* Syfyri-11
10 09 2008, e mërkur Hamdi NUHIJU * Të shkrihem në këtë natë të errët, Në shoqëri me hënën si e ve që më rrëmben, Në perlat e mrekullisë së agjërimit, Me porosi nga sofra e syfyrit... E çka di ti për dashurinë? Një zemër e ngrirë e egërsuar, E frikësuar deri në palc nga ky meditim, I shëndërruar në robot pa vlerë.. I çmendur je dhe çmendia nuk ka kufi, Si mysafirët e Shejh Attarit je mbyllur në qeli, Në horizont shikimin e vendosur, Në prapaskenë i mbyllur.. Allahu e mëshiroft Shejh Albanin, Që nga stuhitë nuk kish frikë, Dashuria zbutë zemrat e njerëzve, Edhe të atyre që në mendje kanë çmendinë.. Allahu është Gjykues, Prej kur e more rrolin e Tij? Që t`i akuzosh njerëzit për shirk! E t`ia sigurosh një vend në xhehenem... --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
