Dr. Zakir Naik 
  
                                      1. POLIGAMIA 
  
Pyetja: 
Përse mashkullit në fenë islame i lejohet që të martoj më shumë së një grua?   
Përse Poligamia është e lejuar në Islam? 
  
Përgjigja 

Definicioni i Poligamisë:
Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një përson e ka të 
lejuar që të ketë më shumë së një bashkëshorte. Poligamia mund të jetë dy 
llojesh. Njëra quhet Poligoni, ku një burrë marton më shumë se një grua, kurse 
lloji i dytë i poligamisë është Poliandria, ku një grua (në të njëjtën kohë) 
marton më shumë se një burrë. Në Islam Poligonia e kufizuar, juridikisht është 
e lejuar, kurse për sa i përket Poliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. 
Në fenë Islame Poligonia e limituar është e lejuar juridikisht, përderisa 
Poliandria është rreptësisht e ndaluar. Tani të ndalemi të pyetja jonë, se 
përse mashkullit i lejohet që të martohet më shumë se me një grua? 
  

Kur’ani është libri i vetëm hyjnor në këtë botë, në të cilin shkruan: “martoje 
vetëm një”.
Libri i shpallur, Kur’ani, është libri i vetëm në faqën e kësaj Gjithësie, në 
të cilin shkruan: "martohuni me një grua"[1]. Nuk ekziston asnjë libër tjetër 
hyjnor të ngjashëm më Kur'anin, i cili porosit njeriun që të martohet vetëm me 
një grua 
Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi që dikush të gjejë 
shtrëngim apo frenim kur është në pyetje numri i grave, pa dallim, qoftë ai i 
Vedas, Ramayan, Mahabarat, Geta, Telmudi apo Bibla. Bazuar në citatet e librave 
të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drejtë të martohet më sado që ai 
dëshiron. Vetëm më vonë, shohim se Klerikët Hindus dhe kishat krishtere bënë 
një kufizim duke shtrënguar martesën vetëm me një grua. Personalitete dhe 
Figura të shumta fetare hinduse, posedonin shumië gra. Sipas librave të tyre 
hyjnor shohim se ata e kishin të lejuar një gjë të tillë, përshembull Mbreti 
Dashrat, babi i Rama’s, kishte më shumë se një grua. Gjithashtu edhe Krishna 
kishte shumë gra. 
Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë, u lejohej që të martoheshin me aq 
sa ata dëshironin, kjo natyrë manifestohej pasiqë Bibla nuk posedonte ndonjë 
kufizim apo rregull se sa gra mund të ketë mashkulli në të njëjtën kohë. 
Ndalimi më shumë gra, apo perkufizimi i martesës vetëm më një grua, hasi vetëm 
disa shekuj më parë, kur Kisha ndaloi një gjë të tillë, dukë e kufizuar 
martesën më shumë gra, dhe duke vënë ristrikte që mashkulli e ka të lejuar që 
të martohet vetëm më një. 
Në Judaizëm Poligonia është e lejuar. Sipas jurisprudencës se Telmudit, 
Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte 
njëqind gra. Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri në kohen e Rabbi Gershom bin 
Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), i cili lëshoi një dekret (urdhërin) për 
ndalimin e këtij zakoni. Komuniteti  Sefardik jehud, të cilët jetonin në 
shtetet islame, vazhduan ta praktikonin zakonin e martesës më shumë gra gjer në 
vitet e fundit, gjegjësisht deri në vitin 1950, deri kur akti nga prijësi 
kryesor i Rabinëve të Izraelit, përhapi urdhërin mbi ndalimin e martesës më 
shumë se më një grua. 
*Shënim më rëndësi: Sipas regjistrimeve të përgjithshmë (censusit) të Indisë, 
në vitin 1975 Hindusët kishin qenë më shumë pligonues se sa muslimanët, d.t.th; 
praktika e martesës më shumë gra ishte më e madhe tek Hindusët se sa të vet 
muslimanet. 
Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Committee of The Status of 
Women in Islam’ i publikuar në vitin 1975, në faqe 66 dhe 67 tregon se 
përqindja e poligamisë përgjat viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e 
hindusëve, kurse vetëm 4.31% nga ana e muslimanëve. Bazuar në ligjin e Indisë 
për të drejtën dhe legjitimitetin e Poligamis, vetëm muslimanët janë të lejuar 
të kenë më shumë se një grua. Në Shtetin e Indisë është jolegjitime për 
jomuslimanin që të ketë më shumë se një grua. Pavarësisht nga ndalesa 
(ilegaliteti) e këtij fenomeni, Hindusët posedojnë gra të shumta në krahasim me 
muslimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i përket numrit të grave nuk ishte 
prezente as për hinduset, me një fjalë, atyre u lejohet poligamia. Vetëm në 
vitin 1954, kur Akti për Martesën Hinduse – Hindu Marriage Act – u bë ilegal që 
një hindus të ketë më shumë se një grua. Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë 
vie nga Legjislacioni Indian, i cili ndalon mashkullin të martoj me shumë se 
një grua, e jo Citatet e Shenjta Hinduse (Hindu Scriptures). 
Le të zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mashkullit Poligamin. 
  
3. Kur’ani lejon Poligamin e kufizuar 
Siç kam potencuar edhe më lartë, Kur’ani është libri i vetëm Hyjnor në 
siperfaqen e Tokës, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “martoje vetëm 
një”. Në lidhje më kontekstin në fjalë vijon ajeti kur’anor i kaptinës Nisa, 
siç vijon: 
“Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë 
martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i 
frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me 
ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që 
të mos gaboni”.[2] 
  
Limiti për Poligonin - para zbritjes se Kur’anit - nuk ishte i përkufizuar, 
thënë më mirë, martesa me shumë gra nuk kishte ndonjë limit të caktuar, ndaj 
dhe shumë meshkuj kishin shënuar numër të madh të grave, prej tyre kishte që në 
pushtetin e tyre numëronin njëqind gra. Islami erdhi duke vënë përkufizimin 
deri në katër gra. Islami legjitimoi mashkullin që të martoj dy, tri apo katër 
gra, mirëpo një gjë e tillë lejohet vetëm atëherë kur të plotëson kushtin që 
ndaj tyre të mbani drejtësinë, d.t.th. mes grave tuaja që keni në pushtet të 
jeni të drejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjten kaptinë, na tregon rreth 
pamundësisë se mbajtjes se drejtësisë në mes tyre: 
  
“Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, 
pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse 
përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), Allahu ju falë dhe ju mëshiron”.[3] 
  
Prandaj Poligonia nuk është një parim, por është një përjashtim i lejuar. Shumë 
njerëz janë të sunduar nga keqkuptimi se Poligonia (Poligamia) është e 
domosdoshme për muslimanin, d.t.th se muslimani është i detyruar që në 
pushtetin e tij të posedoj më shumë se një grua. 
Më gjerësisht, Islami ka pesë kategori të lejuarave dhe të ndaluarave 
 (i) ‘Farz’ e detyrueshme apo obligative. 
(ii) ‘Mustehab’ e pelqyeshme apo inkurajuese. 
(iii) ‘Mubah’  e lejueshme apo e pranueshme 
(iv) ‘Mekruh’ e papelqyeshme, joinkurajuese 
(v) ‘Haram’ e ndaluar apo diqka jolegjitime. 
  
Me që përmendem kategoritë, shohim se Poligamia hynë në rangun e gjërave të 
lejuara por assesi të obliguara – që medoemos duhet aplikuar -, si rrjedhoj, 
nuk mund të thuhet, e as të pretendohet se ai i cili në pushtetin e tij posedon 
dy, tri, apo katër gra është musliman më i mirë se ai i cili ka vetëm një grua.
 
4. Jetëzgjatja mesatare e grave është më e madhe se ajo e burrave. 
  
Nga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura përafërsisht me një 
proporcion të njëjt. Foshnja e gjinisë femërore posedon më shumë imunitet se 
ajo e gjinisë mashkullore. Foshnja e gjinisë femërore është në gjendje t’i 
luftoj mikrobët dhe sëmundjet tjera shumë më mirë se sa foshnja mashkull. Për 
këtë shkak, përgjat moshës se pediatrisë, gjejmë se vdekja merr më shumë 
foshnje të gjinisë mashkullore në krahasim më numrin e vogël të foshnjeve 
femra.   
Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i meshkujve të vrarë në luftë 
është më i lartë se sa ai i grave. Po ashtu, numër të madh të mbytjeve në 
krahasim më gratë, si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve, shënojnë meshkujt 
(burrat), si rrjedhoj, jetëzgjatja mesatare e grave është më e madhe se ajo e 
burrave dhe secili nga ne është në gjendje të gjej dhe te konstatoj se numri i 
të vejave është më i lartë se sa numri i vejanëve. 
 
Nga gjuha angleze:
Mr. Fehim Dragusha
 
Burimi: ANSWERS TO NON – MUSLIMS’ COMMON QUESTION ABOUT ISLAM (Spreading the 
Truth of Islam) Islamic Research Foundation



[1]) Në lidhje me këtë, Allahu Fuqiplotë thotë: “Në qoftë se frikësoheni se nuk 
do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju 
pëlqejnë: me dy, me tri, e me katra, e nëse keni frikë se nuk do të jeni të 
drejtë, atëherë martohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. 
Në këtë mënyrë më së lehti do t’i ruhenipadrejtësisë” (Kur’ani, En-Nisa 4). 
Duhet ta përmendi se ajeti i sipërshënuar ka zbritur pas betejs së Uhudit, në 
të cilën ranë shehid një numër  i madh i myslimanëve. Shumë gra të dëshmorëve, 
kishin mbetur të veja, andaj në mënyrë që edhe këtyre grave t’u  sigurohej 
jeta, u lejua edhe Poligamia, e cila për kohën të cilën po e jetojmë, është më 
se e nevojshme, përshkak se kjo ndalon nga imoraliteti (zinaja). Të gjithë ata 
që thërrasin ne moslejim të martesës më shumë se një grua, i gjejmë të kenë 
lidhje jolegjitime me vajza, apo gra të tjera. Një numër jashtëzakonisht i madh 
i vajzave, tani kanë mbetur të pamartuara si rezultat i emigrimit të të rinjve 
tanë. (shën. i përk).

[2]) Kur’an, En-Nisa, 3.

[3]) Kur’an, En-Nisa, 129.__
nnnN
Nga gjuha angleze:
Mr. Fehim Dragushaga gjuha angleze:
Mr. Fehim Dragusha
 ._,___ 
_________________________________________________________________
Stanco della solita finestra? Personalizza la tua Hotmail!
http://www.messenger.it/personalizza.html#sfondi
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan