*Syfyri-10*

*09 09 2008, e martë*

* *

*Hamdi NUHIJU*

* *

Nga hija e hijeve,

Si perlë bukurishë më rrëmben,

Abstenojmë nga fjala, trupi e uria,

Për hir Tëndin ja Allah...



Netë të dridhura deri në Arsh,

Nga melodia e përgaditjes së syfyrit,

Një popull i zgjuar në syfyr,

Përjetë i zhvilluar në dynja...



Po përjetojmë këtë fjalë mirësie,

Ndjenjë pa tis që në shkallët e ozonit drithëron,

I ngulitur thellë në shpirt ky meditim,

Na fal o Zot se nuk dijmë...

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan