Paradoks në ditët tona Paradoksi i këtyre kohërave qëndron në atë se sot kemi rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta. Shumë shpenzojmë e pak kemi Shumë blejmë e pak kënaqemi Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla. Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë Grada pa fund, ndjenja askund Më shumë njohuri e më pak gjykim Më shumë ekspertë, por më shumë probleme Më shumë mjeksi, por më pak shëndet. Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend Zemrat fort pak na qeshin, Ecim me shpejtësi rrufe, zemërohemi pa fre Qëndrojmë vonë e ngrihemi gjithë dembelizëm, fort pak lexojmë e gjithë kohën para televizorit qëndrojmë, Falemi rrallë… Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë Flasim pa mbarim, urrejmë më shumë se sa duam. Sigurojmë jetesën por nuk jetojmë Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë. Hënën e kemi bërë si shtëpinë tonë Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë. Kemi pushtuar hapësirën e jashtme Por, kemi humbur atë të brendshmen. Kemi më shumë por nuk jemi mirë Kemi pastruar ajrin, por ndotur shpirtin Kemi shpërbërë atomin por jo paragjykimet. Sa shumë shkruajmë e sa pak mësojmë Sa shumë plane e sa pak besnikë Sa shumë vrapojmë e sa pak presim Sa shumë informacion e sa pak dije Sa shumë fjalë e sa pak komunikim! Koha e fast-fudeve dhe mezitretjeve E mbipeshës dhe mendjelehtësisë E fitimeve kolosale dhe marrëdhënieve mikroskopike Kohë e paqes botërore dhe dhunës familiare. Më shumë kohë e lirë, por më pak çlodhje Më shumë ushqim, por më pak shëndet Të ardhura me bollëk e divorce në masë Shtëpi të rrethuara dhe familje të shkatërruara Udhëtime rrufe e ambalazhe të asgjesuara Trupa mbi peshë dhe moral i flakur…
“Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni. Me siguri Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.” (Nahl:18) _________________________________________________________________ Explore the seven wonders of the world http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
