Shfrytëzojeni këtë muaj para se të shkojë pa e kuptuar























Falënderimi i takon Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit, muajin më të mirë 
të vitit dhe na begatoi që ta arrijmë këtë muaj kaq të madh. Ditët e të cilit 
janë të mbushura me agjërim, ndërsa netët të ndriçuara me namaz dhe paqja e 
bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve Muhamedin, më të mirin agjërues 
dhe falës, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij deri në ditën e Gjykimit.
Madhështia e Ramazanit dhe bukuria e tij, ka filluar të duket qartë në 
horizont, sepse muslimanët kanë filluar të shfaqin dukshëm bindjen në çdo 
drejtim. Bindje kjo e cila përfshin çdo kuptim në lartësimin e shpirtit, dhe e 
cila i frenon tekat e trupit,  e kështu vetvetja është më e përgatitur për të 
pranuar dhuratat e Krijuesit të saj.
O ju muslimanë! Para disa netësh u shfaq në qiell hëna e re e Ramazanit. Doli 
kjo hënë, për tu bërë me dije muslimanëve në të gjitha anët e globit se 
Krijuesi i tyre e solli këtë muaj, i cili ka ndikime të veçanta në mesin e 
tyre, duke ua përmirësuar moralet dhe ua zgjon ndjenjat dhe sikur ai të ishte 
një pranverë e vërtetë.
Lindi kjo hënë, pasi e kanë pritur me padurim për njëmbëdhjetë muaj, duke ecur 
nëpër rrugët e jetës, ku marrin prej saj dhe merr prej tyre.
Lindi kjo hëne e re dhe njerëzit të habitur do të thonë: Sa shpejtë që ikën 
ditët dhe kaloi koha?! 
Nuk ka dyshim se koha kalon shpejt, ajo është gjithmonë në lëvizje, natën dhe 
ditën, saqë ata të cilët i kanë kaluar të tridhjetat nga jeta e tyre, apo më 
pak a më shumë habiten se si ato kanë kaluar e kështu shohin në ditët e shkuara 
të cilat nuk kthehen më.
Të gjithë njerëzit e kanë këtë ndjesi, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, veçanërisht 
kjo do të jetë më e madhe kur të dalin përpara Zotit të tyre pa rroba e 
këmbëzbathur.  "Ai (Allahu) do të thotë: “Sa vite qëndruat në tokë?” Do të 
thonë: “Një ditë ose një pjesë të saj. Pyeti ata që mbajnë llogari.” Muminun 
112-113.
Me këtë atmosferë rriten fëmijët dhe thinjen të rinjtë e megjithatë çdonjëri 
prej tyre nuk gjen nga jeta e tij vetëm se një të kaluar të cilës nuk ia di 
fillimin dhe mbarimin.  Porse ai njeri i cili nuk e di se cili ka qenë duhet të 
ketë parasysh se Allahu ka regjistruar çdo gjë që ai e ka vepruar. "Ky Shkrimi 
Ynë flet për ju me të vërtetën. Vërtet që Ne ishim që shkruam gjithë ç’bënit ju 
vazhdimisht." Xhathije, 29. 
Ramazani muaj i seriozitetit dhe përpjekjes
O ju muslimanë! Shumë njerëz e kanë bërë zakon që Ramazanin ta bëjnë muaj gjumi 
dhe dembelizmi dhe pakësim të punës e seriozitetit, megjithëse Ramazani në 
histori njihet si muaji i seriozitetit dhe përpjekjes. Më shumë se kaq ai 
njihet si muaj i heroizmave dhe krenarisë, me të gjitha ngjyrat e heroizmit e 
krenarisë. Heroizëm në fushëbetejë midis kufrit dhe Islamit, heroizëm në 
edukimin e veteve dhe frenimin e tyre. Të gjitha këto heroizma i ka shënuar 
historia në këtë muaj të bekuar në të kaluarën dhe të tashmen, ndaj nuk është e 
denjë që muslimanët të dembelosen në këtë muaj kaq të madh. 
Ramazani muaj i Kuranit
Ramazani është muaj i begatë, në të vihen re shumë dukuri. Ai është muaj i 
zbritjes së Kuranit dhe studimit të tij, muaj në të cilin profeti alejhi salatu 
ue selam takonte Xhebrailin alejhi selam dhe e mësonin dhe lexonin  së bashku 
Kuranin.
Vërtet, ai është muaj i Kuranit. Po ku e di ti se ç’është muaji i Kuranit? 
Njeriu pa Kuranin është si jeta pa ujë dhe ajër dhe pa të njeriu është i humbur 
dhe i mjeruar, kjo sepse ai është ilaç dhe shërim. "Dhe Ne kemi zbritur nga 
Kurani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë 
sipas tij), ndërsa nuk u shton gjë dhalimunëve (keqbërësve, mohuesve) veçse 
humbje" Isra 82
“Ai për besimtarët është udhëzim dhe shërim.” Dhe sa për ata që nuk besojnë, 
veshët e tyre janë të rënduar (janë shurdhuar e nuk dëgjojnë) dhe ai (Kur’ani) 
është verbërim për ta." Fusilet 44
Ai është shërim për zemrat dhe shërim për trupat, sa herë që njeriut i mbyllen 
rrugët e jetës e rrugicat e saj dhe humb dritën nëpër errësira, do ta gjejë 
Kuranin shokun më të mirë. Nuk velitet njeriu së lexuari atë, përsëritja e tij 
ia shton bukurinë dhe hijeshinë. Nuk ka dyshim se ai do ë gjejë tek Kurani 
siguri dhe vendmrojtje. "Sigurisht që ky Kuran udhëzon drejt më të drejtës dhe 
më të vërtetës dhe përgëzon besimtarët (e vërtetë të Allahut dhe të Dërguarit 
të Tij Muhamed.) që punojnë me drejtësi, se do të kenë shpërblim të madh 
(Xhenetin)." Isra, 9.
Kurani i nxit dhe i drejton njerëzit për nga kapja pas fesë. Ai i përmend ata 
me të drejtat që kanë karshi Allahut. Nuk ka dyshim se në këtë do të ndiesh 
aromën e fesë në çdo grumbullim apo vend ulje, ndien se njerëzit janë bërë më 
të dashur pas librit të Allahut, e lexojnë dhe e dëgjojnë me meditim, nuk ka 
dyshim se ai shton tek ata përgatitjen për të ndryshuar vetvetet drejt më së 
mirës. "Sigurisht që Allahu nuk do të ndryshojë (për mirë) gjendjen e një 
populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) 
përderisa ata vetë ta ndryshojnë atë për mirë (duke ndryshuar shpirtin e tyre 
dhe punët e tyre). " Rrad, 11. 
Kurani i bën njerëzit të kuptojnë rëndësinë që ka kjo fe për ta, se ajo është 
për ta më e domosdoshme se uji dhe ajri. Çdo bashkësi që e lë pas dore çështjen 
e fesë së Allahut, sigurisht që ajo po lë pas dore fuqinë më të madhe që 
posedon dhe në të njëjtën kohë po humb shkaqet e suksesit në dynja dhe ahiret.
Ramazani muaj i bamirësisë dhe fisnikërisë
Ramazani është vërtet muaj i dhënies dhe bamirësisë. Transmetohet se Ibnu Abasi 
– Allahu qoftë i kënaqur me të! – ka thënë: “I Dërguari i Allahut ishte njeriu 
më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili alejhi selam. Xhibrili i 
vinte Pejgamberit alejhi selatu ue selam në Ramazan çdo natë dhe me të 
studionte Kuranin. Vërtet kur Pejgamberi takohej me Xhibrilin, ishte më bujar 
në veprat e mira se sa era që sjell shiun.” (Muttefekun alejhi)
Nuk ka dyshim se Profeti ynë ka qenë njeriu më bujar dhe xhymerti më i madh 
ndër bijtë e Ademit. Ai tregonte bamirësi në çdo drejtim, ai tregohej bamirës 
duke dhënë dije dhe pasuri, e sakrifikonte veten e tij që ta nxirrte në pah 
fenë e Allahut. I udhëzonte njerëzit dhe u bënte atyre bamirësi në çdo drejtim, 
duke i ushqyer të varfrit, duke këshilluar injorantët, duke i kryer nevojat dhe 
duke e përmbajtur veten nga sjelljet e këqija që ata bënin.
Nga këtu ne mësojmë se ky muaj është një shtytës i mirë që njeriu ta mësojë 
veten me bamirësi. Qetësia e vetes, ngrënia e pakët dhe studimi i Kuranit i 
cili nxit për bujari, të gjitha këto faktorë kanë ndikimin e tyre tek njeriu, 
sikurse dhe shihet e qartë një gjë e tillë në realitet.
Të mbledhësh midis agjërimit dhe sadakasë, sigurisht që ke mbledhur ato që janë 
shkak për hyrjen e njeriut në xhenet. Profeti salallahu alejhi ue selam ka 
thënë: "Në xhenet ka dhoma nga të cilat shikohen çka rreth tyre dhe shihet nga 
jashtë se çka në to." Ata (të pranishmit) thanë: “Për kë janë ato o i dërguar i 
Allahut?” Ai tha: "Për atë që është fjalë mirë, që ushqen nevojtarët, që 
agjëron vazhdueshëm dhe që falet natën, kur njerëzit janë në gjumë." (Ahmed, 
Tirmidhiu dhe Hakim i cili ka thënë se është i saktë).
O ju të pasur në çdo vend qofshi! Nëse Allahu ju ka nderuar, ju ka furnizuar me 
të mira, ju ka dhënë pasuri  dhe i ka ruajtur fytyrat tuaja që t’i prekë turpi 
i lypjes, dijeni se Allahu e ka bërë obligim falënderimin dhe mirënjohjen e Tij 
për ato që ju ka dhuruar. “Nëse falënderoni (duke pranuar besimin e duke 
adhuruar vetëm Allahun), Unë do t’ju jap akoma më shumë (nga bekimet e Mia), 
por në qoftë se jeni të pakënaqur e mosmirënjohës, atëherë me të vërtetë që 
ndëshkimi Im është i rreptë.” Ibrahijm, 7. 
Frikësojuni Allahut ndaj të mjerëve të cilëve i kanë rënë fatkeqësi dhe ndaj të 
varfërve të cilët i kanë zënë hallet dhe kanë familje të mëdha.
Është ashpërsi nëse nuk i ndihmoni e ti shtrëngoni duart duke treguar koprraci.
A vallë është prej mëshirës që ju të jeni në bollëk dhe jetë të këndshme, 
ndërsa ata të jenë të mbërthyer nga nevojat e jetës dhe vështirësitë e dhimbjet 
e pamundësisë.
A është e njerëzishme që ju të kënaqeni me veshjet luksoze, ndërsa vëllezërit 
tuaj i djeg vapa e verës dhe i kafshon i ftohti i dimrit. Ai pasanik i cili nuk 
ndien se ka të drejta dhe detyrime karshi të varfërve, zemra e tij është e 
ngurtë e ka humbur ndjenjën e dhembshurisë dhe është shumë larg mëshirës. 
"Sigurisht që Mëshira e Allahut është kurdoherë pranë mirëpunuesve." Araf, 56.
Ndërsa Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: "Ata që tregohen të mëshirshëm 
do t’i mëshirojë Mëshiruesi (Allahu). Mëshironi ata që janë në tokë t’ju 
mëshirojë Ai që është në qiell." (Ebu Daud dhe Tirmidhi hadithi është i saktë).
Ka të pasur të cilët nuk i ndjejnë rënkimet e të lënduarve dhe nuk kanë 
dhimbsuri për të varfrit, është larguar prej tyre ndjenja e vëllazërisë. 
Përpara tyre ndodhin gjëra nga të cilat lëndohen zemrat dhe lotojnë sytë, 
ndërsa atyre nuk i bën aspak përshtypje një gjë e tillë, zemrat e tyre janë 
ngurtësuar aq shumë saqë nuk kanë asnjë ndjenjë. Por ata nuk e dinë se Sunduesi 
i Gjithësisë dhe Krijuesi i çdo gjëje, është i mundshëm që ta marrë prej tyre 
pasurinë dhe bollëkun dhe t’ua japë atë të varfërve e nevojtarëve. "Thuaj! O 
Allah! Zotërues i Mbretërimit! Ti ia jep mbretërimin atij që Ti do dhe Ti ia 
merr mbretërimin atij që Ti do. Ti e vesh me nder atë që Ti do dhe Ti e 
poshtëron atë që Ti do. Në Dorën Tënde është mirësia. Vërtet, Ti je i Zoti për 
të bërë gjithçka." Ali Imran, 26.
Frikësojuni Allahut o ju të pasur dhe bëni bamirësi ndaj të varfërve sa të 
mundeni se ndoshta do të jeni prej të shpëtuarve, dhe dijeni se ato që humbin 
disa prej jush në gjërat e qejfit e që i prishni brenda pak çasteve, të 
varfërve do t’i mjaftonin për ditë apo muaj të tërë. Fusni gëzimin në zemrat e 
të varfërve duke u treguar ndaj tyre bamirës, se ndoshta Allahu do të na 
mëshirojë të gjithëve dhe largon prej të varfërve gjendjen e mjerueshme në të 
cilën ata gjenden. 
Ramazani muaj i namazit
O robër të Allahut! Muaji i Ramazanit ashtu sikur është muaj i bamirësive është 
edhe muaj i faljes. Profeti alejhi selatu ue selam ka thënë: "Kush i kalon 
netët e Ramazanit me falje, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke pasur 
qëllim të sinqertë, do t'i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme.” 
(Mutefekun alejhi)
Ndërsa Allahu thotë: "O ti (Muhamed) i mbuluar me rroba! Ngrihu për falje 
natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj, ose më pak se aq, Ose 
pak më shumë dhe këndo Kuran (me zë) me ngadalë, bukur dhe qartë. Vërtet që Ne 
do të të zbresim ty mesazh të rëndë (ligje, detyrime etj). Vërtet që ngritja 
natën (për faljen Tahaxhud) është shumë e rëndë, e fortë dhe mjaft e mirë për 
të përmbajtur (vetveten, shpirtin) dhe më e përshtatshmja (për të kuptuar) 
Fjalë (e Allahut)." Muzemil, 1-6.
O ju muslimanë! Ky është muaji i Ramazanit ju ka ardhur që të jetë për t'ju 
edukuar. Ai e mëson njeriun se si jetë i qetë, si t’i frenojë kërkesat, 
dëshirat dhe epshet e vetvetes. Kështu e sheh besimtarin që e frenon vetveten 
nga ngrënia dhe pirja edhe pse çdo ushqim e ka rreth vetes, edhe pse nuk mund 
shohë e  kontrollojë me imtësi kush pos Allahut. Allahu ka thënë: "Çdo punë e 
birit të Ademit është shlyeje gjynahesh për të, ndërsa agjërimi është për Mua 
dhe Unë do ta shpërblejë atë." (Buhari)
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe kryeni për të vepra të mira, sepse 
Allahu ka vënë për këtë muaj dhurata, të cilat kush i humb vërtet ka humbur 
mirësi të mëdha.
Në mënyrë që të mos humbni shpërblimin e agjërimit
Vëllezër dhe motra muslimanë, sikurse gjenden në Ramazan gjëra të cilat 
ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së muslimanëve, gjen në këtë muaj edhe 
gjëra shqetësuese të cilat kanë filluar të bëhen të modës, shkaku i së cilave 
është neglizhimi i disa prej muslimanëve, të cilëve u duket i rëndë ky muaj i 
begatshëm dhe që e ekzagjerojnë vështirësinë e tij. Ai për këta njerëz është si 
mysafir i rëndë, mbarimin e të cilit e presin me padurim. Ata janë mësuar të 
hanë pafund e të pinë pambarim e të flenë pa pushuar edhe nëse zgjatet dita. 
Ata i ka mbytur tufani i marrëzisë së pasurisë, duke i bërë të tillët që ta 
mbledhin e të mos e japin, të cilët janë të përsosur në llogari dhe që nuk e 
njohin ndarjen e saj. I sheh të tillët natën si ujqër dhe ditën si kufoma. Ndaj 
të mos na duket habi se të tillët nuk shijojnë mirësinë dhe qetësinë e këtij 
muaji sikurse besimtarët.
Shqetësimi i dytë është për gruan muslimane; kush është roli i saj në muajin e 
Ramazanit? Mos vallë i gjithë mundi i saj duhet të jetë në artin e gatimit? 
Çfarë ka punuar për Krijuesin e saj në këtë muaj? Si mendon ajo se do të 
shpërblehet kur shkon në xhami dhe fëmijët e saj sillen sikur xhamia të jetë 
vetëm e saj (nuk kujdeset për ta e as nuk i flet). A mos vallë ajo mendon se 
shpërblehet nga shkuarja në xhami dhe në fytyrën e saj duken ngjyrat e ylberit 
nga makijazhi i shumtë që ka vendosur, e aroma e parfumit të saj ndihet që nga 
larg?!
Vëllezër dhe motra! Shfrytëzojeni këtë muaj para se të shkojë pa e kuptuar, 
sepse nëse do të tregoheni të pakujdesshëm, të jeni të sigurtë se në fundin e 
tij keni për t’u penduar.
 
Kjo temë është përzgjedhur nga hytbja e imamit të Haremit në Meke Su'ud bin 
Ibrahijm esh Shurejm
Përshtati: Bledar Haxhiu
29.09.2006Marre nga web.Faqja Klubikulturor .com
_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan