E pyes veten sonte!Ramazani December 18th, 2007 “Oh sa shpejt, është mesi i 
Ramazanit tash.Jam ulur këtu, duke u habitur dhe duke menduar se,a i kam kaluar 
si duhet ditët e para të Ramazanit?Apo e kam kaluar kohën kot? A do ta takoj 
Ramazanin vitin tjetër?Allah, o Allah, më ndihmo, udhëzoje zemrën time nëvetëm 
atë që din Ti, nëse të jam përkushtuar mjaft Ty.”-fragment nga poema: “Nuk kam 
bërë mjaft këtë Ramazan” nga Udiana JamalludinRamazani, si zakonisht, po shkon. 
Pavarësisht nga planifikimet e parakohshme, shumë prej nesh janë zënë me 
rutinën pas mësimit të vetvetes me ndërrimin e orarit që sjell muaji i 
bekuar.Kjo mund të ketë ndikuar në planet tona fillestare për të rritur 
adhurimin tonë, duke synuar dhe kërkuar faljen dhe mëshirën e Allahut me 
entuziazëm të madh. Por, dhjetë ditët dhe netët e fundit të Ramazanit janë ende 
përpara për ne që të përfitojmë prej tyre. Pyete veten me këto pyetje dhe shiko 
se çka mund të bësh prej asaj që ka mbetur nga Ramazani këtë vit.1. A e kam 
mbajtur ritmin e pjesës së Kur’anit që kam dashur ta lexoj, apo kam mbetur 
prapa?2. Nëse po, sa duhet të lexoj në ditët e mbetura të Ramazanit për t’i 
zënë (ato që kam mbetur mbrapa)?3. A jam munduar t’i ndjek Teravitë 
rregullisht, apo kam përdorur arsye të dobëta për të mos i ndjekur ato?4. A e 
kam falur ndonjëherë namazin e natës?5. A jam munduar t’i falë pesë namazet e 
përditshme me më shumë sinqeritet, koncentrim dhe më shumë përqëndrim se 
zakonisht?6. A e kam ftuar dikë për iftar?7. A i kam ndihmuar ndonjë personi që 
ka pasur nevojë, qoftë ndonjë lypësi apo të varfëri, kur isha agjërueshëm?8. A 
kam kërkuar rregullisht faljen dhe mëshirën e Allahut me sinqeritet, frikë dhe 
shpresë?9. A e kam nxitur familjen time për të agjëruar ose për të marrë pjesë 
në veprat e rregullta për më shumë sevape që vijnë në Ramazan (p.sh.: veprat e 
mira në përgjithësi, por gjithashtu Teravitë, leximi më i shumtë i Kur’anit, 
etj.)10. A kam mësuar ndonjë sure të Kur’anit përmendësh më tepër se sa që kam 
ditur para se të fillojë Ramazani?11. A jam munduar të jem më e durueshme në 
Ramazan se sa që jam zakonisht?12. A jam munduar ta kontrolloj zemërimin, 
posaçërisht gjatë agjërimit?13. A jam munduar shumë për t’i ikur përgojimit dhe 
bartjes së fjalëve?14. A i kam kontrolluar vazhdimisht qëllimet e mia, për të 
qenë e sigurt se veprat e mia të mira ishin vetëm për hir të Allahut, jo për 
t’ju bërë përshtypje të tjerëve, për të fituar përkrahjen e tyre ose për t’u 
treguar (para tyre)?15. A ka qoftë edhe një atom të mendjemadhësisë në zemrën 
time?16. A isha modeste dhe më medituese?17. A kam qarë në namazet e mia?18. A 
kam lexuar më shumë literaturë islame përveç Kur’anit?19. A kam bërë pendim të 
sinqertë te Allahu, duke u ndier vërtet keq për mëkatet e mia?20. A i kam falur 
ata që më kanë lënduar?21. A i jam larguar lëndimit të ndokujt me qëndrimin 
tim, fjalët, qëllimet ose veprat e mia?22. A kam dhënë më shumë sadaka se sa që 
jap zakonisht?23. A e kam ndarë mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me 
jomuslimanët?24. A e kam ndarë mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me anëtarët e 
familjeve muslimane jopraktikuese (të Islamit) ose me shoqet?25. A ndihem e 
mërzitur që jam e uritur gjatë agjërimit apo kënaqem?Marrë nga: 
www.soundvision.com Përktheu: Fexhrie Kaçiu
__________________Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë 
në tokë 
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan