-MYFTIU I MADHE DHE TE TJERET DENOJNE SHPERTHIMET NE LONDER \ PJESA E PARE- -Myftiu i madhe i Mbreterise Saudite dje denoi ashper shperthimet vetvrasese qe tunden Londren,duke thene qe Islami ndalon qarte vrasjen e njerezve te pafajshem.Ai poashtu kritikoj terroristet per nxirjen e imazhit te Islamit duke ia pershkruar fesë krimet e veta te neveritshme. -"Eksplodimi qe plasi neper sistemin e transportit Londinez te enjten,duke qelluar njerez te qetë,nuk arsyetohet me Islam,dhe vertet kjo eshte e ndaluar nga feja jonë",-tha shejh Abdul Aziz el-Shejh ne nje deklarate te transmetuar nga Agjencia Saudite e Lajmeve. -"T`ia atribuosh Islamit aktet e vrasjeve individuale apo kolektive,bombardimet,shkaterrimin e prones dhe terrorizmin e njerezve te qetë,eshte e padrejte,ngaqe keto jane te kunderta me fenë hyjnore",-tha myftiu,i cili poashtu kryeson Keshillin e Dijetarëve te Mëdhenj,autoritetit me te larte fetar ne Saudi. -"Islami eshte fe e reformave dhe drejtesise.Ai merr ne sy perparimin e njerezimit dhe e nxjerr ate nga erresira ne drite.Ai poashtu thërret per respektimin e marreveshjeve dhe ndalon dhunen",-tha myftiu duke iu referuar qeverive qe kane marreveshje ndershteterore."Te besh shkaterrim ne toke eshte nje nga krimet me te medha ne Islam",-shpjegoi ai. -Shejh Abdul Muhsin el-Ubeikan,nje dijetar saudit dhe anetar i Shuras(Keshillit Konsultativ),tha qe nuk ka pasur kurrfare arsye per vrasjen e njerezve te pafajshem.Duke folur ne televizionin MBC,ai nxiti te gjithe anetaret e komunitetit musliman ne Britani te Madhe qe te bashkepunojne me autoritetet Britanike ne gjetjen e kriminelëve qe kane kryer sulmet. ... -Shejh Abdul Aziz bin Abdullah el Shejh,myftiu i madh i Arabise Saudite,Kryetar i Komisionit te Dijetarëve te Mëdhenj dhe Kryetar i Departamentit per Kerkime Shkencore dhe Udhezim,sot denoi bombardimet terroriste ne Londer dhe dha deklaraten ne vijim: "Te vrasesh dhe terrorizosh njerezit e pafajshem,si dhe te shkaterrosh pronen,nuk arsyetohet me Islam.T`ia atribuosh gjithe keto incidente te tmerrshme Islamit eshte e padrejte.Muslimanët duhet ta thone te verteten dhe ta zbulojne pavertetesine,si dhe te informojne te gjithe njerezit qe Islami eshte fe e drejtesise,permiresimit dhe perparimit.Islami eshte shpallja e fundit qe Allahu zgjodhi per kete njerezimin,per ti udhezuar nga erresira ne drite.Allahu ka thene: "Sot jua persosa fene tuaj,plotesova favorin Tim ndaj jush dhe kam zgjedhur Islamin per fe tuajen". _________________________________________________________________ Connect to the next generation of MSN Messenger http://imagine-msn.com/messenger/launch80/default.aspx?locale=en-us&source=wlmailtagline --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
