http://ankebut.com/index.php?option=com_content&task=view&id=93&Itemid=551





 
E çuditshme është çështja e kësaj feje 
 
 
 




  

  
    Sa herë që  e trazojnë fatkeqësit asaj i shtohet fuqia dhe qëndrueshmeria. 
Sa herë që e prek zjarri ajo shkëlqen edhe më tepër si ar i pastër. Sa herë që 
atë e godasin trazirat asaj i rritet qëndrueshmeria dhe e vazhdon qëllimin e 
saj me një besnikëri që i trondit edhe malet e palekundshme. Sa herë  që  e 
rrethojnë atë thikat e urretjës i rritet shendeti. 
Si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai 
pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i 
tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. [El-Fet-h. 29]        Nuk e teprojmë nëse 
themi se nuk ka fazë prej fazave të historisë, që i është ashpersuar dinakëria 
kundër kësaj feje dhe janë sulur armiqtë nga çdo vend dhe ngacemojnë ngacmuesit 
se sa faza e tanishme. Dëshirojnë që  t'ia humbasin Islamit çdo mundesi 
vepruese dhe të kthehet në barrë të lehtë  pa asnjë  fuqi e mundesi.        Ata 
perpiqen të thajnë burimet i da'wes, levizjes, edukimit, mendimit dhe 
ekonomisë, ashtuqë mos t'i mbesë kësaj feje absolutisht asgjë.         Ata po 
mledhin miq e armiq dhe thërrasin nga çdo vend me moton: Gjymtojeni këtë 
gjigant…! Përpiquni ta përkufizoni atë që ta zhvishni prej çdo mundesie 
vepruese dhe ta bllokoni atë nëpër qeli e burgje e xhamia dhe të mos marr jetë  
më kurrë e asnjëherë...!        Fondet financiare, organizatat bamirëse, 
aktivitetet e da'wes dhe shkollat fetare, që të gjitha duhet të mbyllen dhe të 
vedoset në dyert e tyre dyell i kuq, që të mos guxojë askush që t'i thyej 
drynat dhe të hyjë!        Ne pamje të parë, me shikim të shpejtë, me llogari 
të padjallëzuar duket se Islami është m'poshtur dhe atë e ka marrë një kthim i 
kundert në historinë e tij. Mirëpo, realiteti është krejtësisht i kundërt.      
  Islamit i është rritur lartësia dhe shtrirja e tij. Ai që në fillim ka 
ndritur dhe gjithherë qe pat pengesa dhe mundime ishte aktiv dhe frytdhënës. Do 
të qendrojë ky artikull me një hallkë të vetme prej hallkave të suksesit Islam 
mbi dinakrine e komplotet e thurrura kundra tij. E kjo është hallka e përhapjes 
së tij në vendet përendimore.        Numri i përsonave që kanë pranuar Islamin 
në shtetët e bashkuar të Amerikës gjatë pesë vitëve të fundit është më i madh 
se sa pesë vitet e mëparshem. Kjo është një statistikë  e deklaruar nga 
Kanadaja.         Ata dëshirojnë të dinë rreth kësaj feje dhe sapo e njohin atë 
binden me argumentet e saja dhe deklarojne përkatësinë e tyre në të. Sepse ajo 
ka fuqi të çuditshme, terheqese dhe e trajton ate me senqeritet e objektivitet. 
       Ajo ështe fe e atyre që logjikojnë me plotkuptimin e fjalës e nuk fsheh 
asnjë çështje që ka të bëjë me mendjen e logjiken  në mënyre absolute. E njejta 
gjë ndodhë edhe në Evrope. Nuk kemi mundesi të ndjekim në detaje këto 
statistika. Por, në vend të saj mjafton që të hedhim një shikim sipërfaqësor.   
     Nën titullin: "Belgjika mbanë mesatarën më të lartë të njerzëve që kanë 
pranuar Islamin në Evropë", që është publikuar në faqën islam "Islam online" me 
datën  26 Shkurt 2006.        Në kafenenë që gjindet në rrugën Limunih në 
qëndër të kryeqytetit të Belgjikes-Brukselit, përqendrohet shumica e Arabëve. 
Të rinjtë muslimanë, që dëshirojnë të martohen shumë herë përdorin një fjalë 
popullore marokiane: "xhebit'ha", e cila ka për qëllim kthimin e belgjikjanëve 
në Islam si kusht për t'u martuar me ta.        Por, ky nuk është shkaku i 
vetëm dhe kryesor për pranimin e Islamit të belgjikjaneve. Delegati i "Islam 
online" në Bruksel  thotë  se: Dukuria e perqafimit të Islamit nuk kufizohet  
vetëm në të rejat belgjikjane, por edhe në të rinjtë belgjikan.        Kjo 
dukuri e shtyu gazetën Belgjikane "Luswar" ta quaj këtë realitet "Kembana e 
Alarmit". Kjo gazetë e publikuar me  datë 18 Shkurt 2006 ka përmendur se  
llogaritjet e bëra konstatojnë se numëri i belgjikanëve, që kanë përqafuar 
Islamin në pak vitet e fundit arrin afersisht në 40 mijë dhe kjo shifër është 
mesatarja me e larte në Evrope, pikërisht kur e krahasojmë me numërin e 
banorëve që është 10 milion banorë.        Kjo dukuri i ka shtyrë ekstremistat 
e djathte belgjikane që të tërheqë vërejtjen nga martesat e përziera me 
muslimane, që sipas burimeve të publikuara në gazetën  "Luswar" arrinë numëri i 
përgjithshem i muslimaneve belgjikane në 450  mijë.        Xhirum Franso - 27 
vjeçar, njëri nga përqafuesit e rinj të Islamit, në një takim të tij me 
webfaqën "Islam online", datë 20 Shkurt 2006, tregon se ai ishte martuar me 
marokianen pasiqë e kishte përqafuar Islamin, dhe se shkak i pranimit të 
Islamit para  7 vitesh  nuk ka  qenë dëshira për t'u lidhur me muslimanën  
marokjane. Por, shkak ishte kërkimi i tij për "ngopjen e shpirtit dhe 
realitetit fetare. Ky është fakti i vetëm që e solli atë në Islam.        Sa 
për sekretin e perqafimit të Islamit Xhirum thotë se ajo është fe pa 
ndërmjetësuesa, dhe shton: "Kjo është  ajo çka unë kërkoja. Dhe kur shqiptova 
Fjalën e  deshmisë, fillova namazin dhe u martova me një muslimane. Ndjeva në  
brendësinë time se unë  gjithmone kam qenë  musliman."        Dëshirat për të 
qënë një musliman që para se të bëhej musliman e çuan edhe Fransus Klarinfal – 
47 vjeçarë, që  ta pranojë  Islamin.        Ai thotë se të ecurit  e tij drejtë 
Islamit ishte një ecje për të kërkuar të vërtetën.        Klarinfal pati kaluar 
ndryshime të shumta në jetën e tij. Nga simpatizant i katolicizmit, aktivist në 
partinë komuniste, deri në ateizem, dhe s'ka  gjetur gjë që  ia përmbush 
dëshirat shpirtërore perveç Islamit, ku thotë: "Kur e zbulova Islamin u ndjeva 
se unë arrita në shtëpinë  time e në familjën time.
_________________________________________________________________
Cerchi un locale per la serata? Chiedilo a Live Maps!
http://maps.live.it/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan