Selam Alejkum vëllezër dhe motra të nderuara,

Fillimisht, ju kërkojmë falje për të gjitha mesazhet e padëshiruara të cilat
kanë arritur dhe do të vazhdojnë të arrijnë në kutinë tuaj postare më së
largu deri më 20.09.2008, kur edhe do të bëjmë një rregullore të re për
Listën "Fjala e Bukur Grup" dhe do të ketë një menaxhim më të kujdesshëm,
(jo të censuruar, por duke zgjedhur vetëm mesazhet të cilat do të përkojnë
me rregulloren).

Do të njoftoheni edhe për detaje tjera në lidhje me menaxhimin e llogarisë
suaj, mundësi të cilën shumica nga ju nuk e keni shfrytëzuar, e cila
mundëson caktimin e mënyrës së përshtatshme të leximit të dërgesave.

Për publikimin e rregullores do të njoftoheni edhe në email, dhe
mosrespektimi i saj do të pasojë me ndëshkime, nga mospublikimi i mesazheve
e deri në bllokimin e përhershëm të llogarisë.

Ju këshillojmë që të bëni durim deri atëherë dhe lutemi që Zoti të ju
shpërblejë për mirëkuptimin e treguar.

Ju dëshirojmë çdo të mirë dhe Zoti na e mundësoftë që nga ky Muaj i
Madhërishëm të dalim Fitimtarë të Mëdhenjë.

Selam Aeljkum

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan