Hoxha *para hytbes* foli per ibadetet tjera percjellese te axherimit si
p.sh. leximi dhe meditimi i Kuranit. Permendi hadithin qe "*besimtari qe
lexon dhe mediton rreth Kuranit eshte sikur qitra, ka arome te mire dhe
shije edhe me te mire, shembulli i besimtarit i cili nuk lexon Kuran eshte
sikur hurma, nuk ka arome por ka shije te mire*...". Ai porositi qe te mos e
leme axherimin te zhveshur pa ibadetet tjera te cilat rekomandohen gjate
Ramazanit.
*Ne hytbe* hoxha vazhdoj rreth objektivit te gjashte te zbritjes se Kuranit.
Ketu ai permendi: qe te behet nje ummet i ri. Ketu e permendi ajetin "*e Ne
ju beme ummet*...". Pra ummeti musliman nuk eshte bere nga njerezit, nuk u
krijua vetvetiu, por ka rrenje ne porosite hyjnore. Pra Allahu thote "*Ju
beme*".
Arsyeja tjeter eshte qe te jemi ummet mesatar. Pra ummet i cili nuk i jepet
asnje skajshmerie. I jep hakun si anes shpirterore si anes materiale, aq sa
e meriton secila nga to. Ketu hoxha permendi shembullin e atyre treve qe
ishin qortuar nga Pejgamberi sepse njeri ishte betuar se nuk do te martohet,
tjetri se nuk do te haje por do te axheroj vazhdimisht dhe ai i cili nuk te
fleje naten.

Selam alejkum

-- 
Subhane-el-Melikil Kuddus

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan