Udhëzimi hyjnor për atë që logjikon!
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=266
Shkruan: Avni TAFILI
Tërë kohën mund të thuhet e të shkruhet. Po edhe tërë kohën mund të mendosh, e
të llogarisësh, e të kujtosh. Prapë mbet ai që qeve pak më përpara. Nuk
ndryshoi gjë në ty. Po, sepse nuk po vihet re gjë në ty; i njëjti njeri me të
njëjta tipare e mendime! Po sepse udhëzimi është për ata që logjikojnë. E i
udhëzuar nuk është ai që thotë jam i udhëzuar, por ai që mendon, ndjen, e
vepron i udhëzuar.
Tipar i natyrshëm i njeriut të udhëzuar është sinqeriteti. Logjika nuk di të
logjikojë, nëse njeriu logjikën e vet e përdorë fals. Jo, logjika funksionon
kur poseduesi i saj është i sinqertë, e sinqeriteti në të menduar sjell ngulmim
në kërkim të vërtetës.
Njeriu i paudhëzuar, e di mjaft mirë, se, kur diçka njëmend e kërkon, atë edhe
e arrin. Kështu, le ta dijë secili që kërkues i së vërtetës pretendon të jetë,
thjesht çështje vendosmërie me sinqeritet, bën që për diçka që përcaktohesh, të
caktohesh!
Epo, kur njeriu nuk është i sinqeritet, logjika sado që të vërtitet, nuk
funksionon e s’jep fryte! E si mund të fajësojë vallë, besimin a logjikën e të
tjerëve, të përcaktuar në udhëzimin e tyre! Po, sepse njeriu me qasje të
dyshimtë, ani pse, shpeshherë ndodhë që dyshimi të nxisë njeriun të gjejë të
vërtetën, nuk mund t’i besojë askujt! Nuk dëgjon askënd veçse vetveten e
pasinqertë!
Dyshimi, ndonjëherë shërben për të caktuar të vërtetën nga e pavërteta, por të
bërit parim dyshimin në gjithçka, shndërrohet në ndërgjegje, dhe nuk mund më të
vlerësojë as logjikën e shëndoshë; e as udhëzimin e drejtë! Jo, po ti që
logjikën drejtë nuk e përdorë, të paktën mos dysho në gjithçka në atë që të
tjerët mendojnë a besojnë! Të paktën ti logjiko dhe ji i sinqertë, nëse kërkon
sinqerisht njohjen e vetvetes dhe atë që të rrethon, sigurisht se do të
pendohesh për të kaluarën tënde që të iku i lëkundur e i hutuar. Dije se, nëse
të drejtën ia jep logjikës të veproj e pavarur nga vetvetja jote e lëkundur dhe
e pasigurt, do të kesh identitet më të qartë.
Udhëzimi hyjnor është për të sinqertit, për ata që njëmend logjikojnë!
E shtylla e sinqeriteti është drejtësia. Por dije se, drejtësinë e sjell
butësia dhe urtësia. Pa qenë i butë, të mos qenët i vrazhdë e i ngutshëm, e pa
qenë i urtë, të mos qenët i padëgjueshëm dhe i paafrueshëm, dije se s’ka se si
të jesh i drejtë. Pasi, butësia të jep durimin, e urtësia arsyen e shëndoshë.
Kështu, pa durim e arsye, gjithnjë do të vërtiteshe sa andej e këndej, e do të
mbesësh i hutuar dhe i pavendosur.
Drejtësia është peshore e të menduarit të thuktë, të arsyeshëm, e të sinqertë!
Nuk peshon gjë, veçse duke vënë çdo gjë në vendin e vet.
Kur humb drejtësia, mendja nuk është më mendje që logjikon, por është
mendjelehtësi!
E ç’di ti se ç’është devotshmëria! Fjalë e dëgjuar por e pandier thellësisht
domethënia e saj nga shumë njerëz! Të jesh i devotshëm, do të thotë, të jesh i
butë, i urtë, durimtar, i drejtë e i arsyeshëm, i sinqertë, e pastaj i
logjikshëm. E, njeri që logjikon i shtyrë nga natyrshmëria e pastër, e i
zhveshur nga çdo gjë që lëkund e huton.
Logjika e drejtë e bën njeriun të organizojë jetën drejtë. T’i sistemoj
mendimet siç duhet. Të radhisë përparësitë që ka në jetë. Logjika bashkë me
sinqeritetin, në dashtë Zoti që të krijoi, të jep udhëzimin e Tij!
Falënderimi dhe Lavdia i takon Zotit të botëve e të çdo gjëje, që udhëzimin e
Tij nuk ia ndalon askujt që e kërkon atë sinqerisht, me devotshmëri.
Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin, ve bilahi et-teufik.
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---