Përmbledhje e mësimeve dhe dobive nga Namazi1. Allahu,subhanehu ve teala, i 
shlyen mëkatet me këto pesë namaze.2. Pesë namazet janë shlyerje për atë që ka 
ndodhur mes tyre, nëse mëkatet e mëdha janë shmangur.3. Mëkatet e shkëtërrojnë 
dhe e djegin njeriun dhe andaj është e domosdoshme që të shuhet ajo me namaz.4. 
Muslimani e rrin nivelin e e të sinqertëve dhe shehidëve në llogari të namazit, 
sadakasë dhe agjërimit të tij.5. Superioriteti i namazit 1 mbi veprat tjera.6. 
Allahu, subhaneu ve teala, ka falë dhunti mbi atë shoqërues duke e futur në 
Xhennet para vëllaut të tij që ka vdekur si shehid, sepse ky është falur më 
shumë se ai.7. Namazi është dritë që e ndriçon rrugën e robit në këtë jetë dhe 
në jetën tjetër.8. Begatia e përuljeve dhe namazve është rruga për ta shoqëruar 
Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, në Xhenet.9. Dy reqate të namazit janë 
më të dashura për njeriun e vdekur se sa e tërë bota dhe gjith çka që ka në 
të.10. Derdhja e zemrës para Allahut gjatë namazit e vendos njeriun në pozitën 
e njëjtë sikur dita që e ka lindur nëna.11. Personi do të hidhet në Zjarr, 
kërkojmë mbrojtje nga kjo, dhe melaiket do ta largojnë atë duke e njohur përmes 
shenjave të sexhdes.212. Namazi i zgjidh nyjet e shejtanit i cili i lidhë në 
kokën e njeriut.13. Namazi i natës është namazi më i shkëlqueshëm, pas atyre 
obligative.14. Ai që falet natën arrin shpërblimin që shumica e njerëzve nuk 
mund ta arrijnë.15. Mirënjohje i shprehet Allahut, me namazet obligative dhe me 
namazin e natës.16. Namazi më i dashur te Allahu është namazi i Davudit, alejhi 
selam, që është të falurit në një të tjetën e natës dhe të flejturit në dy të 
tretat tjera.317. Pasi që Allahu ka dhuruar mirësi mbi robin e Tij gjatë natës 
kur i pranohet lutja, është e duhur që muslimani ta dëshirojë këtë dhe ta 
kërkojë atë që t`i jepen të mira në këtë jetë dhe në Ahiret.18. Namazi i natës 
është dëshmi për ndershmëri dhe takva (devotshmëri) dhe ajo i shlyen mëkatet 
dhe ndalon njeriun që të bjerë në to.19. Allahu i Plotfuqishëm dhe i 
Madhërishëm, me Mëshirën e tij i kaplon burrin dhe gruan të cilët ndihmohen mes 
veti në kryerjen e namazit të natës. Nëse njeri refuzon tjetri e spërkatë me 
ujë në fytyrë.20. Dy reqate namaz gjatë natës e bëjnë njeriun të jetë në mesin 
e burrave apo grave që shpesh e përmendin Allahun.21. Allahu gëzohet me njeriun 
i cili ngritet prej gjumit, largohet nga shtrati, nga gruaja e tij dhe dashuria 
ndaj saj për të kryer namaz. Allahu qeshet me të dhe i njofton melaiket për atë 
njeri.22. Nuk ka xhelozi dhe garim në mes dy njerëzve, përveç dy njerëzve, 
njëri prej tyre që falet natën duke lexuar Kur`anin që Allahu ia ka dhuruar 
atij.23. Secili që i ka lexuar dhjetë ajete gjatë namazit të natës, nuk do të 
shkruhet në mesin e të pakujdesshmëve, një Kintar i shërblimit do të shkruhet 
për të dhe Allahu, subhanehu ve teala, do t`i thotë: "Lexo dhe ngritu një gradë 
për çdo ajet që e lexon", deri sa të arrin te ajeti i fundit që e di. Allahu i 
dhuron atij përjetësi.24. Secili që falet natën duke lexuar njëqind ajete 
shkruhet në mesin e besimtarëve të devotshëm dhe sicili që falet duke lexuar 
njëmijë ajete shkruhet në mesin e Mukantarinëve dhe secili që falet me dyqind 
ajete shkruhet në mesin e bisimtarëve të devotshëm dhe të sinqertë.25. Ai që 
ecë deri në namazi (xhami) ngrihet në gradë dhe i shlyen mëkatet, njëlloj sikur 
kur shkon në xhami ashtu edhe kur kthehet nga ajo.26. Për çdo hap që e bën, ai 
pranon dhjetë vepra të mira.27. Muslimani shkruhet në mesin e adhurueseve që 
nga koha kur largohet prej shtëpisë deri sa të kthehet në të.28. Shpërblimin më 
të madh nga namazi e ka ai që ecë më së largu deri në namaz dhe pastaj ai që 
ecë më larg se ky.29. Një hap që e bën robi duke shkuar në namazin me xhemat 
llogaritet sadaka për të.30. Hapat e shumtë drejt xhamisë është nga 
"Er-Riba`at" (mbrotja e kufinjve).31. çdoherë që robi del për të shkuar në 
xhami në mëngjes ose në mbremje Allahu, subhanehu ve teala, përgatitë për të 
gosti në Xhenet.32. Allahu e bën dritën e atyre që ecin në errësirë për të 
shkuar në xhami, të përkryer dhe të përsosur në Ditën e Gjykimit.33. Shpërblimi 
i atij që largohet nga shtëpia në gjendje të pastërtisë për namazin obligativ 
është sikur shpërblimi i haxhiut në gjendje të ihramit.34. Ai që del për të 
shkuar në xhami ka garancë nga Allahu, subhanehu ve teala, se Ai do t`i 
sigurojë mbështetje (mjete jetese) dhe do t`ia plotësojë nevojat.35. Ai që 
shkon për ta falur namazin me xhemat, paso që e ka zbukuruar abdesin e tij dhe 
udhëton për ta vizituar Allahu i Lartmadhërishëm, i është dhuruar mirësi e 
madhe ngase Allahu, subhanehu ve teala, i nderon robërin e tij që e vizitojnë 
Atë, dhe nderimi i Allahut, subhanehu ve teala, për ta është shtimi i besimit, 
shfaqja e bujarisë ndaj tyre, shpërblimi i tyre, ngritja e gradëve të tyre, 
largimi i vështirësive dhe qetësia dhe kënaqësia e zemrave të tyre.36. Obligimi 
për t`u falur me xhemat.37. Pejgamberi , salallahu alejhi ve selem, nuk ka bërë 
lëshim për plakun e verbër për t`ia lejuar të mos falet me xhemat. Si mundet 
pra atëherë të ketë lëshim për ata që janë të shëndoshë dhe të aftë?!38. Secili 
që e braktisë namazin me xhemat i kanoset shkujdesi dhe vulosja e zemrës.39. 
Largimi nga namazi me xhemat është shenjë e hipokrizisë.40. Përpjekjet e 
skajshme të as`habëve, radijallahu anhuma, për ta falur namazin me xhemat 
pambarësisht nga rrethanat e vështira. Disa nga selefët thonin: "Namazi është 
nga Ahireti andaj kur hin në të largohesh nga 
dunjaja".Fusnota----------------------------------------1. Me kusht që personi 
të ketë besimin e drejtë, të shëndoshë dhe në përthshmëri më Parardhësit e 
Devotshëm të këtij Umeti.2. Kushti për të qenë i larguar nga Zjarri për shkak 
të ndërmjetësit të melaikeve (dhe të tjerëve) është që personi të jetë nga 
Njerëzit e Teuhidit. Nërmjetësimi është vetëm për Njerëzit e Teuhidit.3. Për 
shkak të thënies së tij, salallahu alejhi ve selem: "... ai flente gjysmën e 
natës, pastaj falej për një të tretën e saj, pasaj flente një të gjashtën e 
saj. "Kur gjysma i shtohet një të gjashtës është dy të treta.Marrë nga Libri: 
"Rruga e Udhëzimit"Autori i Librit: Ibën Kajim el-Xhevzi teuhid.net 
_________________________________________________________________
Comunica, gioca e divertiti con i tuoi amici su Messenger!
http://www.messenger.it
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan