LETER MOTRES SE NDERSHME NE KET NATE TE VLEFSHME   (1)
 

E dini qe shume romane filojne duke bere imazhin e pranveres. Dihet shume mire 
qe para cdo pranvere egziston nje dimmer dhe para dimrit nje vjeshte, dhe krejt 
para ketyre nje vere. Ne te kunderten po te mos egzistonte pershtatshmeria apo 
lidhja ne mes ketyre nuk do te kishim mundesi ti shijojm bukurit e natyres e as 
vet jeten… 
Ne kete kohe mendo pak edhe per veten. Dije qe nese nje fare, lule apo fidan e 
mbjell ne nje toke te thare dhe nuk e ujiten ate apo nuk kujdesesh per te, 
atehere nuk mund ta arrish ate qe ke dashur, sic thuhet ne nje urtesi: Po u 
kujdese per te behet kopsht, e nese jo behet mal. 
E dashur moter, po pretendojme qe per te jetuar sipas islamit ne kohen moderne 
te vjen veshtire dhe ca e mundimshme, mirepo mos harro se pas cdo nate ka nje 
agim, pas cdo dimri vjen nje vere, e edhe per ty ka per te ardhur nje kohe e 
embel dhe plot deshire, vullnet e dashuri ke per te jetuar islamin ne lumturi. 
Ajo qe eshte me rendesi ta njgjallesh mendjen apo ndergjegjen tende dhe mos te 
largohesh nga litari i Allahut. 
Te jetosh si muslimane dhe pse e ke pakez veshtire, mirepo jeta me islam te ben 
te ndjehesh e qete shpirterisht dhe komode ne kete jete dhe te ben te fitosh 
lumturine e perjetshme ne amshueshmeri…
Pa dyshim se ne kohen kur me te madhe jane perhapur semundje te shumta, 
shigjeta helmuese, qe jo vetem zemren por ta shpojne edhe shpirtin, e qe 
burimin e kane nen hijen e parulles MODERNIZEM, pra ti moter e ke pak sa 
veshtire te gjesh klime te prshtatshme ne kete ambient. Per rreth teje ka 
njerez me ngjyra te ndryshme dhe me ideologjit e tyre deshirojne te zbehin e 
rraskapisin, ne mesin e shoqerise nuk mbesin mangu pa e mbjellur faren e 
hipokrizise, e ti mos shiko si gje normale hipokrizine e hipokriteve, dhe 
injorancen e injoranteve. Por perpiqu ti kundershtosh mendimet e keqia dhe 
ideologjite e tyre te ulta me perpikmeri butesi dhe me nje peshore te 
ndergjegjshme… 
Behu e tille qe edhe motrat e tjera ti keshillosh dhe mundohu ti tubosh nen 
hijen e ambrelles se islamit dhe ti se bashku me to te jetosh. E gjat misionit 
tend te shenjte, mos u merzit e as mos u molis, e mos i len vend peshperitjeve 
te djallit te mallkuar…amaaan a vec mua me ka mbet qe ti drejtoj keta njerez… 
por ne momentin kur disa jane ne pasim te epsheve e deshirave te ulta te tyre, 
ti gjindu ne sacrifice ne rrugen e Zotit, kjo eshte sekreti i lumturise se 
vertet. 
Eja moter, nese ka vetem nje rruge, kjo eshte ajo e vetmja, perkujto se jemi ne 
nje magjistrale nje kaheshe dhe nuk ka me kthim mbrapa. Cdo dite e me teper 
jemi drejt perfundimit, jemi drejt harxhimit te frymemarrjeve tona, e ti moter 
nese i ke bere padrejtise vetes, mos harro, dyert e Allahut jane gjithnje hapur 
per ty, andej kthehu Atij me pendim te sinqert. Dhe programoje jeten tende ne 
baza te shendosha duke jetuar me keshillat e Krijuesit tend i cili e din mes 
miri se per cfar ke nevoje ti, dhe vetem ne kete menyre do jesh e lumtur dhe ne 
harmoni me ata qe i don… 
Mos u bere prej atyre qe perkatsia fetare u ka mbetur vetem ne leternjoftimet e 
tyre, e as nga ata qe nuk rrespektojne ligjet e Krijuesit e qe thojne ne kemi 
zemer te paster, e mu keta jane ata qe kane fjele dhe fytyra qe nuk turperohen 
nga Zoti, kane zemra te ngurrosura por fatkeqsisht nuk kuptojne. Ndaj te 
tilleve-pra muslimaneve vetem me emer- shpreh dhembshuri…
Cfar po mendoni?! Prap thoni se jemi musliman dhe te njejten menyre te jeteses 
te vazhdoni?! A nuk do ti japni fund muslimanllekut te rreme e fallco!!! A nuk 
do i ktheheni realitetit te duhur!? Pa tjeter, e dijme se pergjigja prap eshte 
boshe dhe e zbrazur!!! 
Ne asnje moment mos e harro Allahun dhe vdekjen. Cdo here sillu ashtu sikur po 
e sheh Zotin edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai te percjell ty. Si dhe cdo here 
perkujto sikur pas pak castesh do vdesesh. Ne cdo kohe perkujto Zotin, 
problemet e tua hapja vetem Atij, dhe cdo here kerko vetem prej Tij, edhe pse 
ndoshta pernjehere nuk te pergjigjet, mirepo ti vazhdo duke trokitur deren e 
Tij deri sa te hapet, dhe vetem se Atij dorzoju. 
Urdherat- ligjet e Tij gjithnje a nuk kane qene qe ty te bejne edhe me te 
bukur?! Rregullat islame nuk jane te vendosura per te poshteruar ty, por e 
kunderta, ato jane te vendosura qe te ngrisin ty vleren tate, personalitetin 
tend… 
Moter, te pa fete deshten apo nuk deshten, Allahu ka per ta mbrojtur fene e 
Tij, e neve pse mos te perfitojme te mira gjat misionit tone. Mos harro qe kur 
te shoqerohesh, ta zgjedhesh shoqerine, sepse ajo eshte shkaktare per te humbur 
apo per te shpetuar si ne kete jete ashtu edhe ne ahiret… 
Ndegjo moter, dije se vlera yte eshte e madhe, mos e jep veten per te lire 
sepse ti je shume e shtrenjte. Per ty ka nevoj njerezimi, ti nuk je veten nje 
vajze, por je sa njemije(1000) e me teper. Ti je gjysma e shoqerise, ti je 
edukatorja jo vetem e femijes, por e gjith njerezise. Ti je bije e prinderve te 
paster ne ndergjegje. Ti je moter e vellaut te ngritur me karakter. Ti je mbes 
e gjysherve te pasur ne besim. Ti je grua e nje burri te lart moralisht. Ti je 
nene, ti je nene, ti je nene me vlera te pa mbaruara, sa qe thuhet se edhe 
xhenneti eshte nen kembet e tua. 
E dashur moter, Allahu ne Kur`anin Fisnik tek surja Nure ne ajetin 31 porosit: 
“Thuaju edhe besimtareve ti ndalin-ulin shikimet e tyre, te ruajn pjeset e 
turpshme te trupit te tyre, te mos sbulojne stolite e tyre pervec atyre qe jane 
te dukshme, le te vene shamit mbi krahrorin e tyre…dhe vazhdon ajeti deri ne 
fund te tij…dhe mos te kercasin me kembet e tyre per te zbuluar fshehtesine dhe 
stolite e tyre. Pendohuni te gjithe tek Allahu o ju besimtare, ne menyre qe te 
gjeni shpetim. Moter e nderuar, ajeti i me siperm mbi te gjitha po qendron mbi 
menyren e veshjes se femres, qe dmth. se mbulesa per ty eshte nje prestigj, nje 
privilegj, nje ndere… Mos harro se ka nga ata qe kane zemra te semura dhe nuk 
durojne dot tet shohin te veshur me mbules nga fakti se nuk kane sy meshirues, 
e me pastaj kane per te etiketuar me emra te lloj llojt, e perderisa ekstremeve 
ne zhveshje i thojne Mode dhe Emancipim. E ti e dashur moter, mos u mbeshtjell 
me kompleksin e poshterimit, por ndjehu krenare qe Allahu te ka zgjedhe 
muslimane e fetare… 
Mos harro se Zoti te meson vetem per te miren, Ai te porosite qe mos te 
perzihesh me gjinine e kundert sepse i treti eshte djalli, edhe me pak, te mos 
pershendetesh me dore, te mos flasesh gjate e fjale te ulta, sepse keto jane 
gjera qe te cojne drejt humbjes se nderit tend te shtrenjet… e sot jemi 
deshmitare te kohes se sa e sa crregullime ndodhin ne shoqerite tona. E berjani 
nje pyetje vetes, se sa keni per te fituar nese ruheni dhe jetoni ne pajtim me 
ligjet e Allahut!!! 
E crregullimet e kohes moderne jane perhapur nga fakti se mashtrohen duke ra ne 
rrjetin e fjales CIVILIZIM, e nese lakuriqesia, imoraliteti, alkooli dhe veprat 
e ulta si keto konsiderohen si civilizim, atehere ne nuk kemi nevoj te emrohemi 
me kete emer. E sipas tyre nese mbulesa, turpi, nderi, namazi e agjerimi jane 
prapambeturi, atehere ne me plot knaqesi pajtohemi te quhemi te prapambetur. 
Moter e dashur zgjoje ndergjegjen tende dhe kupto nje here e pergjithmone se 
nen pullazin e fjales Emancipim e Civilizim manipolohet bukuria yte, miret 
neper kembe nderi yt, ne emer te perparimit,zhvishet trupi yt nga petkat e 
bukurise, dhe behet si nje leter e hapur, e dihet se kush kalon perskaj letres 
se hapur ka deshire qe gjithkushi ta lexon ate… e me pastaj nenvleftesohesh, 
poshterohesh, rrihesh, e malltretohesh… a nuk eshte kjo nje gjendje e 
mjerueshme.

Ti nuk je sikur trandafili qe keputet dhe me pastaj thahet e humbet…
Ti je kryevepra, qe cdo e mire duhet te ket burimin nga ti, ti je ajo qe duhet 
te jetosh… 
Ti je simboli i virtytit, ti je vet fama dhe nderi… 
Derisa te mbaroj jeta, ti je shembull qe duhet marre te gjithe… 

Dhe ne fundja perkujtoj vetes e me pastaj edhe juve; se sot jemi, e nesert nuk 
jemi, sot hecim mbi siperfaqen e tokes, e neser jemi nen te. Kjo jete e 
shkurter dhe shumpak e vlefshme eshte kalimtare, kurse jeta tjeter, ajo eshte e 
perhershmja… edhe pas kesaj nuk na mbetet tjeter vetem se ti kthehemi te 
vlerave te larta morale, ti kthehemi besimit ne Zotin nje, te bejm organizimin 
e jetes ne perputhshmeri me ligjet e Krijuesit Suprem, dhe vetem ne kete menyre 
do te kishim mundesi te jetojme te lumtur dhe ne harmoni ne kete bote, dhe kjo 
menyre e jeteses te jet pretekst per te jetuar te lumtur ne ahiret… pra 
kthehuni tek Allahu te nderuara motra, dhe jetoni me islamin tuaj, fe e cila 
eshte program jete dhe cels i lumturise. 

 
Biblioteka islame 
“IKRE” 
Terrnave 
 
(1)kjo teme eshte lexuar ne xhamine e fshatit Ternave me rastin e organizimit 
te programit ne naten e Kadrit...
_________________________________________________________________
Die neue Generation der Windows Live Services - jetzt downloaden!
http://get.live.com/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan