Kodi i Da Vinçit dhe falsifiteti i Biblës                                       
All-llahu i madhëruar në Kuranin fisnik thotë: “Të mjerët ata, që me duart e 
veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: ‘Ja, ky është prej All-llahut’, për të 
nxjerrë ndonjë përfitim të parëndësishëm. Dhe të mjerët ata për atë që kanë 
shkruar duart e tyre dhe mjerë ata për atë që fitojnë!” (El Bakarah, 79)    I 
Dërguari a.s. tregon se All-llahu i madhëruar në një hadith kudsi ka thënë: 
“Unë i krijova robërit e Mi në fenë e drejtë ( e pastër islame ), por shejtanët 
i bëjnë që ata të humbasin rrugën e drejtë.“ (transmeton Muslimi)Mbi lajthimin 
dhe devijimin e të krishterëve nga rruga e drejtë, Kur’ani i shenjtë na tregon 
në shumë ajete. Këtë të vërtetë kohëve të fundit e tha edhe një i krishterë – 
Den Brown, në romanin e tij “Kodi i Da Vinçit”. Ky është bestselleri i 
shekullit XXI, një thriller me sfond mistiko-ezoterik. Romani i tij, vetëm për 
një vit, është përkthyer në dhjetëra gjuhë botërore dhe është shitur në mbi 40 
milion kopje.Në këtë roman shpalosen disa prej fakteve historike rreth 
shtrembërimit të ideologjisë së krishterë, korruptimit të Biblës dhe autorësisë 
njerëzore të saj dhe mbi intervenimin e dorës së njeriut në vetë thelbin e 
teologjisë së krishterë. Të gjitha këto, autori i romanit i quan ‘transformim 
grotesk’.Heroi i Brown-it thotë: “Bibla në formën që njihet prej nesh, është 
kompletuar nga perandori pagan i Romës, Konstandini i Madh. Konstandini kishte 
vendosur se duhej të bënte diçka. Në vitin 325, ai vendosi të bashkojë Romën 
nën një religjion, nën Krishterizmin.Historianët akoma çuditen me gjenialitetin 
nëpërmjet të cilit Konstandini i ktheu paganët, që adhuronin diellin, në të 
krishterë. Duke i bashkuar simbolet pagane, datat dhe ritualet me traditën e 
krishterë, ai bëri një lloj feje hibride të pranueshme për të dyja palët.Asgjë 
në Krishterizëm nuk është origjinale…Konstandinit i është dashur që ta forcojë 
traditën e re krishtere, prandaj ka mbajtur tubimin ekumenik të njohur me emrin 
“Kuvendi i Nike-së”.Në atë tubim është diskutuar dhe votuar për shumë aspekte 
të Krishterizmit si dhe për statusin hyjnor të Jezusit. Gjithnjë deri në atë 
çast të historisë, Jezusi, nga ithtarët e tij të hershëm, konsiderohej profet i 
vdekshëm – njeri i madh dhe i fuqishëm, por megjithatë konsiderohej vetëm një 
njeri i zakonshëm..Shpallja e Jezusit për “bir të Zotit” është propozuar 
zyrtarisht në kuvendin e Nikesë, ku është votuar për të…Dhe është votuar (pro) 
madje shumë ngushtë.Mirëpo dhënia e statusit hyjnor Jezusit ishte kyçe për 
bashkimin e mëtejshëm të perandorisë Romake dhe për vendosjen e re të bazës së 
fuqisë së Vatikanit. Me të pranuarit zyrtar të Jezusit për “bir të Zotit” 
Konstandini e transformon Jezusin nga një njeri në një hyjni që ekziston jashtë 
kufijve të botës njerëzore, në një entitet fuqia e të cilit është mbi të 
gjitha. Kjo jo vetëm që ka pamundësuar rrezikimin e mëtutjeshëm të 
Krishterizmit nga paganizmi, por edhe ithtarët e Kishës kanë mundur të tubohen 
vetëm nëpërmjet vendosjes së një ndërmjetësuesi të shenjtë – Kishës katolike 
romake.E gjithë kjo ka qenë ekzluzivisht për shkak të fuqisë.Krishti dhe 
proklamimi i tij si Mesi-Shpëtimtar ishte kyç për funksionimin e Kishës dhe të 
shtetit. Shumë shkencëtarë pohojnë se Kisha e hershme tekstualisht e ka vjedhur 
Jezusin nga ithtarët e tij të parë, duke ia rrëmbyer porositë njerëzore dhe 
duke e përdorur këtë për përhapjen e fuqisë së saj.Ndonëse Konstandini e ngriti 
Jezusin në një shkallë hyjnore, gati 4 shekuj pas vdekjes së tij, tashmë 
ekzistonin me mijëra dokumente që dëshmonin për jetën e Jezusit si jetë e një 
njeriu të zakonshëm.Konstandini me veprimin e tij e ndryshoi historinë e 
Krishterizmit. Që nga ai çast pasoi momenti më transformues në historinë e 
krishterë…Konstandini porositi dhe pagoi shkruarjen e një Bible të re, nga e 
cila u lanë të gjithë ata ungjij që kanë folur për cilësitë njerëzore të 
Jezusit. Në Biblën e re u futën ungjij që e shndërruan Jezusin në një qenie 
hyjnore. Ndërkaq, ungjijtë më të hershëm u ndaluan, u konfiskuan dhe u 
dogjën…Gjithsecili që do të përcaktohej për ungjijtë e ndaluar, të vend të 
ungjijve të versionit të Konstandinit do të shpallej heretik. Ata që zgjodhën 
historinë origjinale të Krishtit ishin heretikët e parë.Për fat të historianëve 
disa nga këta ungjij Konstandini nuk pati sukses që t’i zhdukë…Sigurisht, 
Vatikani duke iu përmbajtur traditës së tij të dezinformimit, është përpjekur 
me të gjitha forcat që ta pengojë publikimin e tyre …” Adhurimi i Jezusit, 
sikurse e përmendëm, ishte diçka që e shpiku perandori Kostandin në këshillin e 
Nike-së (Turqia e sotme), në vitin 325 pas Isait a.s. për të forcuar pozitat e 
veta, meqë Krishterizmi kishte filluar të bëhej më i “suksesshëm” se 
paganizmi.Ndërkaq idenë e ngritjes së njeriut në lartësinë e Zotit, që e 
predikonin mendimtarët grekë, të krishterët e zëvendësuan me idenë e zbritjes 
së Zotit tek ne!!Edhe para paraqitjes së këtij romani, në vitet shtatëdhjetë të 
shekullit të kaluar, Krishterizmi u trondit nga diskutimi i madh teologjik mbi 
atë se a është Jezusi Zot, apo vetëm njeri. Është diskutuar mbi mitin e 
Trinitetit dhe mitin e inkarnimit të Hyjit-Zotit tek njeriu- Jezusi.Se 
individualiteti hyjnor i Jezusit është i pavërtetë dhe vetëm mit i Kishës, këtë 
e kanë argumentuar edhe teologët e krishterë, profesorë të teologjisë së 
krishterë nga universitete të njohura botërore.Shtatë profesorë të njohur 
universitetesh nga Britania e Madhe kanë shkruar librin me titull “The Myth of 
God incarnate” që për herë ta parë është publikuar më 1977 në Londër. Deri në 
vitin 1981, libri është botuar 6 herë. Autorë të librit ishin personalitete të 
shquara dhe profesorë të teologjisë së krishterë nga Oksfordi, Kembrixhi, 
Birmingemi, etj. Mirëpo libri dhe autorët e tij kanë përjetuar një sulm të 
tmerrshëm nga Kisha, e cila ka kërkuar që ata të largoheshin nga pozitat e tyre 
të larta. Por, libri përjetoi një sukses botëror. Libri ngjalli diskutime të 
panumërta si rezultat i qëndrimit të atyre profesorëve dhe mohimit të mësimeve 
kishtare nga ana e tyre dhe mospranimit të inkarnimit hyjnor në personalitetin 
e njeriut- Jezusit. Këto fakte dhe shumë të tjera bëjnë që për çdo ditë njerëz 
nga besimi i krishterë duke kuptuar të vërtetën hyjnore pranojnë islamin.   
Krijuesi i gjithësisë, thotë: “E mohuan të vërtetën (bënë kufër) ata që thanë: 
’Zoti është Mesihu (Isai), i biri i Merjemes!’ kurse Mesihu tha: ’O beni 
israil, adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj’. Kush i bën shok 
All-llahut, All-llahu ia ka ndaluar xhennetin dhe vendbanimi i tij është në 
xhehennem. Për mizorët nuk ka ndihmëtarë. Mosbesimtarë janë ata që thanë: 
’All-llahu është një nga tre!’ Por nuk ka asnjë Zot tjetër përveç një Zoti të 
vetëm...“ (El Maidetu, 72, 73)    Erich From ka të drejtë kur thotë se 
“Intelekti i manipuluar, i privuar nga arsyeja, është i rrezikshëm, sepse i 
detyron njerëzit të veprojnë në një mënyrë, që nga pikëpamja e arsyes mund të 
rezultojë shkatërruese për ta.“ Tertuliani, një intelektual i krishterë, shpreh 
thelbin e besimit të krishterë kur thotë: "Credo quia absurdum. Besoj sepse  
është absurde! "Sigurisht se një bindje e tillë krishtere nuk pajtohet me 
besimin e çiltër dhe të pastër islam. Muslimani nuk beson në atë që bie ndesh 
me arsyen e shëndoshë. Besimi islam nuk është i veshur me të pavërteta dhe 
fantazi të çoroditura. Muslimani beson sepse besimi është ndjenjë e lindur dhe 
e natyrshme, dhuratë e dhënë nga All-llahu,  sepse kështu jeta ka kuptim, ngaqë 
ai është logjik dhe nuk është absurditet, por është maja e urtisë, sepse të 
besuarit dhe bindja ndaj Zotit janë misioni dhe qëllimi i krijimit të njeriut 
në këtë botë.“Në Islam nga besimtari nuk kërkohet që të flak mendjen dhe të 
besoj, sepse feja dhe shkenca, besimi dhe arsyeja qëndrojnë përkrah njëra 
tjetrës.  Ajni Sinani



BIBLËS dhe KUR'ANIT


www.bibladhekurani.com       
_________________________________________________________________
Stanco della solita finestra? Personalizza la tua Hotmail!
http://www.messenger.it/personalizza.html#sfondi
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan