Përse të tjerët qajnë në Ramazan, kurse unë jo?
 
 
S’do mend se ndër shkaqet e shpëtimit dhe të suksesit në çështjet e kësaj bote 
dhe të botës tjetër është që njeriu të jetë i çiltër me vetveten dhe mos  ta 
arsyetojë shumë atë, në mënyrë që mos të befasohet nga vdekja e pastaj të 
pendohet, pasi pendimi atëherë nuk do t’i sjellë dobi.Vëlla i nderuar, s’ka 
dyshim se të qarët nga frika e Allahut të Lartësuar ka vlerë të madhe. 
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi 
të, ka thënë: “Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i fusë nën hijen e Tij ditën 
kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij.” Ndër ta përmendi edhe njeriun 
e vetmuar, “i cili e përmend Allahun dhe i rrjedhin lotët.” Shënon Buhariu dhe 
Muslimi.Përse të tjerët qajnë në Ramazan, kurse unë jo?Kjo pyetje sillet në 
mendjen e shumicës së atyre që kanë mangësi në kryerjen e urdhrave të Allahut, 
port ë gjithë ne kemi mangësi dhe e lusim Atë që të na falë. Kur dëgjojmë ajete 
kuranore, kur lexohen hadithe të të Dërguarit të Allahut ose rrëfime nga të 
parët tanë, vërejmë se shumica e njerëzve të cilëve u janë zbutur zemrat 
qajnë.Përse ata qajnë, kurse unë jo?Bëj përpjekje që të kem frikë nga Allahu, 
por s’mundem. Ata pranë meje, qajnë. A thua, përse?!Shkakun vëlla i nderuar, e 
ka treguar Allahu i Lartësuar: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i 
punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutafifin, 14)Pra, për shkak të veprave të 
tyre, në zemrat e tyre nuk depërtojnë mirësitë dhe u është shtuar hutimi e 
pakujdesia. Pikërisht ky është shkaku i vërtetë për qarjen e pakët nga frika e 
Allahut të Lartësuar.Çfarë i bëri ata që të kenë frikë dhe të qajnë, madje të 
ndiejnë kënaqësi me këtë veprim, kurse ne nuk qajmë?Ata u larguan nga mëkatet 
dhe synim kanë botën tjetër, zemrat e tyre u përmirësuan dhe sytë e tyre 
lotuan. Ndërsa ne, kur i humbëm këto, zemrat tona u prishën dhe sytë tanë u 
shterën.Vëlla i nderuar, dije se frika ndaj Allahut, pas së cilës pason qarja, 
nuk vjen dhe nuk vazhdon vetëm se nga pasimi i gjërave në vijim dhe vazhdimi i 
tyre:1-  Pendimi tek Allahu i Lartësuar dhe kërkimi i faljes me zemër dhe 
gjuhë, duke iu drejtuar Atij me pendim dhe frikë. Në këtë mënyrë, njeriu do të 
ketë turp nga Allahu i Madhërishëm, i Cili e ka begatuar duke i dhënë mundësinë 
të pendohet.2- Braktisja e mëkateve dhe pasja kujdes prej tyre, qofshin të 
vogla a të mëdha, të dukshme a të padukshme, ngase ato janë sëmundje të 
vazhdueshme që ia vështirësojnë zemrës kryerjen e veprave të mira, e bëjnë atë 
të errët dhe gjithmonë sjellin brenga dhe zhgënjim.3- Afrimi ndaj Allahut me 
respektimin e urdhrave të Tij me agjërim, me namaz, me haxh, me lëmoshë 
(sadaka), me përmendjen e Tij dhe me bamirësi.4- Përkujtimi i botës tjetër 
(ahiretit). Çudia më e madhe vëlla i nderuar, është se ne e dimë se kjo botë do 
të mbarojë dhe se e ardhmja e vërtetë është në botën tjetër. Megjithëkëtë, ne 
nuk punojmë për këtë të ardhme të përhershme e të vërtetë. Allahu i Lartësuar 
thotë: “Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në 
të aq sa duam, e pastaj atij e bëjmë të hyjë në xhehenem i nënçmuar, i 
përbuzur. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet 
për të ashtu siç i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te 
Zoti).” (Isra, 18-19)5- Dija për Allahun e Lartësuar, për emrat dhe cilësitë e 
Tij. Allahu thotë: “Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm 
dijetarët.” (Fatir, 28). Është thënë: “Kush e njeh më shumë Allahun, ia ka 
frikën më tepër Atij”.Më pas, të porosis për shtimin e leximit mbi gjendjen e 
burrave të mirë e të sinqertë dhe marrjen e tyre si shembull në jetë.Vëlla dhe 
motër e nderuar, ditët e këtij muaji janë ditë mirësish e begatish për shumë 
raste që robi të kthehet tek Allahu. Djajtë (shejtanët) lidhen në pranga, hapen 
portat e mirësive e shtohen adhurimet. Ndaj, kthehu te Zoti yt, afroju dhe 
drejtoju Atij. Largohu prej mëkateve dhe pa dyshim që syri yt do të lotojë dhe 
zemra do të ketë frikë e do të rrëqethet.

Përktheu: Almedin Ejupi5.9.2008

Explore the seven wonders of the world Learn more! 
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan