Kush e themeloi Islamin?
Kur’ani na mëson shumë qartë që Ibrahimi a.s. është themeluesi i Islamit siç 
praktikohet sot. Të gjitha urdhërat që ne i praktikojmë (namazi, zeqati, 
agjërimi dhe haxhi) na kanë ardhur nga Allahu xh.sh. nëpërmjet Ibrahimit a.s. 
gjeneratë pas gjenerate. Hipokritët gjithnjë pyesin si është e mundur që 
urdhërat të na kenë ardhur përmes Ibrahimit a.s. e jo përmes Muhammedit 
s.a.v.s. Ata nuk besojnë që Allahu xh.sh. mund ti ruajë praktikat (ritualet) e 
veta fetare dhe të na i përcjellë neve në mënyrë të qartë dhe të saktë. Me 
fjalë të tjera të gjitha praktikat në Islam kanë egzistuar para Muhammedit 
s.a.v.s. Misioni i vetëm i Muhammedit s.a.v.s. ka qenë kumtimi i shpalljes ose 
Kur’anit. Ja se çfarë shkruan në Kur’an:
13:40.   Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, 
ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona 
është llogaria.5:99.     I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë 
(shpalljen); All-llahu di ç'publikoni dhe ç'mbani fshehtë.42:48.   Nëse ata 
(idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për 
obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë 
ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar 
vetë, atëherë njeriu është përbuzës.Ibrahimi a.s. është pranuesi i parë i 
konceptit të Islamit si praktikë, dhe i pari që na ka quajtur 
“Muslimanë”.22:78.   Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai 
ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi 
në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, 
e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar 
juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht 
namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. 
Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.3:67.     Ibrahimi nuk ka 
qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte 
musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.3:68.     Njerëzit më me meritë për t'u 
thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky 
Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i 
besimtarëve.16:123. Pastaj, ty të shpallëm: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, 
se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).3:95.     Thuaj: 
"All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai 
nuk u takonte idhujtarëve".2:130.   E kush largohet prej fesë së Ibrahimit 
përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, 
kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.21:51.   Ne ia dhamë 
Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën 
se e meritoi).Pra, pasiqë Muhammedi s.a.v.s. ka qenë pasues i fesë së Ibrahimit 
a.s. edhe ne jemi pasues të Ibrahimit a.s. dhe nuk duhet të bëjmë dallim në 
asnjërin nga pejgamberët:2:136.   Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam 
All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, 
Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë 
kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti 
i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm 
atij i jemi bindur.
Muhamedi s.a.v.s. në fund të vdekjes së tij tha mos më nderoni dhe lartësoni 
sikurse bënë krishterët me Isain a.s. birin e ‎Merjemes. 
Por thoni që unë jam rob dhe i dërguari i Zotit.‎
 
Përktheu nga anglishtja: Sefedin Muqaj
 Sefedin MuqajPrizren-Kosovawww.kosovaislam.tk    
_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan