Esselamu alejkum!
Ne shkrimin: *"Keshille e pergjithshme"<http://www.albislam.com/hutbe/hutbe.asp?hutbe=308> *, hoxha i nderuar Bekir Halimi, hafidhehullah, citon nje thenie nga Ebu Sulejmani, rahimehullah, qe e vecon ne nje nenteme: *"Keshille e shtrenjte"*, te cilen po ua sjell per te perfitur shume miresi nga ajo: Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulejmani ka thënë: *"Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz, zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun, sjelli zemrës tënde nur duke qenë vazhdimisht i mërzitur, mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin, kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë, ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd, stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra, fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll, shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre. Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës, mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin, kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit. Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit, kurse drita më e madhe është drita e bindjes, e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë. Njohja më e madhe është njohja e vetvetes, begatia më e madhe është shpëtimi nga mëkati, shpëtimi më i madh është suksesi. Asketizmi më i madh është shpresa e vogël, kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta, respekti më i madh është kryerja e farzeve, kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet. Asgjëja më e madhe është mungesa e logjikës, kurse vlera më e madhe është xhihadi, e xhihadi më i madh është xhihadi i nefsit. Poshtërimi më i madh është grykësia. Ai që s'kujdeset për vetveten, epshi shumë shpejtë do ta shpie në shkatërrim. I shkatërruari nuk përfiton asgjë nga shpëtimi i të pagabuarit. Hidhësira e devotshmërisë sot është ëmbëlsi nesër. I shkatërruar është ai që shkatërrohet në fund të udhëtimit të tij, i cili i është afruar vendbanimit e i humbur është ai që njerëzve ua tregon veprat e mira, kurse del para Atij që është më afër tij se sa damari i qafës me vepra të këqija."* Lexone shkrimin dhe shperndane. Nese ka dikush mundesi le ta punoje kete ne Power Point apo ngjajshem, si eshte me se miri inshaAllah. Wesselamu alejkum, Mirsimi! -- www.altruisti.com - Rob i Mbretit të Qiejve dhe Tokës! O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. (Kur'ani, 59:18-19) --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
