Konsumimi i alkoolit e zvogëlon trurin dhe shkakton probleme në masën eshtrore
Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Bostonit kanë konstatuar se pirja e
alkoolit lidhet me zvogëlimin e vëllimit të trurit.
Rezultatet që i ka botuar revista shkencore “Archives of Neurology”, janë
bazuar në studimin e 1839 personave të shëndoshë, me moshë mesatare 61 vjeç. Me
këtë rast, është parë se konsumimi i alkoolit ka lidhje proporcionale me
zvogëlimin e vëllimit të trurit. Sipas këtij studimi, ata që nuk kanë pirë
kurrë alkool, kanë tru më të madh sesa ata që kanë pirë, por e kanë lënë
alkoolin. Mesatarisht, ata që nuk kishin pirë kurrë alkool, kishin tru për
rreth 1.5% më të madh sesa konsumuesit e rregullt të alkoolit.
Shkencëtarët mendojnë se dehidrimi i vazhdueshëm, që lidhet me pirjen e
alkoolit, mund të ketë ndikim negativ në të gjitha indet e ndjeshme, e jo vetëm
në tru.
Problemet nga konsumimi i alkoolit mund të shkaktohen edhe në masën eshtrore,
për shkak të pengesave që alkooli i shkakton në përpunimin dhe përdorimin e
kalciumit. E të rinjtë janë ende duke u rritur dhe zhvilluar, pra këto
çrregullime mund të jenë tepër të rrezikshme.
Konsumimi i gjatë i alkoolit shkakton sëmundjen miopatia alkoolike, një gjendje
kur fillon të humbet masa muskulore e që shkakton lodhje ekstreme pas ndonjë
aktiviteti sado të vogël fizik (si p.sh. ecja).
Nga gazetat
e perditshme.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---