Kjo Jetë
Përpara se të vijmë në jetën e kësaj bote,sa shekuj kanë parakaluar?
Pasi ta lëmë këtë jetë sa breza do të vijnë pas nesh ?
Sa është raporti i jetës së pakët që jetojmë,me kohën që ka kaluar përpara saj 
si dhe me atë që do të vijë?Ky raport është jashtëzakonisht i vogël.Por nga kjo 
pak kohë që të është dhënë ty dhe mua,formohet jeta e kësaj bote!!
Nga kjo dukuri e jetës së mveshur me asgjënë e përpashme dhe me të fshehtën pas 
saj,është populluar toka!
Në rrugën e gjatë të jetës,ecin dhe ecin brezat e njerëzimit,derisa njeriut i 
vjen dobësia,më pas pamundësia dhe më pas,ai vdes.
Përpara se njeriut të nisin t’i ngatërrohen këmbët kur ecën dhe të japë frymën 
e fundit,ka dalë një brezë tjetër që do të fillojë ecjen dhe do të kryejë të 
njëjtin rol.
Brezi i konsumuar tërhiqet,qefinoset dhe varroset në tokë.
Brezi i ri dallohet në përpjekjet që bën,derisa edhe atë ta prekë ajo që preku 
të tjerët.Edhe ky brez tërhiqet,vijnë të tjerë dhe kështu njëri pas tjetrit.
Këto janë korpuset e jetës...punë e vazhdueshme prej jetësh të ndërprera!
E quditshme është se kjo punë e vazhdueshme,i vë në dispozicion të vet të 
gjithë ata që punojnë,të cilët nuk e llogarisin veten si një hallkë e një 
zinxhiri të këputur nga e djeshmja dhe të zgjatur kah e nesërmja.Ndonjëri 
mashtrohet nga e gabuara dhe nuk mendon se ai është i ri në këtë botë,nuk 
mendon se ashtu siç erdhi befasisht,përsëri befasisht do ta lërë këtë botë.
Jo,e gabuara nuk mashtron njeriun,por ai ka iluzione se ka ekzistuar qysh nga 
koha e parë e krijimit dhe se do të qëndrojë përgjithmonë!!
Njeriut kur i vjen vdekja,habitet se si erdhi kjo ngjarje e huaj për të,por 
habia nuk e zmbraps të vërtetën që ndodh.
Ja kështu,njeriu e lë jetën e kësaj bote.
Është mirë për njeriun,qysh kur është më shëndet dhe me qartësi mendore,të 
njohë karakterin e botës në të cilën jeton dhe të mos ndërtojë katet e 
ndërtesës njëri pas tjetrit mbi kolona të paqëndrueshme.
Ç’do të thotë kjo?
Vallë,ky është fati i njeriut në këtë ekzistencë?
Përgjigjia ëshë e shpejtë dhe e prerë:Jo!
Sikur jeta mbi tokë të ishte e tilllë,me siguri që jeta që vjen pas asaj të 
kësaj bote,është shpresa më e lartë dhe fati më i madh.
Sikur jeta në këtë botë të ishte gjithçka,atëherë vetëvrasja e shpejtë do të 
ishte më e mirë për të gjithë njerëzit.
Në të vërtetë bota e ardshme është më e mira dhe përgaditja për botën e 
ardhshme është detyra parësore e njerëzve të mençur,gjatë gjithë kohës së 
shkurtër të jetës që kanë.
I mençur është ai që e shpërndan interesin e tij në të dyja botët,në masën që 
meriton secila;punon për këtë botë,sipas vendit që ze në të,kurse puna e tij 
për botën e ardhshme,është në atë masë që i duhet atij për të qëndruar në të.
 
Pregaditi:Naim Hoxha
_________________________________________________________________
Explore the seven wonders of the world
http://search.msn.com/results.aspx?q=7+wonders+world&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan