Ajete mbi (shtyllën e pestë) haxhinThotë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij 
famëlartë: “Kodrinat Safa dhe Merve ( në Mekë) janë pjesë, shenja e Simboleve 
të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre (vizitë jashtë 
kohës së haxhit), s’ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. E kush bën vepra 
të mira vullnetare (jo obliguese), ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues 
dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare, 158) “Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e 
reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të 
haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin 
paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni 
në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” 
(El-Bekare, 189)“Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë 
pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat 
tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Po kush është prej jush i sëmurë ose 
ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta 
zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt, (nga 
armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas 
mundësisë. Ndërsa ai që nuyk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë 
në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. 
Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se 
Ai dënon ashpër.” (El-Bekare, 196)“Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. 
Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), 
grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni 
me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është 
devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” (El-Bekare, 
197) “Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të 
ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që 
ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ku më parë ishit të humbur!” 
(El-Bekare, 198) “Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni 
ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” 
(El-Bekare, 199) “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu 
siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti 
ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën 
tjetër.” (El-Bekare, 200) “Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të 
teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk 
bëjnë gjynah; nuk bënë gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet 
Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!” 
(El-Bekare, 203)“O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e 
kafshëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Derisa të gjendeni në ihram gjatë 
haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.” 
(El-Ma’ide, 1)“O besimtarë! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as 
të muajve të mëdhenj, as të Kurbanit të Qabesë, as të kurbaneve të shënuar me 
gjerdan, as (mos i pengoni) ata që janë nisur të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, 
duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Pas heqjes së ihramit 
gjuani. Dhe mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, që ju penguan të vizitoni 
Qabenë, pra, kurrsesi të mos ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmojeni njëri-tjetrin 
në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe 
armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Ma’ide, 2)“Ju është 
lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim nga deti është për t’u kënaqur ju dhe 
udhëtarët, por ju është ndaluar gjuetia e tokës, derisa të gjendeni në ihram. 
Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni!” ( El-Ma’ide, 96) “Allahu e 
ka bërë Shtëpinë e Shenjtë të Qabesë, muajin e shenjtë, kurbanin dhe shenjat e 
tyre vlera të përhershme për njerëzimin, në mënyrë që ju ta dini se Allahu di 
gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo 
gjë.” (El-Ma’ide, 97) “Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga 
rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për 
të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend 
dhe, ata që synojnë ta përdhosin (xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të 
shijojnë dënim të dhembshëm.” (El-Haxhxh, 25) “Thirri njerëzit për haxhillëk: 
ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të 
dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara 
mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe 
ushqeni nevojtarin e varfër!” (El-Haxhxh, 27-28) “Pastaj, haxhinjtë le të 
pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull 
Shtëpisë së lashtë.” (El-Haxhxh, 29) 
Eroll Rexhepi26.10.2008
 
Marr nga www.Klubikulturor . com
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan