E, ti motra ime, kur të mbulohesh, ke hyrë në rrugën e Allahut. 
Arsyetimi i shtatë:”E di se mbulesa është urdhër i Allahut, por do ta vë 
atëherë kur të më udhëzojë Allahu.”Motra ime! Ke pyetur vetveten nëse e ke 
kërkuar udhëzimin e Allahut? E, nëse e ke kërkuar, si e ke bërë atë?Siç e 
përmendëm më sipër, Allahu nuk e do dhunën, Ai  është i Urtë dhe i Butë dhe do 
që Atij t'i binden me vet-vullnet, pa shtypje. Por, Allahu për udhëzimin e Vet 
ka vënë shkaqe dhe secili njeri që sinqerisht i përmbahet atyre shkaqeve, 
Allahu me mëshirën e Vet e udhëzon.Motra ime në Islam!Një prej shkaqeve për të 
kërkuar udhëzimin e Allahut është sinqeriteti, pastaj vullneti e pastaj 
përpjekjet dhe lutjet e tua të vazhdueshme. Një prej lutjeve që ne e bëjmë 
gjatë namazit është: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë.” (El-Fatiha, 6)Prej 
shkaqeve të gjetjes së udhëzimit është edhe shoqërimi me motra të devotshme e 
vepërmira.Motra ime! Kërkoje udhëzimin e Allahut, e kurrë nuk do të 
zhgënjehesh!Arsyetimi i tetë:”Ende nuk ka ardhur koha, jam akoma e re. Do të 
mbulohem pasi të rritem edhe pak...pasi të shkoj në Haxhillëk.”O motër!A e di 
se, engjëlli i vdekjes është i urdhëruar që kur të vije afati i ndarjes prej 
kësaj jete, të mos jep kohë as edhe një sekondë? Atë engjëll të vdekjes e ke në 
prag të shtëpisë, derisa t'ia jep urdhrin Allahu për hapjen e derës, e atëherë 
nuk do të kesh kohë madje as për pendim!Engjëlli i vdekjes nuk është i 
urdhëruar t'i kategorizojë njerëzit në bazë të moshës së tyre apo qëllimeve të 
tyre. Je adoleshente apo s'je, për melekun e vdekjes je vetëm krijesë me 
shpirt, dhe atë shpirt meleku është i urdhëruar prej Allahut të ta marr!“Po, 
Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i 
vet...” (El-Munafikun, 11) Të pyes, o motra ime: Po sikur të vijë afati, e të 
gjej ty të pambuluar, me mos-dëgjueshmëri ndaj urdhrit të Allahut, si do të 
dilje para Tij?Shpejto sa nuk është bërë vonë! Bëje zgjedhjen në jetë! Do të 
jetosh pak kohë nëkëtë jetë përplot sprova dhe kthimi i të gjithëve është tek 
Allahu. Përshpejto, hyr në hijen e Allahut se në Ditën e Llahtarshme të 
Gjykimit nuk do të ketë hije tjetër  përveç hijes së Tij!Përshpejto në 
dëgjueshmëri ndaj Allahut, sepse vërtet është një fitim i madh!“Shpejtoni në 
atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhenetin që gjerësia e tij është si 
gjerësia e qiellit dhe tokës...” (El-Hadidë, 21)Motra ime! Allahu nuk të le në 
harresë përderisa ti nuk e le në harresë Atë. Ai, i Mëshirshmi, do që ti të 
fitosh faljen dhe mirësitë e Tij. Jepi vetvetes sate të drejtën për të qenë e 
përkushtuar në fenë e Tij!A e di se, një kategori e njerëzve, të cilët fshehën 
pabesimin ndërsa shfaqën besimin, janë ata që e harruan Allahun, kështu që 
Allahu i la në harresë. Ata e harruan edhe vetveten dhe kështu e humbën këtë 
jetë. Jetuan gjithnjë me mundime dhe pasiguri, ndërkaq humbën edhe jetën e 
amshueshme ku do t'i nënshtrohen një dënimi të dhembshëm e të 
pambarueshëm!“...E harruan Allahun, prandaj Allahu i la në harresë...” 
(Et-Tevbe, 67)Motër muslimane! Të këshilloj që të mos hysh në kategorinë e 
atyre njerëzve, të cilët humbën vetveten e tyre duke menduar se janë në rrugë 
të drejtë! Lanë në harresë fjalët e Allahut dhe kështu u bënë njerëz të 
pavirtytshëm e të prishur.Allahu i Mëshirshëm na porosit:“E mos u bëni si ata 
që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë 
ata të prishurit.” (El-Hashr, 19)Të përkujtoj moj motra ime, se në Ditën e 
Gjykimit Allahu do të të pyes për rininë se si e ke jetuar e për çdo sekondë të 
jetës sate!A e di se kush është rritur me Islam i është siguruar 
Xheneti!Arsyetimi i nëntë:Kam frikë se, në qoftë se mbulohem, të tjerët do të 
kenë paragjykime për mua dhe do të thonë se jam në ndonjë grup të veçantë, 
etj.”Motra ime!Ta sqaroj një gjë: në Islam ka vetëm dy rrugë, të cilat janë 
përmendur në Librin e Allahut, Kur'anin: partia e Allahut, të cilën Allahu e 
inkurajon dhe e ndihmonpërderisa janë të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Tij dhe 
largohen prej veprave të liga dhe partia e shejtanit të mallkuar, cili është i 
afatizuar, armik i Allahut, çrregullues në tokë bashkë me ithtarët e tij.E, ti 
motra ime, kur të mbulohesh, ke hyrë në rrugën e Allahut, je kapur për të 
Fuqishmin, je prej të shpëtuarave, e po bëre të kundërtën, nuk je e dëgjueshme 
ndaj urdhrave të Allahut. Atëherë ke zgjedhur një barkë të cilën e drejton 
shejtani i mallkuar dhe në të cilën janë mosbesimtarët dhe hipokritët, të cilët 
ai i bartë në valët e detit, drejt humnerës.Allahu na ruajttë! Motra ime e 
nderuar në Islam!Kthehu tek Allahu, drejtoje fytyrën kah Ai, e mos përfill 
fjalët e atyre që kanë hipurnë barkën e shejtanit të mallkuar! Fundi i tyre 
gjithsesi është ferri e tmerri!Ty motra ime të duhet vetëm një gjë: t'i 
mbështetesh Allahut, pra të kërkosh ndihmën e Tij në çështjet e tua.“... E kur 
të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që i 
mbështeten.” (Ali Imran, 159)Padyshim se ata që pasojnë rrugën e Allahut dhe 
jetojnë me Islam nuk i frikësohen askujt përveç Tij dhe askush nuk mund t'u bëj 
gjë.A e di moj motër, se çdo jetë, çdo fuqi, çdo gjë është nën Pushtetin e 
Tij?Askush asgjë nuk mund të të bëj, mirë apo keq, vetëm se me caktimin e 
Allahut!Po sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit të të bënin ndonjë gjë të 
keqe, pasha Allahun, nuk do të mundnin; po edhe sikur të gjithë njerëzit të 
bëheshin bashkë për të të bërë ndonjë të mirë, nuk do t'ia arrinin veçse atë që 
Allahu ka përcaktuar!Po e përfundoj këtë letër me një përkujtim nga Allahu i 
Madhërishëm:“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u 
plotësohen Ditën e Kiametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në Xhenet, ai ka 
arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim 
mashtrues.” (Ali Imran, 185)Allahu na mjafton në të gjitha çështjet dhe Ai 
është ndihmëtari më i mirë!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan