Parabola e gruas
Një burrë po ecte në Pazar gjatë një dite, kur sapo myezini thirri ezanin për
namaz sytë e tij panë pjesën e prapme të një gruaje. Ajo ishte çuditërisht e
bukur, dhe kjo dallohej edhe pse ajo ishte mbuluar në mënyrë të duhur, madje as
koka dhe as fytyra nuk i dukej, ndërsa ajo tani u kthye nga ai sikur ta dinte
se ai po mundohej ta imagjinonte atë pa atë veshje, dhe i dha atij një shenjë
përpara se të futej pas një cepi të një dyqani mëndafshi. Burri u godit nga
pamja e saj a thua si të ishte goditur prej një rrufeje nga qielli. Në mënyrë
të padobishme ai po mundohej ti mbushte mendjen zemrës me shumë arsye që të
shkonte pas saj-por vallë a nuk ishte koha për tu falur?-por koha kishte
mbaruar tashmë, nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse ta ndiqte nga pas.
Ai nxitoj të shkonte pas atij dyqani të mëndafsheve në tentativë
për të kapur atë grua, e cila çuditërisht e kishte lënë pas atë madje ajo
kishte shkuar dhe disa dyqane më tej thuajse në fund të Pazarit. Ajo u kthye
nga ai, dhe ai mendoi se mund të shihte diçka nga ajo madje dhe ndonjë
buzëqeshje që mund t\'ia vidhte asaj nën velin që i mbulonte fytyrën, ndërkohë
që ajo sërish ia bëri me shenjë atij- a mos vallë po imagjinonte??
I mjeri ai ajo s\'ishte pranë tij. Kush ishte ajo? Ndonjë vajzë e
ndonjë familjeje të pasur? Çfarë dëshironte? Ai i shpejtoj sërishmi hapat e tij
drejt saj. Dhe kështu që ajo e linte atë gjithmonë nga pas, gjithmonë ai nuk e
arrinte atë, ajo po e torturonte, një herë pas dyqanit të vajit, pastaj pas
dyqanit të lëkurës, larg e më larg derisa arritën aty ku u panë për herë të
parë. Ndërkohë që ndjenja e tij më shumë rritej se sa ulej. A mos ishte e
çmendur vallë ajo? Duke vazhduar kështu ajo shkoi deri në periferi të qytetit..
Dielli perëndoi dhe lindi, dhe ja tek ishte ajo, përballë tij më
afër se kurrë. Tashmë ata kishin arritur tek varrezat e qytetit. Nëse ai do të
kishte qenë në gjendje normale tashmë duhej të frikësohej mirëpo ai nuk ishte
sytë e tij i kishte zënë dashuria për këtë grua..
Tashmë ata i ndante një distancë prej njëzet metrash, ajo shikon
poshtë dhe me një lëvizje të thjeshtë rrëshqet brenda një bodrumi që ishte si
një varr. Atëherë duket se njeriu u kthjellua pak, po në atë moment ai nuk
kishte më kthim pas, kështu që ai zbriti poshtë dhe ndoqi atë..
Brenda, ai pa dy drita që e shoqëronin atë tek një derë e dytë, pas
së cilës ishte një dritë të cilën e kaloi si të parën. Ai e gjeti veten në një
dhomë të madhe, e cila nuk kishte aspak lidhje me botën e jashtme. Ndërkohë që
gruaja ishte ulur në një vend pranë murit, sërish ashtu e veshur e gjitha, e
mbështetur në një shtyllë pranë murit. Në të djathtë të shtyllës burri vërejti
një vend për tu ulur..
“mbylle derën pas teje,” i tha gruaja me zë të ulët dhe të thatë,
që dukej thuajse si një pëshpëritje, “dhe me sill çelësin.”
Ai veproi ashtu siç i tha ajo..
Ajo e pa se si veproi dhe i tha me kujdes “Hidhe!.”
Një rreze drite duket se e goditi kokën e tij dhe logjikën e tij.
Për një moment ai ndenji i heshtur.
“Vazhdo,” i tha ajo duke qeshur, “Ti nuk hezitove të lësh namazin
për të më ndjekur mua, apo jo?”
Ai nuk foli..
“Koha për të falur namazin e akshamit ka mbaruar tashmë” foli ajo
duke e tallur atë. “Pse duhet të merakosesh? Hidhe pra. A nuk do që të kënaqesh
me mua?"?”
Ai e vendosi dorën në lartësinë e gojës së tij dhe më pas pa veten
se si e hodhi çelësin. Ndjeu diçka unikale brenda vetes së tij, dhe një dhembje
stomaku që i kaloj menjëherë. Ai ndjeu habinë, pastaj tmerrin dhe në fund të
kuptuarin..
“erdhi koha të më shohësh,” i tha ajo, dhe ngriti velin e saj për
të treguar fytyrën që nuk ishte ajo e një vajze të re dhe të bukur, por e një
plake të shëmtuar, e zezë e gjitha dhe me shumë të meta në të, nuk kishte aspak
nur brenda saj..
“Shikomë mirë,” i tha ajo. “Unë jam Dynjaja. Kjo botë ishte shumë e
dashur për ty. Ti e harxhove kohën tënde duke më ndjekur mua, dhe arrite të më
kapësh vetëm në varrin tënd. Mirëserdhe në varrin tënd, mirëserdhe.!”
Dhe atëherë ajo qeshi aq shumë sa që i shoi të gjithë qirinjtë një
nga një duke rikthyer errësirën dhe një herë..
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---