MULLA HASAN MASURICA
- HOXHĖ E INOVATOR

Nga Dituria Islame, Prishtinė.

Mulla Hasan Masurica, pėrveē punės si imam xhamie dhe mėsues i fesė
islame, merrej me hulumtime shkencore dhe inovacione: bėri
konstruktimin dhe ndėrtoi tricikletėn, orėn precize tė murit, mullirin
qė punoi me erė dhe me ujė nė fshatin Zarbicė tė Bujanocit, mullirin
pėr bluarjen e kafės, peshojėn precize...
Nė vitin 1899, nėrtoi aeroplanin, i cili u ngjit 50 deri 70 metra lart
mbi fshatin Zarbicė nė drejtim tė Vranjės dhe kaloi afro katėr
kilometra. Ai kėtė e arriti katėr vjet para vėllezėrve Vilber dhe
Orvil Rajt, tė cilėt e ndėrtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan nė
qiell mė 1903. Hasan Masurica ndėrtoi pushkėn me njė, pesė dhe njėzetė
e pesė fishekė, tė cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit nė
Stamboll, ku ishin prezent dhe pėr kėtė ngjarje kanė rrėfyer mė vonė:
Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga fshati Sedllar i komunės sė
Kamenicės, tė cilėt atėbotė ishin truproje personale tė sulltanit nė
Stamboll.
Nga viti 1914 gjer nė vitin 1925, Mulla Hasan Masurica bėri
kalendarin, nė tė cilin pėrcaktoi pozitėn dhe rrugėn e planeteve nė
gjithėsi nga viti 52 gjer nė fund tė vitit 1952 tė erės sonė, e tė
tjera.
Populli shqiptar nė Kosovė, ndonėse i robėruar shekuj me radhė, nga
gjiri i tij nxori njerėz, tė cilėt nė saje tė punės sė tyre tė
parreshtur e tė frytshme ia rritėn famėn kombit e vendit tė vet
anembanė botės. Nga ky truall e nga ky nėnqiell, pėr fat tė keq, shumė
njerėz tė tjerė, pėrkundėr mundit tė madh e tė frytshėm, nė vend qė tė
arriturat e tyre tė bėhen krah i fortė i diturisė, i shkencės, dhe i
pėrparimit tė kombit tė vendit dhe tė mbarė njerėzimit kanė mbetur nė
harresė gjer nė ditėt tona. Nė kushte e rrethana tė tilla, nėn
sundimin e Perandorisė Osmane dhe tė regjimit tė krajlit tė
Jugosllavisė sė vjetėr, jetoi e punoi edhe Hasan Islami, mėsues i fesė
islame, hoxhė e inovaor, i njohur nė popull si Mulla Hasan Masurica.
Mulla Hasan Masurica ndonėse nga fėmijėria mėsoi tė shėrbejė si imam
xhamie dhe tė ligjėrojė nė shkolla (mekteb) fenė islame, ai nė orėt e
lira merrej me punė shkencore hulumtuese dhe inovacione. Hulumtimet
shumevjeēare qė i kam bėrė nė Kosovė, pastaj nė Shkup, nė Stamboll
(Turqi), Moskė (BRSS) dhe nė Kajro (Egjipt) dėshmojnė se Mulla Hasan
Masurica ishte njeri qė i ka kontribuar mjaft shkencės por pėr fat tė
keq, tė dhėnat qė siguruam me tri qendrat botėrore: nė Moskė, Stamboll
dhe Kajro janė tė pakta. Por tė dhėat qė mblodhėm anembanė Kosovės mbi
punėn e Mulla Hasan Masuricės, dėshmojnė se sa ai bėri inovacione tė
tilla, tė cilat siku tė ekzistonin kushte e rrethana tė tjera
ekonomike, shoqėrore e politike nga ato, nėn tė cilat jetoi e punoi
ai, do tė bėnin ndikim tė madh nė pėrparimin e shkencės dhe tė
teknikės sė kohės.
Hasan Islami, i njohur nė popull si Mulla Hasan Masurica, u lind mė 22
janar tė vitit 1869, nė fshatin Krilevė, sot komuna e Kamenicės. Babai
i tij, Islami ishte imam xhamie nė Krilevė, kėshtu qė Hasani njė pjesė
tė fėmijėrisė e kaloi nė Krilevė e njė pjesė tjetėr nė Gjilan. Nėna e
Hasanit quhej Gjylsime. Ajo lindi katėr djem dhe dy vajza. Hasani
ishte fėmija i parė, pastaj lindėn Hyseni, Salihu, Shabani, Elmazja
dhe Zejnepja. Hasani pasi kreu shkollėn tetėvjeēare (Ruzhdije) nė
Gjilan, shkollėn Darul Mualimin (shkolla normale e fesė Islame) e kreu
nė Shkup mė 1907. Ai punoi si imam xhamie dhe mėsues i fesė islame nė
fshatrat Zarbicė, Dobėrēan dhe Muēivėrc. Mulla Hasan Masurica vdiq nė
fshatin Muēivėrc tė Kamenicės me 1942.



SHPĖRNGULJA E FAMILJES NGA MASURICA NĖ PRAG TĖ KONGRESIT TĖ BERLINIT

Familja e Islam Masuricės nga fshati Dllugajnicė afėr Masuricės,
atėbotė rrethi i Vranjės, ishte shpėrngulur disa vjet para Kongresit
tė Berlinit dhe ishte vendosur ng Gjilan. Siē dihet nga tė dhėnat
faktografike, nga rrethina e sotme e Toplicės, e Leskovcit, e Vranjės
dhe e Nishit u shpėrngulėn me dhunė nga qytetet e lartpėrmendura dhe
511 fshatra shqiptare mė se 21 mijė familje shqiptare me mė se 360.000
anėtarė dhe u vendosėn nė Kosovė. Shumica e familjeve shqiptare ishin
detyruar qė brenda 48 orėsh tė shpėrngulėn nga shtėpitė e tyre, duke
marrė me vete anėtarėt e familjes dhe plaēkat e domosdoshme shtėpiake
e duke lėnė plang e shtėpi tė paprekura nė mėshirėn e serbėve tė
kohės. Ato familje qė arriten me kohė tė shpėrngulen, shpėtuan erzin e
namuzin, ndėrkaq njė numėr i konsiderueshėm i tyre, qė nuk kishin
mundur t’ia kthenin shpinėn shtėpive dhe pasurisė, kishin pėsuar shumė
keq: pas afatit qė ua kishte caktuar qeveria serbosllave, serbėt morėn
nga dy derrkucė e nga njė sishe me raki dhe ua mėsynė familjeve tė
mbetura shqiptare dhe hynė nė shtėpitė e tyre. U thanė:
"Nga dita e sotme ju nuk jeni turq e as shqiptarė muslimanė! Ju jeni
serbosllav sikurse qė jemi ne tė fesė ortodoksė. Andaj pėr forcimin e
vėllezėrisė ju kemi sjellur dhuratė nga dy dėrrkucė dhe nga njė shishe
raki kumbullash. Tash e tutje do tė merrni vajzat tona pėr djemtė tuaj
dhe do tė jepni vajza pėr djemtė tanė. Varrimet dhe dasmat do t’i kemi
tė pėrbashkėta." Kėshtu rrėfente Bajrami, gjyshi i Hasan Masuricės.
Mijėra familje shqiptare qė kishin mbetur nė trojet e tyre nga dhuna e
pa dashjen e tyre, u shkrinė me kohė nė serbosllavė. Nė kėtė kohė tė
pakohė ishte shpėrngulur dhe Islam Bajrami, hoxhė e babai i Hasanit.
Islami, qė t’ua ruajė fėmijėve tė vet prejardhjen, si mijėra familje
tė tjera shqiptare qė patėn vepruar, sapo vendoset nė Gjilan, pėr
mbimėr merr emrin e vendlindjes nga ishte shpėrngulur me dhunė - nga
Masurica, ndonėse ishin tė lindur nė fshatin e vogėl Dllugajnicė,
ndėrmjet tė Vranjės e tė Leskovcit. Ardhja e Islam Bajramit-Masuricės
nė Gjilan pėrputhet me ngjarjet e rėndėsishme historike kur Turqia
ishte e zėnė nė luftė me Rusinė dhe kur popujt e Ballkanit kishin
filluar luftėn pėr t’u ēliruar nga Perandoria Osmane, nėn tė cilėn
kishin qenė mėse pesė shekuj.
Hasan Masurica fėmijėrinė pjesėrisht e kaloi nė Krilevė e pjesėrisht
nė Gjilan. Fėmijėria e tij ishte e ngjashme me fėmijėrinė e femijėve
shqiptarė tė kohės: luante shumė, kureshtja e tij ishte tė prishte dhe
tė ndreqte vet lodrat e tij. Hasani kishte fantazi tė bujshme. Ai mė
vonė konstruktoi gjėra tė ndryshme, tė cilat u treguan tė suksesshme
edhe nė praktikė dhe mahniti bashkėkohėsit e tij.
Nė shkollėn tetėvjeēare, Hasan Islami mėsoi bukur turqishten,
arabishten dhe persishten, tė cilat i pėrsosi nė shkollėn Darul
Mualimin (shkolla normale e fesė islame). Nė saje tė njohjes shumė tė
mirė tė tri gjuhėve orientale, leximit tė librave nė kėto tri guhė dhe
njohjes sė kėtyre tri kulturave, Hasan Islami posedonte dituri tė
gjerė. Babai i tij, Islami, hoxhė, kohė pas kohe blente mall sidomos
krip nė Selanik dhe sillte nė nahinė e Gjilanit. Ai blente edhe libra
pėr nevojat e veta dhe tė bijve tė tij. Andaj Hasani qysh nė fėmijėri
kishte pasion leximin e librave tė ndryshme, sidomos librat mbi
shkencat natyrore. Merret vesh se ai mė shumė lexonte libra fetare.
Zbulimet e mėdha tė shkencėtarėve arabė, persianė dhe grekė kishin
bėrė qė fantazia e Hasanit, jo vetėm tė pasurohej por edhe tė cytej
pėr tė krijuar vetė gjėra tė reja. Ēfarė nxėnėsi i mirė ishte nė
shkollė Hasan Islami, mėsojmė nga dėftesa e shkollės tetėvjeēare
(Shkolla Ruzhdije) tė lėshuar me 9 korrik 1883, nė Gjilan nė tė cilėn
shkruan: "Hasan (Islam) Masurica kreu shkollėn tetėvjeē dhe tregoi
kėtė sukses: arabisht- 10, persisht-9, histori-9, matematikė-7,
amali-8, vizatim teknik-9, gjeografi-9, shkrim ka-10, drejtshkrimi i
gjuhės turke-9." Hasan Masurica edhe shkollėn normale pėr mėsues tė
fesė islame (Darul Mualimin) e kreu me sukses tė shkėlqyeshėm - tė tė
gjitha lėndėt kishte marrė 9-she e 10-tėshe dhe kėshilli i arsimtarėve
i kishte porositur me shkrim ministrisė sė atėherėshme tė arsimit, qė
Hasan Masuricės t’i mundėsohej shkollimi i mėtejmė nė Stamboll ose nė
Kajro e me shpenzime tė shtetit.
Hasan Masurica pas kryerjes sė shkollės fillore tetėvjeēare pėr arsye
tė shpėrnguljes sė dy vėllezėrve nė Turqi dhe vdekjes sė vėllait tė
tretė shumė herėt, si dhe pėr arsye tė rrethanave ekonomike njė koohė
tė gjatė ndėrpreu shkollimin dhe qėndroi nė shtėpi. Ai gjatė asaj kohe
kishte ndėrtuar njė punėtori tė vogėl nė shtėpinė e tij gjegjėsisht nė
Plevicė nė Gjilan dhe merrej me inovacione. Ai sė pari bėnte skica nė
letėr e pastaj ato i realizonte nė vepėr. Kėshtu, Hasan Masurica mė
1899, ndėrtoi aeroplanin (ballonin) nga dėrrasat e plepit dhe pėrlhura
tė lyerė me dyll, nė fshatin Zarbicė atėbotė rrethi (kazaja) e
Vranjės, me tė cilin i biri, Muharremi 12-vjeēar u ngrit nė ajėr 50
deri 70 metra lart duke kaluar njė distancė perj afro katėr kilometra.
Kjo ngjarje mahniti pa masė fshatarėte Zarbicės dhe tė fshatrave
pėrreth. Nė ndėrtim e aeroplanit, qė kishte krahė dhe bishtin sikur
aeroplanėt e sotėm, atij i kishte ndihmuar frakatari i fshatit me
emrin Abdyl. Atė ditė kur aeroplani (tė cilin ata e kishin quajtur
ballon) ishte ngritur nė ajėr, e pjesėmarrės, pėrveē Hasan Masuricės
dhe tė birit, Muharremit, kishin qenė farkatari Abdyl dhe Mahmut Rrapi
nga fshati Zabicė, ndėrkaq fluturimin e aeroplanit e kishin parė
qindra e qindra fshatarė e barinj, qė punonin nė fushė ose kullotnin
bagėtinė.
Nė fshatin Zarbicė, sot komuna e Bujanocit, Hasan Masurica gjithashtu
ka ndėrtuar edhe mullirin, i cili ka punuar me ujė dhe me ndihmėn e
erės. Ai mė parė bėrė skicėn nė letėr e pastaj e kishte bėrė
konstruktimin e mullirit. Kur bėnte vera thatė e nuk kishte ujė,
mulliri punonte me ndihmėen e erės, sepse ai ishte ngritur nė maje tė
njė bregoreje; kur kishte ujė, nė pranverė, vjeshtė dhe nė dimėr, me
qenė se ujit ia kishte ndėrruar rrugėn, kishte sjellė me kanal, tė
cilin e kishte ndėrtuar me ndihmėn e fshatarėve, mulliri mund tė
bluante nga 800 deri 1000 kilogram drithė nė ditė. Hasan Masurica mė
vonė bėri skicat dhe realizoi konstriktimin e suksesshėm tė orės
precize tė murit, e cila punoi deri vonė, tricikletėn, mullirin pėr
bluarjen e kafės me tėcilėn familja u shėrbye pėr shumė vjet e shumė
gjėra tė tjera.
Hasan Masurica pas kryerjes sė shkollės fillore tetėvjeēare, si pohuam
mė parė, shumė vjet ndėrpreu shkollimin dhe qėndroi nė shtėpi. Gjatė
asaj kohe kishte lexuar libra tė ndryshme nė turqishte, arabishte dhe
persishte, libra fetarė dhe nga fizika, matematika, shkencat teknike e
sidomos nga astronomia. Njėkohėsisht nė punėtorinė e tij tė vogėl nė
plėvicė kishte bėrė skicėn e pushkės me njė fishek. Pėr arsye tė
hapėsirė nė revistėn tonė, nuk kemi mundėsi tė pėrshkruajmė nė detaje
punėn qė ka bėrė Hasan Masurica gjatė konstruktimit dhe realizimit tė
tė gjitha inovacioneve tė tij. Mirėpo, do teksuar se Hasan Masurica,
nė kushte tejet tė vėshtira materiale dhe pa vegla tė nevojshme, rreth
vitit 1901 arriti tė pėrkryejė pushkėn me njė fishek, e cila mund tė
vrishte gjer 150 metra larg. Ai punėn nė pėrsosjen e kėsaj arme e
vazhdo. Nė vitet 1903.11904, nė saje tėndihmės sė profesorit
(myderrizit) tė shkollės normale pėr mėsues tė fesė islame (Darul
Mualimin) Kamber Krasniqit, qė ishte i lindur nė fshatin Dajkoc, sot
komuna e Kamenicės, konstrukton dhe pėrsosė funksionimin e pushkėve me
pesė dhe me 25 fishekė. Profesori i Hasanit, Kamber Krasniqi i shkruan
letėr Sulltan Hamidit nė Stanboll dhe e njofton pėr inovacionet
pėrkatėsisht pėr pushkėt qė kishe konstruktuar Hasan Masurica.

HASAN MASURICA NĖ AUDIENCĖ ME SULLTAN HAMIDI NĖ STAMBOLL

Nė Pranverėn e vitit 1905, nė adresė t'Hasan Masuricės, "Atek Xhami"
nr. 144, nė Gjilan, arrin njė letėr e mbyllur me dyll. Mbi dyll ishte
shtypur shėnji i Sulltan Hamidit. Hasan Masurica e lexon letrėn me
nxitim. Nuk iu besonte syve tė vet: Sulltan Hamidi ishte informuar pėr
inovacionet e tij, sidomos pėr pushkėt, dhe e ftonte nė audiencė, nė
Stamboll. Nė letėr pastaj lexoi pėr udhėzimet qė i jepeshin Hasan
Masuricės, qė tė shkonte te kajemkami i Gjilanit dhe tė siguronte
dokumentin e shpenzimet pėr tė udhėtuar nė fshehtėsinė mė tė madhe me
armėt e tij pėr nė Stamboll. Hasan Masurica pasi siguron dokumentin e
nevojshėm tė udhėtimit dhe parat pėr rrugė, armėt i mbėshtjellė nė
mysheme dhe niset pėr rrugė. Njė ditė qėndron te profesori i tij nė
Shkup, myderrizi Kamber Krasniqi, i cili e njofton se ai i kishte
shkruar sulltanit pėr inovacionet e tij.
Hasan Masurica me tė arritur nė Stamboll, pėrmes Shkupit deh
Selanikut, natėn e parė e kalon nė njė bujtinė. Tė nesermen, para se
tė arrijė te sarajet e sulltanit, falė adresės qė ia kishte dėrguar i
vėllai i tij, Hyseni, i shpėrngulur nė Turqi shumė vite mė parė, nė
njė librari e gjenė njė libėr tė lashtė arabe mbi astronominė. Kur
Hasani ia kėrkon librin shitėsit, i cili ishte rreth 84-vjeē, shitėsi
i thotė:
Unė nga fėmijėria e hershme punoj nė dyqanin e babait dhe qysh atėherė
e kemi librin qė ju e kėrkoni, por nuk mbaj mend tė ketė krkuar kush
kėtė libėr! Zotėria juaj, nė qoftė se di tė lexojė sėp aku njė rresht
e ta pėrkthjejė, unė do t’u falė librin dhe njė lir ari tė kuqe!
Hasani i gėzuar qė kishte gjetur librin, qė e kishte dėshiruar kaherė,
e merr librin nė dorė, e shfleton me kujdes dhe fillon, sė pari tė
lexojė nė gjuhėn arabe e pastaj t’a pėrkthej atė qė e kishte lexuar
pėr ta bindur shitėsin se ai, jo vetėm qė dinte tė lexojnte rrjedhshėm
arabisht, por edhe dinte tė pėrkthente nė turqishte atė qė e kishte
lexuar. Atėbotė shitėsi i dhuron librin dhe njė lirė ari. Fill pastaj,
shitėsi kishte porositur dy kafe dhe ishte interesuar kush ishte
djaloshi dhe nga ishte. Hasani i kishte treguar tė gjitha, por nuk i
kishte folur shitėsit pėr qėllimin e vizitės sė tij Stambollit sepse
ruante sekretn ashtu siē ishte porositur me letrėn e Sulltan Hamidit.
Atė ditė, Hasan Masurica paraqitet nė sarajet e sulltanit nė "Dollma
Bahēe" kurse tė nesėrmen vetė Sulltan Hamidi e pret nė audiencė. Para
se Hasan Masurica tė bėjė demonstrimin e armėve para sulltanit,
kėshilltarėt e padishahut kishin ftuar tė merrnin pjesė edhe tre
shqiptarė Azem, Sherif dhe Osman Sedllarin nga fshati Sedllar, atėbotė
rrethi i Gjilanit, trupėrojet personale tė sulltanit.
(Pėr kėtė ngjarje, pėrveē vetė Hasan Masuricės, mė vonė kanė rrėfyer
edhe Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga Sedllari i sotėm i Kamenicės,
pas kthimit nė Kosovė mė 1912). Sulltan Hamidi mahnitet me funksionin
e pushkėve qė kishte konstruktuar Hasan Masurica, andaj i premton
kushte tė mira pune e shpėrblim pėrrallorė Stamboll. Mirėpo Azemi,
Sherifi dhe Osman Sedllari qė ishin tė informuar mirė pėr vėlimet nė
Turqi, e sidomos pėr pėrgaditjen e kryengritjes sė popujve tė robėruar
tė Ballkanit, pra edhe tė shqiptarėve kundėr Perandorisė osmane, pas
bisedės sė fshehtė me Hasan Masuricėn, njė natė Hasani hudhė skicat
dhe armėt nė Bosofor dhe i ndihmuar nga vendasit e tij ikėn nga Dollma
Bahēeja dhe i veshur si njė dervish arrinė tė kalojė kufirin nė Edre
dhe tė kthehet nė Kosovė. Nė vitin 1909, Hasan Masurica u bashkohet
shumė patriotėve tė shquar tė Gjilanit me rrethinė pėr hapjen e
shkollave shqipe nė Gjilan dhe fshatrat e tij. Nga viti 1911 gjer nė
vitin 1925, Hasan Masurica bėnė kalendarin mbi pozitėn e planeteve nė
gjithėsi, bėn kalendarin rrethor nė tė cilin ka mbėrthyer pėrmbajtjen
e Kur’anit, qė ėshtė njė enigmė e vėrtetė sikur edhe kalendari mbi
pozitėn e planetev nė gjithėsi.
Hasan Masurica nė Luftėn Ballkanike mori pjesė aktive kundė ushtrisė
bullgare nė fshatrat e komunės sė sotme shqiptare tė Vranjės e tė
Bujanovcit, me ē’rast qe plagosur nė fytyrė, mė 1916, kur bullgarėt e
dogjėn fshatin Zarbicė ku shėrbente si imam xhamie, mėsues i fesė
islame dhe merrej me inovacione. Atėbotė bullgarėt ia kishin djegur
shtėpine dhe bibliotekėn shumė tė pasur rreth 400 ekzemplarė.
Mulla Hasan Masurica ishte vizionar i vėrtetė. Nė saje tė rrėfimeve tė
bashkėkohėsve tė tij, Mahmut Rrapit nga fshati Zarbicė, plak 100-
vjeēar, Mulla Sabedin Thaqit nga Muēivėrci, Mulla Kamber Krasniqi nga
fshati Dajkovc, dy ish nxėnėsit e tij - Qerim Ibrahimi nga fshati Qarr
dhe Qerim Hajdari gjithashtu nga fshati Qarr, Hasani ishte jo vetėm
imam i mirė, mėsues i aftė i fesė islame, por ai ishte inovator dhe
vizionar i mah. Ai rreth vitit 1900, fliste se njeriu brenda disa
decenieve do tė fluturojė dhe do tė arrijė nė planetet tjera, sepse
njeriu do tė flasė nga njė kontinent tjetėr e do ta shohim e dėgjojmė
nė dhomė, njerėzimi do tė zbulojė armė, qė do tė jenė nė gjendje
brenda disa minutash tė shkatėrrojė gjallesat e bimėt nė planetin tonė
e tė tjera.
Mulla Hasan Masurica, mėsuesi ynė nė mekteb na thoshte se rreth vitit
2100, njerėzit do ta zhvillojnė e pėrparojnė aq shumė shkencėn e
teknikėn, sa qė nuk do tė kenė nevojė tė punojnė fizikisht fare. Kjo
do tė ndikojė qė njeriut t’i dobėsohen gjymtyrėt e trupit, trupi i
njeriut do tė zvoglohet, kurse koha e toj do tė rritet shumė sė bashku
me trupin rrėfen Qerim Ibrahimi, njėri nga nxėnėsit e shumtė tė Mulla
Hasanit. Bashkėkohės tė shumtė tė Mulla Hasan Masuricės nga Zarbica,
Muēivėrci, Dajkoci, Rogaēica... na thanė se ai ishte imam i rregullt
nė xhami, mėsues i shkėlqyeshėm i fesė islame, por edhe dijetar e
inovator i madh i kohės. Ai ishte njeri i urtė dhe shumė i sjellshė me
fshatarė. Ai posedonte dituri tė gjerė nga feja islame dhe shpjegonte
orė tė tėra pa u lodhur fare. Njėherit ai mėsonte rininė shkollore
edhe pėr jetė tė gjallė. Ai posedonte dituri tė gjėrė nga lėndėt
shoqėrore dhe ekzakte. Pėr kėtė, Mulla Hasan Masuricės i kishte dalė
nami anembanė Kosovės. Mu pėr kėtė, nė vitin 1942, kur vdiq ai nė
fshatin Muēivėrc, komuna e sotme e Kamenicės, ku edhe u varros me
nderime tė mėdha, morėn pjesė mijra veta nga tė gjitha territoret e
Kosovės. Trupi i tij u varros duke i kėnduar dua dhe pjesė nga Kur’ani
i madhėrueshėm.

Fragment nga monografia: Kadri Halimi, Hasan Masurica - hoxhė e
inovator

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan