*"Boft exheli sabër deri n`vakt të iftarit"* *Shkruan: Hamdi NUHIJU* http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=269
Populli ynë gjatë historisë së ekzistimit të saj ka pasur shumë njerëz të urtë, të mençur dhe vizionar. Ata kanë qenë aq të urtë dhe të mençur sa kanë qenë në gjendje që të shpikin dhe zbulojnë sende të atilla që do i vyen njerëzimit shekuj e mileniume me rradhë. Padyshim të gjitha këto merita dhe fitore të popullit shqiptar kanë arritur si rezultat i qeverisjes së përbashkët në Perandorinë Osmane. Sikur të mos ekzistonte Perandoria Osmane në këto anë, as populli ynë nuk do të kishte mundësi të shkollohej dhe ta zhvillonte atë talentin e lindur prej Krijuesit të botrave. Historikisht si popull kemi qenë besnik, të moralshëm dhe të ndershëm! Këto cilësi të cilat i kemi poseduar ndër shekuj na kanë mundësuar që me lehtësi dhe me dëshirën më të madhe të pranojmë fenë islame, fenë e vetme të vërtet dhe të pranuar nga ana e Allahut xh.sh. Fenë e vërtet për të cilën fe ishim dhe jemi në gjendje që edhe jetën ta japim. Por, trazirat që e ngërthyen këtë popull gjatë dekadave të kaluara lanë pasoja të rënda në mentalitetin e çdo shqiptari musliman. Sidoqoft subjekt i kësaj teme është një krahasim i thjeshtë i muslimanëve shqiptar para disa dekadave me muslimanët shqiptar të sotshëm. Edhe pse paraardhësit tanë jetonin një jetë të vështirë dhe të thjeshtë, një jetë blegtorie e bujqësie, prap se prap nuk harruan dinin e Allahut duke e ruajtur dhe kultivuar atë në zemrat e tyre vit pas viti. Dy cilësitë e tyre mjaft të favorshme të cilat në ditët tona shumë po mungojnë, ishin fuqia ose forca e tyre fizike, dhe moralet e larta që i posedonin. Këto dy cilësi i dhanë shpresë atyre njerëzve të thjeshtë që të vazhdojnë jetën e tyre edhe pse kanë qenë skajshmërisht të varfur. Dallon varfëria e shpirtit prej varfërisë matriale që ekziston në këtë botë. Nuk ka dyshim se varfëria matriale është e dëshme siç është e dëmshme edhe varfëria e shpirtit. Por, nëse shpirtin e pasurojmë me besim dhe vazhdimisht e kultivojmë atë në këtë frymë jeta jonë do të bëhej më e lehtë, do të ishim më të lumtur dhe do të jetonim si të parët tanë të mirë. A nëse e lidhim shpirtin për segmentin matrial të jetës atëherë do të dështojmë në jetë siç po na shohin sytë dështime të këtilla. Përshpejtimi i jetës dhe zhvillimi i teknikës e mjeteve të prodhimit e ka varur njeriun për artificialen duke e larguar prej jetës burimore natyrale. Nënat tona kanë bërë edhe ka 10 e 11 fëmijë pa shkuar asnjë ditë në mjekim, ndërsa sot për 1 fëmijë duhet që ti hecim spitalet e 7 qyteteve që të gjejmë zgjidhjen e duhur. Jeta është transformuar prej atyre kohërave të arta të cilat kanë qenë pjesë përbërëse e populli tonë. Bile edhe bërja nijjet për të agjëruar ka ndryshuar skajshmërisht prej asaj kohe që përshkruhet me morale dhe cilësi prej më të mirave. Ndoshta nuk kanë qenë të shkolluar e arsimuar, por mbi të gjitha kanë qenë njerëz të moralshëm dhe besnik. Nëse keni ndonjë plak ose plakë në shtëpi do ju rrëfej për ato kohë të arta të cilat ata i kanë përjetuar. Këto troje janë të ujitura me lotët e nënave tona kur u dha urdhëri për hjeken e perçeve të tyre. Sot ke edhe në mesin e aktivistave musliman të cilët sulmojnë vajzat me perçe. Ato aktivist pa vetëdije mbështesin zhveshjen dhe prishjen e vajzës muslimane e shëndërrimin e saj në mall tregtie pa vlerë. Ndërsa dikur ( kam ndëgjuar prej plakave të lagjës), agjërimin nënat tona e vazhdonin edhe pse ishin në ciklin menstrual. E vazhdonin se nuk i vinte mirë që të prishnin urdhërin hyjnor, çdo gjë do të bënin vetëm Allahu të ishte i kënaqur me to. E sot vajzat shqiptare e prishin agjërimin e nuk agjërojnë fare se janë mësuar për çdo ditë të konsumojnë kafe dhe nuk munden të jetojnë pa kafe gjatë këtyre tridhjetë ditëve. Përveç sinqeritetit që është larguar prej mesit tonë në kohën që po jetojmë, është larguar edhe siguria dhe besnikëria, morali dhe besimi i fortë në Allahun e Madhërishëm. Kemi humbur durimin edhe për gjëra që janë pavlerë në këtë botë. Nuk durojmë dot të largohemi prej kënaqësive dhe mirësive që vet Zoti na i dha. Tërbohemi kur na zvogëlohen të ardhurat mujore, ndërsa kur na rriten ato, nuk na shkon mendja ta falëminderojmë Allahun e Plotëfuqishëm. Ne nuk jemi të sinqert me veprat tona që i bëjmë në këtë botë. Jemi shëndërruar në njerëz pa besë, ku edhe vajza e komshisë është në rrezik prej presioneve tona seksuale. Kur nuk jemi në gjendje ta frenojmë veten duke mos qenë agjërueshëm e a mund ta paramendoni këtë shoqëri gjatë muajit të Mëshirës? Nëse dikur nëpërkëmbej nderi i ndonjë vajze shqiptare familja kujdesej për të duke përdorur edhe pushkën e plumbat. Ndërsa sot ndjenjat e sterilizuara prindërore humbasin fëmijët e vet në botën pafund të pseudo vlerave teknologjike dhe me sy shohin mëkatet e fëmijëve të tyre e as që tentojnë ti largojnë ato. Shoqëria jonë shqiptare e transformuar shumë herë nga dukuri të ndryshme pozitive e negative ka ardhur në këtë pozitë që gjendet sot. Dëshira e vetme e pararendësve tanë ishte që exheli të durojë deri në vakt të iftarit që ato ta realizojnë urdhërin e Zotit. E pasi ta realizojnë urdhërin e Zotit nuk ka dert munden edhe të vdesin. Mëso o populli im prej paraardhërsve tu! Bëhu durimtar në këto ditë të nxehta dhe kalo iftaret e tua sikur të jenë të fundit në jetën tënde. Allahu ua pranoft agjërimin!Amin. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
