Melodia e tupanave Baton
(per media te shkruara dhe elektronike)
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=261
Shkruan: Agim Jakupi
“Ne nuk e konsiderojmë demokracinë si alternativë të Islamit ose më të mirë se
ai. Ne demokracinë e llogarisim si një parim Islam...”
(Radwan Mesoud)
Unë nuk kam ndonjë mendim kushedi çfarë për shkrimet e mia se disa herë më ka
ndodhë që të shkruaj dhunshëm, temat që më imponohen nga zhurma e tupanëve të
tipit Baton, të cilat po marrin kahje të padëshiruar... Ai gjithnjë flet mbi
një realitet... që dhunon realitetin demokratik. Të marrim mashtrimin e madh,
tezën e përhapur se në botë ekzistojnë dy demokraci: ajo perëndimore dhe
Islame. Duke manipuluar midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë apo thënë
më troç, duke ngatërruar lirinë dhe të drejtat e njeriut me ate të kafshëve, po
mundohet ti kryqëzojë çiftëzimet në këtë mënyrë: duke lartësuar “idealet”
perëndimore kundrejt fakteve (që ngulfaten padrejtësishtë) Islame. Baton Haxhiu
po shkruan. Të gjithë atë që e shkruan po i duket se është vepër “madhështore”
të stilit... Në varfërinë e ideve, që në disa gazeta janë evidente po mundohet
ti standardizojë shkrimet,
kuptohet atyre antiislame. Nga ana tjetër, ai mund të shkruaje sa të doje dhe
le të merret me “analiza” nga pozita e tij e një “intelektuali”, ngase e tregon
“objektivitetin” e tij sa herë që dhelpërës i kallet bishti e që do ta kalle
katundin. Kur i lexon njeriu shkrimet e tij, “mahnitet” nga qëndrimi i tij mbi
“idealet”... Çfarë mund të bëje fjala e tij, që do të jetë në vazhdimësi nën
rolin e “shpëtimtarit” që lufton për “të mirën e kombit” dhe për të drejtat e
gruas? Ai për mrekulli po këndon melodin e “tallkinit” mbi varrin e harresës,
ku, mandej në stilin e palaços lozë mbi tavolinat e kafiterive të Prishtinës.
Siduket në Prishtinë do të krijojë “Kopshtin e asmave”, kuptohet mbrenda
kompleksivitetit dhe përkufizimeve të paqartësisë... Natyrisht, nuk duhet
harruar se në rastin e zhurmës së tupanit Baton janë përzier pasionet dhe
emocionet, të cilat pengojnë të
menduarit e drejtë. Pa ndjerë nevojë për verifikim, menjëherë i është ngjitur
idesë antiislame dhe ua ka mbyllë dyert çdo argumenti... Por, këtë rast nuk
duhet marrë si eksluzivitet se nuk përkojnë me realitetin.
I nderuari Baton Haxhiu, është mirë që të shfletoni librat që flasin mbi
kulturat dhe civilizimet dhe ti ktheheni të sotmes që të kuptoni se nuk mund të
themi se fakt është vetëm kujtesa kolektive, por nga ata fakte është edhe
shkathtësia e të kuptuarit të atyre ndodhive që së paku ti harroni ose t’i
qetësoni ndjenjat fatkeqe. Me këtë dua të ju them se duhet të shiqoni në mënyrë
më reale në fenë islame dhe kështu do t’u ofrohet edhe një rast. Unë të kuptoj
ty, e kuptojë ngatërresën tënde që bënë ndërmjet civilizimeve. E kuptojë edhe
ate që më lehtë do të ngritesh në “lartësinë e të suksesshmëve” nëse vazhdon me
këtë tempo urrejtje ndaj Islamit. Ajo që më habitë, si njeri që je
“intelektual”, është shiqimi yt i një miopi që ngatërron Islamin me civilizimet
e vjetra siç ishin ajo kineze, hinduse, romake, greke, madje edhe me disa
pjesëtarë hebreje dhe krishterë që kanë
shkelur prestigjin e gruas e kanë ulur vlerën e saj dhe e kanë konsideruar
mallë pa vlerë dhe si një gjë e fëlliqur. Ju më tepër flitni si antëtarë i
levizjes Bogomile, që çdo gjë e lidhin me satanën, bile edhe lindjen e njeriut.
Nuk e besoj se jeni anëtarë i asaj lëvizje të shekulli 10, por ate që shkruani
na bënë të kuptojmë se jeni i satanizuar...
I ndreuarii Baton, nëse ia bëjmë një retrospektiv të kaluarës do të vërejmë
çrrregullime, çrregullime këta që kishin kapluar njeriun, besimi i verbër në
Zot, që rezultoi me çrregullimin e të gjithave gjërave, ndër ta ishte humbja e
nderit të femrës, si dhe varrosja e tyre të gjalla.
Ligjet që kanë sunduar në shoqëri të ndryshme kanë qenë diskriminuese ndaj
femrës. Në Babiloninë sundonte Ligji Hamorabi, ai femrat i konsideronte si
kafshë shtëpiake... është e rëndësishme të përmendet edhe fakti se ky ligj
detyronte atë të cilin ia vret vajzën ndonjë njeriu tjetër, t’ia dorëzojë
vajzën e vet që edhe ai ta vrasë...
Te romakët mbisundonte botëkuptimi për paaftësinë e femrave, prandaj edhe ajo
ishte e lidhur për prindërit, vëllezërit, burrin... e u thoshte se gruas nuk i
largohen prangat dhe gjithnjë do të jetë përulëse. Qëndrim të ngjashëm kishin
edhe hindusët. Tek ata sundonte ligji Menu - kodi civil familjar. Sipas këtij
ligji femra nuk kishte aspak të drejta. Ajo nëse i vdiste burri duhej të
martohet me një të afërm të burrit ose të varroset bashkë me të. Nuk kishte në
duart e veta as çështjet e saj personale. Edhe te grekët gruaja ishte privuar
nga të drejtat. E mbyllnin në kulla të larta, në dyer të mbyllura dhe dritare
të vogla... Banorët e Spartës ishin të përqeshur nga Aristoteli, për shkak se
këta u kishin dhënë të drejta në trashëgimi dhe shkurorëzim. Ai ka shkuar edhe
më larg, saqë edhe shkatërrimin e Spartës ia mvesh tolerancës së grave dhe
dhënies së të drejtave... Kurse, mendimtari i njohur
grek, Demosteni, thotë:“Ne prostitutat i marrim për kënaqje (të epshit),
dashnoret që të përkujdesemi për shëndetin e trupit tonë, ndërkaq bashkëshortet
i marrim që të na lindin fëmijë në mënyrë legale”.
Por edhe në Arabi, gruaja nuk kishte ndonjë pozitë të drejtësisë dhe nderit
ndryshe nga pozita e përgjithshme e saj në botë. Ajo nuk nderohej, nuk mbrohej,
nuk gëzonte të drejtat dhe nuk respektohej si në familje ashtu edhe në shoqëri.
Ajo varrosej e gjallë, mirëmbajtja e saj shihej si e tepërt...
Mirëpo, nëse hedhim një shikim sipërfaqësor në Kur’an na mjafton për të njohur
dallimin e madh në mes qëndrimeve injorante të shoqërive të lartpërmendura dhe
qëndrimin islam ndaj gruas. Islami e lartëson pozitën e gruas duke i dhënë asaj
të drejta që të arrijë në gradë më të lartë në fe, shkencë, të ndihmojë në të
mirë, devotshmëri dhe në formimin e shoqërisë. Nuk ka dallim ndërmjet
mashkullit dhe femrës, ajo përmendet në Kur’an aq sa përmendet edhe mashkulli:
“... Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju
jeni njëri nga tjetri...” (Ali Imran: 195)
Islami ngjalli ambicie, kandisje të krenarisë dhe besimit në shpirtin e femrave
duke larguar atë nga kompleksi i inferioritetit. Ajo tani ka të drejtë të jetë
mësuese, edukatore, infermiere, transmetuese e diturisë, poete etj. Me këtë
bëhet e qartë se statusi i femrës në fenë islame është i lartë dhe realisht i
takon natyrës së saj. Ka të drejtë të lidh marrëveshje, të prodhojë, të fitojë
dhe të posedojë në mënyrë të pavarur, ngase prona dhe nderi i saj janë të
shenjta si ato të mashkullit. Kur’ani e bën shumë të qartë se që të dy, edhe
burri edhe gruaja, në mënyrë të barabartë janë të aftë për virtyt dhe dobësi,
janë të ndjeshëm në përmasa të njëjta dhe kanë merita të barabarta.
Mund të themi se historia është histori, por prapëseprapë vetëm atëher nëse
historia është vetëm histori. I nderuar nëse i kthehemi të sotmes dhe të bëjmë
krahasime ndërmjet asaj që quhet demokraci perëndimore dhe Islame do të vërejmë
se edhe sot femra përjeton ata mundime sikur në civilizimet e lartëpërmendura.
Sot një nga vajzat amerikane në moshën 15-19 vjeç aborton ose lind fëmij. Më
tepër se 15% nga të gjitha amerikanet deri në moshën 19 vjeçare, së paku një
herë, kanë qenë shtatëzëna. Gjdo e 4-ta femer amerikane dhunohet prej 2-6
sulmuesve dhunues, shumë nëna braktisen nga fëmijët e tyre, e shumë të tjera
malltretohen poashtu nga bashkëshorti dhe fëmijët, e shumë të vërteta tjera, që
mundeni të vërtetoeni vetëm nëse qëndroni 1 minut para një TV-je perëndimore.
Cka mendoni për rolin e femrës në Islam?
Shembull kemi, Me të vërtetë bota muslimane me Benazin Buton e Pakistanit
(1988) dhe Begum Halide Zia (1991), ka pasur më së shumti femra në krye të
shtetit se sa Gjermania, Franca, Anglia dhe SHBA së bashku. Ju këtë sulm që
bëni është e kuptueshëm dhe mohoni çdo gjë Islame. Ndoshta, nuk e di, ty të
vjen keq që Islami ua garanton atyre të gjitha të drejtat dhe liritë, të cilat
i dëshirojnë feministet perëndimore, përveç prostitucionit, lezboizmit dhe
abortimit... e unë mund ta kuptoj pse ju e sulmoni sistemin islam, ndoshta e
gjeni veten në ligjin e homoseksualëve...
Agim Jakupi – Shkup
Historian
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Instant Messaging, free SMS, sharing photos and more... Try the new Yahoo!
Canada Messenger at http://ca.beta.messenger.yahoo.com/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---