--- On *Wed, 9/24/08, FATON ZHARKU <[EMAIL PROTECTED]>* wrote:
*REFLEKTIME KURANORE* ** *BLETA* ** *Surja Nahl, ashtu siç duket gjatë leximit të saj, është surja e begative dhe mirënjohjes për këto begati. Ti o besimtar dhe o njeri, falenderoje Zotin për të mirat që të ka dhënë, përdori ato për vepra të mira dhe kurrë mos i përdorë për gjynahe.* *Nëse dëshiron t'i kujtosh të gjithë të mirat që të ka dhënë Zoti, lexo suren Nahl, pasi aty përmenden të gjithë llojet e mirësive dhe begative. * *Ajetet e para të kësaj surje, flasin mbi mirësinë më të madhe, atë të shpalljeve hyjnore. Mirësia dhe begatia më e madhe, është që Zoti ka shpallur libra hyjnorë. * *Diçka karakteristike që vërehet kryesisht në këtë sure, është se mirësia e zbulesës hyjnore, gjithmonë shoqërohet me mirësinë e shiut që zbret nga qielli. Të dy këto mirësi përmenden bashkë, pasi ashtu siç shiu i jep jetë tokës, zbulesat hyjnore i japin jetë zemrës."Me vullnetin e Tij, Ai ia dërgon engjëjt (Xhibrilin) me Shpallje kujt të dojë prej robërve të Tij (duke u thënë): "Paralajmëroni se s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Meje, prandaj të më kini frikë Mua!" (Nahl, 2)* *Më pas, përmendet krijimi i qiejve dhe tokës:"Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)!" (Nah, 3) * *Ajeti pasues flet mbi mirësinë dhe mrekullinë e krijimit të vetë njeriut. Është Zoti i madhëruar Ai që të krijoi o njeri, është Ai që të pajisi me shpirtin dhe gjithçka tjetër."Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet kundërshtar i hapët!" (Nahl, 4) * *Mirësia e kafshëve:"Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë." (Nahl, 5) "Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë." (Nahl, 10-11) * *Gjithëçka që ekziston në qiej dhe tokë, është e nënshtruar për ty o njeri. Të gjithë këto mirësi, ne i shohim dhe i ndjejmë çdo ditë, por nuk i vlerësojmë dhe nuk e falenderojmë Zotin. Me qëllim që të jemi mirënjohës, kjo sure na i kujton."Ai ka bërë që ju ta shfrytëzoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë." (Nahl, 12) * ** *Mirësi të pafund dhe që juve nuk u shkojnë ndërmend.* ** *"Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës." (Nahl, 14)"Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni. Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet, nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen."(Nahl, 15-16) * ** *Mirësi të pafund.* ** *"Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë." (Nahl, 66) * *Qumështi që pimë nga kafshët, prodhohet nga përzierja e gjakut me ushqimin e papërpunuar. A nuk është kjo nga mirësitë e pafund të Allahut dhe njëkohësisht të çuditshme? * ** *Mos harro origjinën tënde.* ** *"Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues." (Nahl, 78) "Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut" (Nahl, 72) * ** *Boshti i sures Nahl.* ** *"Nëse do t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t'i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë ." (Nahl, 1826) * *Mirësitë e Zotit janë të pafund dhe nuk mund të numërohen:"Nëse do t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t'i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë." (Nahl, * ** *Mos i keqpërdoro mirësitë e Zotit.* ** *"Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin." (Nahl, 26) "Çdo mirësi që keni, është nga Allahu" (Nahl, 53) * *Në suren Ibrahim, Zoti i nxit besimtarët dhe njerëzit të jenë mirënjohës për mirësitë që u ka dhënë, me fjalët;"Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë". (Ibrahim, 6) * *Zoti i paralajmëron njerëzit mbi rrezikun e mosmirënjohjes, me fjalët:"duke mohuar kështu mirësitë që u dhamë Ne. Epo mirë, kënaquni edhe pak, sepse së shpejti do ta merrni vesh!" (Nahl, 55) * *Mosmirënjohje e mirësive të Zotit, është edhe zemërimi dhe dhimbja që dikush ndjen kur i lind vajzë. Thotë Zoti në Kuran rreth këtij fenomeni:"Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s'di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!" (Nahl, 58-59) * ** *Përse i keqpërdor mirësitë e Zotit o njeri? Përse i përdor ato për haram?* ** *"Ndërsa nga frutat e palmave dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të shijshëm. Natyrisht, edhe kjo është shenjë e vërtetë për ata që mendojnë." (Nahl, 67) "Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë." (Nahl, 83) "Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë." (Nahl, 112) * ** *Përse surja ka marrë emrin Nahl (bleta)?* ** *Kjo, pasi në këtë sure përmendet bleta. Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): "Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!" * *Ty gjithë këto janë urdhëra dhe ligje me të cilat Zoti e obligoi bletën. Duke qenë se ajo iu bind ligjeve dhe detyrave të caktuara nga Zoti:Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin." (68-69) * *Me këtë, sikur Zoti na thotë: Respektojini ligjet dhe urdhërat që përmban Kurani, nëse doni që shoqëria të jetë e dobishme. * *Nëse mirësitë e Zotit i përdorim për të fituar kënaqësinë e Tij, e mira në shoqëri vetëm sa do të shtohet. Për këtë, bleta është modeli më i mirë prakti, se si t'i vësh mirësitë e Zotit dhe aftësitë e tua në shërbim të fesë dhe njerëzimit. * ** *Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju! * ------------------------------ Connect to the next generation of MSN Messenger Get it now! <http://imagine-msn.com/messenger/launch80/default.aspx?locale=en-us&source=wlmailtagline> __._,_.___ Messages in this topic <http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/1692;_ylc=X3oDMTM1dmQwdHVnBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRtc2dJZAMxNjkyBHNlYwNmdHIEc2xrA3Z0cGMEc3RpbWUDMTIyMjIyMTkzMAR0cGNJZAMxNjky>( 1) Reply (via web post) <http://groups.yahoo.com/group/cameria/post;_ylc=X3oDMTJxNGdnZDdzBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRtc2dJZAMxNjkyBHNlYwNmdHIEc2xrA3JwbHkEc3RpbWUDMTIyMjIyMTkzMA--?act=reply&messageNum=1692>| Start a new topic <http://groups.yahoo.com/group/cameria/post;_ylc=X3oDMTJmdXVpc2YxBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNudHBjBHN0aW1lAzEyMjIyMjE5MzA-> Messages<http://groups.yahoo.com/group/cameria/messages;_ylc=X3oDMTJmYnIxanJnBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNtc2dzBHN0aW1lAzEyMjIyMjE5MzA->| Files<http://groups.yahoo.com/group/cameria/files;_ylc=X3oDMTJncTFicjdhBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNmaWxlcwRzdGltZQMxMjIyMjIxOTMw>| Photos<http://groups.yahoo.com/group/cameria/photos;_ylc=X3oDMTJmZ2ZuZ2ZnBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNwaG90BHN0aW1lAzEyMjIyMjE5MzA->| Links<http://groups.yahoo.com/group/cameria/links;_ylc=X3oDMTJnZWtsZDY0BF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNsaW5rcwRzdGltZQMxMjIyMjIxOTMw>| Database<http://groups.yahoo.com/group/cameria/database;_ylc=X3oDMTJkazJsZHVkBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNkYgRzdGltZQMxMjIyMjIxOTMw>| Polls<http://groups.yahoo.com/group/cameria/polls;_ylc=X3oDMTJnN3VrZXVsBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNwb2xscwRzdGltZQMxMjIyMjIxOTMw>| Members<http://groups.yahoo.com/group/cameria/members;_ylc=X3oDMTJmbnE2OGRyBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNtYnJzBHN0aW1lAzEyMjIyMjE5MzA->| Calendar<http://groups.yahoo.com/group/cameria/calendar;_ylc=X3oDMTJlZnVqbmQzBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNjYWwEc3RpbWUDMTIyMjIyMTkzMA--> [image: Yahoo! Groups]<http://groups.yahoo.com/;_ylc=X3oDMTJla2xxMzk4BF9TAzk3NDc2NTkwBGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNnZnAEc3RpbWUDMTIyMjIyMTkzMA--> Change settings via the Web<http://groups.yahoo.com/group/cameria/join;_ylc=X3oDMTJnajlxanByBF9TAzk3NDc2NTkwBGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNzdG5ncwRzdGltZQMxMjIyMjIxOTMw>(Yahoo! ID required) Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest<[EMAIL PROTECTED]:%20Digest>| Switch format to Traditional<[EMAIL PROTECTED]:%20Traditional> Visit Your Group <http://groups.yahoo.com/group/cameria;_ylc=X3oDMTJlZjA1dWJyBF9TAzk3NDc2NTkwBGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDZnRyBHNsawNocGYEc3RpbWUDMTIyMjIyMTkzMA-->| Yahoo! Groups Terms of Use <http://docs.yahoo.com/info/terms/> | Unsubscribe <[EMAIL PROTECTED]> Recent Activity - 75 New Members<http://groups.yahoo.com/group/cameria/members;_ylc=X3oDMTJnOXZraGcxBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDdnRsBHNsawN2bWJycwRzdGltZQMxMjIyMjIxOTMw> Visit Your Group <http://groups.yahoo.com/group/cameria;_ylc=X3oDMTJmdnVlampmBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzIxODA2OTAwBGdycHNwSWQDMTcwNTAxMzU5NgRzZWMDdnRsBHNsawN2Z2hwBHN0aW1lAzEyMjIyMjE5MzA-> Health Groups for people over 40<http://us.ard.yahoo.com/SIG=13o9nu6r2/M=493064.12662708.12980600.8674578/D=groups/S=1705013596:NC/Y=YAHOO/EXP=1222229130/L=/B=d6LDBkLaX9o-/J=1222221930685404/A=5349273/R=0/SIG=11nhsqmjq/*http://advision.webevents.yahoo.com/EverydayWellness/> Join people who are staying in shape. Yahoo! Groups Balance your life<http://us.ard.yahoo.com/SIG=13onv1ee4/M=493064.12016238.12823558.8674578/D=groups/S=1705013596:NC/Y=YAHOO/EXP=1222229130/L=/B=eKLDBkLaX9o-/J=1222221930685404/A=5286667/R=0/SIG=11in3uvr5/*http://new.groups.yahoo.com/planforabalancedlife> by learning how to make smart choices. Family Photos Learn how to best<http://us.ard.yahoo.com/SIG=13ommp9rm/M=493064.12717544.13024012.8674578/D=groups/S=1705013596:NC/Y=YAHOO/EXP=1222229130/L=/B=eaLDBkLaX9o-/J=1222221930685404/A=5370601/R=0/SIG=11lnr7bf1/*http://advision.webevents.yahoo.com/familyographer/> capture your family moments. . __,_._,___ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
