Mëkati dhe besimtari
Mëkati dhe besimtari
Mëkatet e lëndojnë zemrën, e errësojnë shpirtin, e dobësojnë trupin, dërgojnë
në humbje, udhëzojnë në zjarr. Nëse të gëzon momentalisht të dëmton më vonë,
prandaj po që se mëkatari do t’i dinte dëmet e mëkateve, do të largohej prej
tyre, do të përmirësohej dhe do të përqendrohej në vepra të mira, mirëpo syri i
mëkatit është i verbër. Disa nga mëkatet e mëdha T'i bësh shirk (t'i bësh shok)
Allahut, të bësh zina (kurvëri), të vjedhësh, të marrësh mallin e tjetërkujt me
dhunë, domethënë të rrëmbesh, të grabitësh, të dëshmosh gënjeshtra, të marrësh
e të japësh kamatë, t'i kundërvihesh nënës e babait, t'i kundërshtosh ata, të
braktisësh vizitat te farefisi e të afërmit, të mos e përdorësh drejt peshoren,
të marrësh ryshfet (të korruptohesh), ta djegësh kafshën të gjallë në zjarr, të
harrosh leximin e Kuranit pasi ta kesh mësuar, ta humbësh shpresën nga mëshira
e Allahut, t'i tradhtosh njerëzit, qofshin myslimanë a qafirë, të hash mishin e
derrit, të bartësh fjalë në mes muslimanëve, të tradhtosh atë që të është
besuar, të përgojosh muslimanin, të gënjesh, të jesh shumë dorështrënguar e
koprrac, të mos frikësohesh nga dënimi i Zotit, t'i besosh fallit të
fallxhinjve, të besosh se tregojnë të panjohurën, të largohesh nga feja jote,
të bëhesh tradhtar, t'i shmangesh diturisë, të insistosh që të bësh vazhdimisht
gjynahe të vogla, t'i afrohesh gruas kur është me menstruacione dhe lehonë, të
bësh vetëvrasje... etj., etj. Vallë çka i shkatërroi popujt e mëparshëm dhe i
rrënoi civilizimet e tyre madhështore? A nuk ishin mëkatet? Për shkak të
mëkateveU larguan prindërit tanë nga xheneti, nga shtëpia e kënaqësisë,
lumturisë e gëzimit në shtëpinë e dhimbjeve, mërzive dhe fatkeqësive.U largua
Iblisi nga mbretëria e qiellit, u përzu dhe u mallkua dhe u bë udhëheqës i
secilit njeri të keq, mohues e të prishur? U fundosën tërë njerëzit në kohën e
Nuhut alejhi selam, gjersa uji u lartësua mbi kodra. U lëshua era kundër
popullit të Adit, saqë u shtrinë për tokë të vdekur dhe iu shkatërrua çdo gjë,
shtëpi, tokë e kafshë. U fundos Faraoni dhe populli i tij në det e shpirtrat e
tyre shkuan në xhehenem, kështu që trupat u fundosën në det, kurse shpirtrat në
zjarr. A nuk është shkak i gjithë kësaj mëkati? A nuk është shkak i kësaj
dhënia pas epsheve, hulumtimi i kënaqësisë së ndaluar?Masat mbrojtëse kundër
mëkatevePara se të bësh mëkat, kujtohu se Allahu të sheh dhe e di të fshehtën
dhe atë që e publikon. “A nuk e di ti (o dëgjues) se Allahu di çka ka në qiej
dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i
katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak
vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë.
Pastaj, në Ditën e Kiametit i njofton ata me atë që kanë punuar. Allahu ka
përshirë çdo send në dijen e vet.” (El-Muxhadele, 7) Një njeri kërkoi prej një
beduineje që të kenë marrëdhënie të paligjshme duke i thënë: “Asgjë s’na sheh,
përveç yjeve.” I tha kjo grua: “Po ku ka shkuar Ai që i ka krijuar këto yje?”
Një njeri hyri në një mal përplot me drunj dhe në vetvete tha: “Nëse këtu bëj
mëkat, askush nuk më sheh.” Atëherë dëgjoi një zë, i cili thoshte: “A nuk e di
Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh
hollësitë.” (El-Mulk, 14) Para se të bësh mëkat, kujtohu se melekët t’i
regjistrojnë të gjitha veprat dhe fjalët, i regjistrojnë në fletoren tënde, nuk
lënë pa regjistruar asgjë. Allahu Fuqiplotë thotë: “Që ai nuk hedh ndonjë
fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf, 18) “Në ditën kur
Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse Allahu ka
mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai që çdo send e
sheh dhe e përcjell.” (El-Muxhadele, 6) “E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon
sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca,
atë do ta gjejë.” (Ez-Zelzeleh, 7-8) Para se të bësh mëkat, kujto: “Ditën kur
çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që
bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë
më e madhe (e mos ta shohë). Allahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen
prej Tij, megjithëqë Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve.” (Ali-Imran, 30)
Para se të bësh mëkat, kujto fjalët e kriminelëve: “Dhe vihet libri (i
veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë:
“Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e
as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente,
e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.” (El-Kehf, 49) Para se të bësh mëkat, kujto
momentin e vdekjes dhe të daljes së shpirtit, pendimin për veprat e tua, mirëpo
atë ditë aspak nuk bën dobi pendimi e arsyetimi. “Nëse bëjnë durim, zjarri
është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në
kënaqësinë e Zotit), atë nuk do të arrijnë.” (Fussilet, 24) Para se të bësh
mëkat, kujto varrin dhe dënimin e tij, ngushtësinë dhe errësirën e tij, krimbat
dhe insektet e ndryshme të tij. Kujto varrin, i cili do të jetë ose një kopsht
i xhenetit ose një gropë e xhehenemit. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Po
mos ta linit varrimin, do t’i lutesha Allahut që t’ju mundësojë të dëgjoni
dënimin e varrit.” Para se të bësh mëkat, kujto dëshminë e gjymtyrëve të
mëkatarëve kundër tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “E ditën kur armiqtë e
Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa afrohen atij,
kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre
për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat
kundër nesh?” Ato thonë: “Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe
neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni.”
(Fussilet, 19-21) Pejgamberi alejhi selam thotë: “Ditën e Kiametit do të
sjellin njeriun që ka jetuar më së miri në dynja, i cili e ka merituar
xhehenemin. Do ta fusin në xhehenem një herë, pastaj do t’i thonë: “Biri i
Ademit, a ke parë ndonjëherë të mira, a ke përjetuar ndonjë të mirë?” Do të
përgjigjet: “Pasha Allahun, jo, Zoti im.” Pastaj do të sjellin njeriun që ka
jetuar më së keqi, mirëpo e ka merituar xhenetin. Do ta fusin një herë në
xhenet dhe do t’i thonë: “Biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të këqija, ke
përjetuar ndonjë të keqe?” Ai do të përgjigjet: “Pasha Allahun, o Zot,
asnjëherë nuk kam parë të këqija.” Para se të bësh mëkat, kujto se mëkatet janë
errësirë njëra mbi tjetrën, kurse zemra sëmuret dhe dobësohet nga shkaku i
mëkateve dhe gabimeve, ndodh që edhe vdes tërësisht. E, kur vdes zemra,
shkatërrimi është i domosdoshëm, kurse humbja e patjetërsueshme. Pejgamberi
alejhi selam thotë: “Sprovat i paraqiten zemrës sikur cerga, e cila është e
bërë nga fijet e kashtës. Ajo zemër e cila i thith sprovat, në të bëhet një
pikë e zezë. E, nëse i mohon, në këtë zemër bëhet një pikë e bardhë, derisa
zemrat të bëhen dy llojesh: e bardhë sikurse sikur qielli i kulluar, këtë zemër
nuk e dëmtojnë sprovat gjersa ekzistojnë qiejt dhe toka. Zemra e dytë është
zemra e zezë dhe e përmbysur, nuk e njeh të mirën as të keqen, përveç asaj që e
ka thithur prej epsheve.” Në fund, para se të bësh mëkat, kujto se mëkatet
shkaktojnë mossuksesin, mosarritjen e diturisë, privimin e riskut, ngushtësinë
e gjoksit, vështirësinë e gjërave, dobësinë e trupit, pakësimin e jetës,
vdekjen e befasishme, çoroditjen e mendjes, ikjen e turpit, xhelozisë, sjelljes
dhe moralit nga zemra. Mëkatet largojnë dhuntitë, sjellin dënimet, asgjësojnë
bereqetin e jetës, të riskut, të diturisë, të veprave, të ibadeteve, e
eksponojnë robin para lloj-lloj dënimesh në dynja dhe ahiret, e nxjerrin robin
nga qarku i ihsanit dhe pengojnë arritjen e shpërblimit të bamirësve. Prej
dënimeve më të mëdha është se shkaktojnë largim mes robit dhe Zotit. E, nëse
ndodh ky largim, atëherë largohen shkaqet e çdo të mire dhe vijnë shkaqet e çdo
të keqe. Dëmet e mëkateveMëkatet lënë gjurmë të këqija dhe të urryera edhe në
zemër edhe në trup, edhe në dynja edhe në ahiret, të cilat vetëm Allahu i di.
Prej tyre janë edhe këto: · Privojnë nga dituria, sepse dituria është dritë të
cilën Allahu e fut në zemër, kurse mëkati e fik këtë dritë. · Privojnë nga
risku, sepse Pejgamberi alejhi selam thotë: “Robi privohet nga risku me mëkatin
që bën.” · Sjellin vetminë që ndien mëkatari në zemrën e tij, me të cilën nuk
ndien asnjë kënaqësi. · Errësira i kaplon zemrën. E ndien realisht ashtu siç e
ndien errësirën e natës. · Privohet nga adhurimi. · Mëkatet shkurtojnë jetën
dhe largojnë bereqetin. · Mëkatet lindin të njëjtat gjëra. Disa dijetarë të
selefit kanë thënë: “Dënimi i një mëkati është mëkati që vijon, kurse
shpërblimi i një të mire është e mira tjetër që pason.”· Vazhdon njeriu të bëjë
mëkate derisa i duken të vogla dhe pa vlerë. Kjo është shenjë e shkatërrimit. ·
Mëkati shkakton mposhtje, sepse e tërë krenaria është në respektin ndaj
Allahut. · Mëkatet prishin edhe mendjen, sepse logjika është dritë, kurse
mëkatet e fikin atë dritë. · Nëse i mblidhen njeriut mëkatet, i vuloset zemra e
bëhet nga të pakujdesshmit. Këtë e kanë thënë disa dijetarë të selefit duke
pasur për bazë ajetin Kuranor: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i
punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (El-Mutaffifin, 14) · Dobësohet vullneti i
zemrës, atëherë forcohet vullneti i mëkatit dhe njëkohësisht vonohet dëshira
për pendim, derisa të largohet tërësisht nga zemra e këtij njeriu. · Mëkatet e
fusin njeriun nën mallkimin e Pejgamberit alejhi selam, sepse ai i ka mallkuar
shumë mëkate, kurse ai që i bën ato mëkate e meriton atë mallkim. “I gjithë
umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet…” Stimulim për
pendim "Padyshim që Allahu nuk fal që Atij t'i vihen shokë në adhurim, por Ai
fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) kujtdo që Ai dëshiron." (En-Nisa, 48)"Thuaj:
O robërit e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e
gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut, vërtet që Allahu i fal
të gjitha gjynahet. Vërtet që Ai është gjithnjë Falësi i madh, Mëshirëploti."
(Ez Zumer, 53)“O biri Ademit! Sikur të më vije Mua me gjynahe sa e gjithë toka,
pastaj të më takosh Mua dhe të mos më kesh shoqëruar shok, atëherë do të vij
tek ti me po aq falje.” “Nuk ka për të hyrë në zjarr ai që thotë La ilahe il-la
Allah.”Pendimi i domosdoshëm për mëkate të mëdhaI nderuar lexues/e, duhet të
nxitosh të pendohesh prej gjynaheve të vogla e të mëdha. Shiko se ç’thotë
Allahu Mëshirëplotë: “Në qoftë se ju i mënjanoni gjynahet e mëdha që jeni
ndaluar t’i kryeni, Ne do t’ju shkarkojmë nga gjynahet e lehta (e vogla) dhe do
t’ju pranojmë në një hyrje madhështore (në xhenet).” (En Nisa, 31)"…Përveç
atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Atyre Allahu do t'ua
shndërrojë të këqijat e tyre në të mira dhe Allahu është Falës i madh,
Mëshirëplotë." (El Furkan, 70)Pejgamberi alejhi selam “Frikësoju Allahut kudo
që të jesh! Pasoje veprën e keqe me një të mirë, që ta fshijë atë!” Në fund një
hadith kudsijNjë njeri bëri një gjynah, pastaj tha: “O Zoti im! Ma fal gjynahun
tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi Im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një
Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre.” Pastaj kthehet dhe bën
përsëri gjynah, pastaj thotë: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i
Lartësuar thotë: “Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal
gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre.” Pastaj kthehet dhe bën përsëri
gjynah, pastaj thotë: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar
thotë: “Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe
që dënon për shkak të tyre. Puno ç'të duash, sepse Unë ta kam falur ty!” Imam
Neveviu thotë: “Sikur gjynahu të përsëritej njëqind herë, një mijë herë apo më
shumë dhe pas çdo gjynahu ai pendohet, pendimi i tij pranohet dhe gjynahet e
tij fshihen. Edhe nëse ai pendohet një herë për të gjitha së bashku, pendimi i
tij është i saktë." Kuptimi i fjalës së Allahut për atë që e përsëriti
gjynahun, në hadithin e mësipërm: "Puno ç'të duash, sepse Unë ta kam falur ty!"
është: Meqë ti pas çdo gjynahu pendohesh, Unë ta kam falur ty! O Allahu ynë, na
mëshiro me Mëshirën Tënde, Ti je Falës i madh!
Eroll Rexhepi19.9.2008
www.klubikulturor.com
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces.
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---