Itikafi në Ramazan

  Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu,
salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue
selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që
ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Itikaf do të thotë të izolohesh në xhami për ta adhuruar Allahun subhanehu
ue teala. Për praktikimin e itikafit ka argumente në Kuran, Sunet dhe në
konsensusin e dijetarëve. Në Kuran, Allahu subhaenhu ue teala thotë: *"...Dhe
Ne urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin që ata ta pastronin Shtëpinë Time
(Kabën) për ata që sillen rreth saj (duke bërë tavaf), (për ata) që rrinë
atje dhe ngujohen (në itikaf), (për ata) që përkulen (në ruku për Allahun) e
që bien me fytyrë në tokë (në sexhde atje për Allahun gjatë faljes)."* (El
Bekare, 125)
Gjithashtu thotë: *"... Dhe mos iu afroni atyre (grave), kur jeni në itikaf
në xhami..."** *(El Bekare, 187)

Sa i përket Sunetit, ekzistojnë hadithe të shumta, siç është hadithi i
Aishes, Allahu e mëshiroftë, e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut
salallahu alejhi ue selem bënte itikaf në dhjetë ditët e fundit të
Ramazanit, derisa Allahu ia mori shpirtin (d.m.th. derisa ndërroi jetë),
ndërsa gratë e tij bënin itikaf pas vdekjes së tij salallahu alejhi ue
selem. (Buhariu 2026 dhe Muslimi 1172)

Kurse sa i përket konsensusit të dijetarëve, shumë prej dijetarëve kanë
cekur se dijetarët janë unanimë se itikafi është i lejuar me Islam. Këtë e
kanë thënë Imam Neveviu, Ibn Kudame, Ibn Tejmija etj.

Shejh Bin Bazi ka thënë: "Nuk ka dyshim se itikafi në xhami është prej
adhurimeve, kurse në muajin e Ramazanit është edhe më mirë, edhe pse itikafi
është i lejuar në Ramazan dhe jashtë Ramazanit." (Mexhmu Fetava 15/437)

*Hukmi i itikafit*

Itikafi është sunet dhe nuk është uaxhib (farz), përveç nëse dikush betohet
se do të hyjë në itikaf. Në këtë rast obligohet të hyjë në itikaf.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: * "Ai i cili betohet se do ta
adhurojë Allahun, le ta adhurojë Atë, kurse ai i cili betohet se do t'i bëjë
mëkat Allahut, mos ta bëjë atë mëkat."* (Buhariu 6696)
Gjithashtu transmetohet se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i ka thënë
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: "O i Dërguar i Allahut, unë jam
betuar në xhahilijet (kohën e injorancës) se do të hyj në itikaf një natë në
Qabe." Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: *"Përmbushe premtimin
tënd."* Buhariu 6697.

Ibn Mundhiri në librin e tij el Ixhma (f:53), ka thënë: "Dijetarët janë
unanimë se itikafi është sunet dhe nuk i obligohet njerëzve si farz, përveç
nëse njeriu ia obligon vetes së tij, nëse betohet."


  Eroll Nesimi
 19.9.2008


Burimi: http://www.klubikulturor.com/fikh/2008/itikafi_ne_ramazan.htm

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan