimit t'i jepeshin 1 gr.
flori! Jo, nuk do të pyeste, kërkon flori, pasuri, kërkon një shtëpi
luksoze, të ketë edhe pishinë, po, të ketë edhe një garazh të madhe, s'i
dihet, i duhet të ardhmen, sot ka një veturë, por të ardhmen, ku do t'i
parkoj veturat tjera! Jo, nuk do veçse të ketë jetë të qetë, të sigurt, edhe
pakëz komode!

Jo! Të siguroj se në këtë jetë, që quhet dunja nuk ka as qetësi kurrë, e as
siguri kurrë, e as komoditet kurrë! Kjo jetë është e telasheve dhe sprovave!
Dunja do të thotë: e ulët, po edhe që të bën të mashtrohesh pas saj.

Të jesh i sigurt, se kjo dunja në këtë muaj të çliron, që ti të çlirohesh
prej saj në muaj tjerë!


Nuk ka shans të dytë! Por ti kërko! Po dije o njeri që kaq shumë ëndërron
për këtë qetësi, siguri e komoditet, sikur ty të jepeshin edhe çelësat e
furnizimit të të gjithë njerëzimit, po dhe të qiejve, ti, po ti, do t'i
mbyllje nga frika se do të harxhoheshin! Ky je ti, të njoh, këtë e tha Zoti
ynë që neve na krijoi!

Andaj po deshe, merr e mos lut, me ç'ka në të, në tokë e mbi tokë, se të
betohem në një Zot, që quhet ALLAH, nuk do t'i gëzosh! Ti je i uritur, jo ti
ke nevojë të kurohesh! Lirojani rrugën, ky njeri do ari, do të grumbullojë
pasuri, do të zaptojë tokën. Mjerë për ty, o njeri, sikur të jetoje 1000
vjet, do të mbusheshe mend, vallë? Po edhe sikur të të jepej e tërë bota, me
ç'ka në të, po edhe nën të, çfarë pastaj? Ti je një trup, i sigurt s'je më i
gjatë se kulmet e shtëpive, e as s'je më i gjerë se gungë arrash!

Ku do të shkosh! Ku do të përfundosh! Çfarë kërkon ti! Pse je dalldisur!

Një bark ke! Një trup ke! Një gojë ke! Mos vallë, ke më shumë se një jetë në
këtë tokë, që ty të ka marrë përpara!

Ndal! Ti je krijesë, si gjithë krijesat tjera, ke një përfundim, e ajo është
vdekja! Ti bëre apo s'bëre, ishe i varfër apo i pasur, kishe pushtet apo
s'kishe pushtet, ishe i njohur apo i panjohur, një fund të gjithë kanë:
ndarja nga kjo jetë, vdekja! Mendo pak! Ç'të duhet ore njeri sikur gjithçka
të të jepej, e kur të agonte dita e re, ti të kishe përfunduar në baltë, në
tokë! Njerëzit përreth teje, që kurrë nuk të qortuan, le të çajnë, madje le
të bëjnë çmos, nuk të kthen gjë më, ti shkove, ndërsa mbrapa vetes le një
pasuri, një ëndërr të madhe, që kurrë nuk e realizove! Po vallë, ç'ëndrra
pate, sa do të vlejnë më ato! Ah sikur edhe një shans të më jepej! Jo s'ka
më.

Ty shansi të erdhi! Muaji Ramazan. Tani, jemi në prag, mbledh mendjen e
veten, mbledh forcë e moral, e ndalo pak frymëmarrjen, fute nën kontroll,
edhe logjiko për pak sekonda, e kujto këtë gjë: gjithçka mbi tokë, është
prej toke, dhe në tokë do të kthehet. Zgjedh: ose ndrysho e përmirësohu në
këtë muaj të ramazanit, dhe ngrihu mbi tokë, ose mos ndrysho e mos u
përmirëso, edhe zhytu nën tokë!

Ty të nxit ari! Të nxit pasuria! E ç'është ari! Hiç më shumë se xehe! E
ç'është malli? Hiç më shumë se baltë. Nesër ashtu do të bëhet! Po çfarë pas
arit e mallit, asgjë fare! Shko bëj një test: merre 1 ton ari, e grumbulloi
pasuri një njeriu të sapovdekur, të shohim se a do t'i buzëqesh fytyra! Jo!
Atij s'i duhet gjë. Edhe ai tanimë është tokë, si ari. Atëherë, merr ari
tjetër. Flori që ti nuk do të kesh më frikë nga vdekja. Ty do të të shoqëroj
kudo që të jesh, e lëre erën e pishinave e të brendisë së veturave, e zgjedh
erën që do të jetë me ty përgjithmonë!

Shansi të ka ardhur. Është muaji Ramazan! Çdo sekondë agjërueshëm, aq më
shumë i afrohesh Zotit. Një sekondë agjërueshëm, aq më shumë i afrohesh
Lumturisë së Përjetshme. Era e agjëruesit është erë misku tek Zoti! Te Zoti
yt! Po ti e di se ç'do të thotë Zot? Ke dëgjuar, ke ndier, ke menduar? Jo,
po në mendje nuk të ka mbetur. Të është kujtuar vetëm kur je mbështetë për
mure. I je lutur, e të ka ndihmuar. Sa shpejtë e paske harruar!

Dije pra, se Zoti është Ai që ti pa Të je asgjë. Ai të dha këtë shans. Muaj
që ta luftosh egon, ta luftosh epshin, ta luftosh hamendjen, t'i luftosh
anët e errëta të vetvetes sate!

Agjëro, agjëro, dhe shfrytëzoje çdo sekondë! Të betohem në Zot, që ty e çdo
krijese ka nevojë për Të, ti atë sekondë ta korrësh me miliarda-fish! Jo,
korrja e panumërt. Agjërimi ty të zgjon, të kthjell, të pastron, të forcon.
Të jep epitetin rob i Allahut! E robërit e Allahut, janë fitimtarët! Janë
nën përkujdesjen e të Gjithëpushtetshmit, e gjithçka përveç Zotit, është
asgjë. Dije sot, se nesër nuk do të të bëj dobi më.

Ky është muaji i fundit, nuk ka më muaj tjetër të ramazanit. Po, se ti mund
të sëmuresh, mund të bësh aksident në rrugë derisa dëgjon muzikë, mund të
devijosh fare e të dal islami e imani nga zemra, po ti mund edhe të vdesësh!
Këtë muaj që po fillon, filloje me bindje e vullnet të plotë, duke u
mbështetur sinqerisht tek Allahu i Gjithëfuqishëm, edhe shfrytëzoje në
maksimum.

Jo po ti agjëron në gjumë! Po, agjëron para TV-së! Jo, agjëron por zihesh me
njerëz. Agjëron, e çrregulltish shkakton. E çfarë po bën: këndej ndreq, e
andaj prish. Nuk mbushet thesi i shkoqtë! Agjërim do të thotë: të ushtrohesh
të mendosh drejtë, të ushtrohesh të kontrollosh epshin, të ushtrohesh të
zotërosh vetveten, të ushtrohesh të rrish i uritur e i etur. Të ushtrohesh
të jesh durimtar! Me durim, arrin të mendosh qetë, të veprosh drejtë, edhe
të arrish devotshmërinë.

Ti nuk mund ta përjetosh këtë muaj si muaj i përmirësimit, derisa të mos e
përjetosh si shans të fundit. Sepse ty mund të të mashtrojnë se si njerëzit
përreth teje jetojnë normal, ata nuk po vdesin, ata nuk po vuajnë, ata nuk
duken mjeranë etj., etj., e pse ti pikërisht të jesh ndryshe, të
përmirësohesh. Po, por ti sikur një turmë njerëzish të hidheshin në një
humnerë, vallë do të hidheshe ti! Jo, po ty jeta e tyre të duket parajsë, e
dëshiron të jesh bashkë me ta e si ata.

Jo për atë që Zot ka Allahun! Ti mos ji si ata. Secili njeri është peng i
veprës së vet. Mos shiko se ç'bëjnë të tjerët. Ty të erdhi shansi, muaji i
agjërimit, muaji i përmirësimit; MUAJI I KTHESËS NË RRUGËN E XHENNETIT! Po
s'e shfrytëzove, edhe kur e keqja prangoset, ti je i pashpresë. Nuk do të
meritoje më të jesh ndryshe, të përmirësohesh, pasi ti po i dorëzohesh jo
Zotit, po njerëzve.

O Allah! Na ruaj nga gjendja, gjendje e njeriut të papërmirësueshëm!

O Allah! Bëj që Ummeti Islam me këtë muaj të ramazanit të zgjohet, e muaji
pas tij, t'i gjejë të ndërgjegjësuar dhe të bindur dhe të nënshtruar
plotësisht ndaj Teje! Dhe, të bëhen prej atyre që kërkojnë faljen Tënde dhe
xhennetet Tua!


"Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia
e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan
All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep
kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh." – Kur'an, 57:21



Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan