Rëndësia e lojës së fëmijëve me prindërit 
 
 
 



    

 

Kurdo që keni rast, luani me fëmiun tënd, qoftë në shtëpi ose edhe më mirë në 
natyrë. Rolin kryesor në këtë zhvillim e ka nëna, e cila përkujdeset për 
fëmijën që në fillimet e jetës.Nëna duhet të dijë të shprehë dashurinë në shumë 
mënyra, duhet të jetë e kujdesshme si dhe të dijë të tregojë autoritetin e saj 
në situata të ndryshme dhe në çdo çast të rritjes. Një nga nevojat natyrale të 
fëmijërisë është ajo “për të luajtur”, një ushtrim që rastësisht kryen një rol 
të fuqishëm dhe shumë të hollë në përgatitjen e fëmijëve për rolet e tyre në të 
ardhmen. Loja ka rëndësi sociologjike, psikologjike dhe rol pedagogjik në 
zhvillimin e fëmijëve. Roli sociologjik i lojës qëndron në zhvillimin shoqëror 
të fëmijëve në lojrat kolektive, miratimin e rregullave të lojës, nderimin e 
normave të sjelljes në lojë, njohja dhe respektimi i lojtarëve tjerë, etj. Roli 
psikologjik i lojës qëndron në atë që nëpërmes lojës fëmija ushtron dhe mprehë 
perceptimin (vëzhgimin) e tij, zhvillon fantazinë, mendimin, inovacionin, 
memorien, por paraqet edhe emocionin e tij. Në lojë fëmijët më së tepërmi 
përjetojnë gëzimin, kënaqësinë, lumturinë, por rrallë edhe hidhërimin. Loja 
ndihmon fëmijët si ventil emocional në zbrazjen si të energjisë, ashtu edhe 
ndjenjave. Poli pedagogjik i lojës shihet në zhvillimin e cilësive pozitive të 
personalitetit të fëmijës; shkathtësinë, qëndrimin, durimin, gjeturinë, 
vazhdimsinë, pastaj zhvillimin e frymës garuese, respektimin e të tjerëve, 
vetnderimin, si dhe forcimin e cilësive morale të personalitetit. Kurdo që keni 
rast, luani me fëmiun tënd, qoftë në shtëpi ose edhe më mirë në natyrë sepse 
loja ndihmon në zhvillin mendor të fëmijës: Nëpërmjet lojës fëmijët “zbulojnë” 
masën, formën, cilësinë e objekteve të cilat janë pjesë e mjedisit të tyre 
fizik. Nëpërmjet kontaktit me objektin ata përvetësojnë konceptin e peshës, 
volumit dhe përmbajtjes. Loja është mjet kryesor për zhvillimin e imagjinatës. 
Loja ndihmon në zhvillimin fizik të fëmijës. Gjatë një loje fizike fëmija 
vrapon, kacavirret, godet topin: kryen një sërë veprimesh dhe është në lëvizje. 
Të gjitha këto lëvizje e aftësojnë fëmijën për kryerjen e detyrave të tjera të 
cilat janë një lloj pasarele drejt rritjes së pavarësisë. Loja ndihmon në 
zhvillin social të fëmijës: Duke luajtur me të tjerët fëmijët mësojnë shpejt 
nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diçkaje me shokët. Bashkëveprimi me 
fëmijët e tjerë u mëson atyre aftësitë e nevojshme sociale për të jetuar në 
shoqëri. Loja i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve.Pra, 
lojerat i ndohmojnë fëmijës të fitojnë përvoja të reja si dhe zhvillim të  
aftësive të të menduarit, të zhvillojë imagjinatën, sigurinë si dhe 
bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me 
përgjegjësi, të zhvillojë aftësi të të menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i 
shprehë nevojat e tij.Si do të luani me fëmijët?-Jepi rast fëmijës që t’i 
zgjedhë lojën dhe mënyrën si do të luajë. -Inkurajo fëmijën t’i zgjedhë vetë 
problemet. -Lejoni fëmijët ndonjëherë të fitojnë në lojërat e përbashkëta. 
-Lejo që fëmija të mësojë se si të lozësh me lodrat e tij. Për të është 
kënaqësi kur i ndërroni rolet dhe të tregon ato që ai i di. Kjo gjë i ndihmon 
ata të kuptojnë rolet e të tjerëve. Gjithashtu ata mësojnë të jenë fleksibël 
duke i ndërruar këto role herë pas here. Për shembull ata herë bëjnë rolin e 
“të fortit” dhe herë atë të “viktimës”.-Trgoji për lojërat që ti ke lujatur kur 
ishe e vogël, ka gjasa që fëmija t’i pëlqen.
_________________________________________________________________
Catch up on all the latest celebrity gossip 
http://clk.atdmt.com/GBL/go/115454061/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan