Ai mendon se ka pesë minuta më shumë që të vërtitet, ndërsa e vërteta është se 
... E hënë, 10 Nëntor 2008 21:59 Në parkun e lojrave për fëmije një grua u 
afrua për t'u ulur pranë një zonjë tjetër. "Ai atje është fëmiu im," tha kjo 
zonjë, duke drejtuar gishtin tek djali i saj të veshur me triko të kuqe tek po 
luante rrëshqitas me dheun pranë parkut. "Dhe është një djalosh i lezetshëm," 
tha kjo grua. "Ai atje është djali im, i veshur me triko të kuqe." Pastaj, duke 
shikuar në orën e saj, ajo e thiri djalin e saj. "Çka thua Samir, të shkojmë"? 
Samiri lutej, "Edhe pesë minuta, nënë. Të lutem? Vetëm edhe pesë minuta." Zonja 
bëri me kokë dhe Samiri vazhdoi të tundej dhe ndjeu kënaqësi për vazhdimin e 
kohës. Minuatat vazhduan dhe nëna qëndronte duke biseduar me gruan, dhe prap ia 
bëri me zë djalit të saj. " Është koha për të shkuar tani?" Samiri përsëri 
përgjërohej, "Edhe pesë minuta nënë. Vetëm edhe pesë minuta më shumë." Zonja 
buzëqeshi dhe tha "O.K." "O Zot, vërtetë që jeni një nënë shumë e durueshme," 
iu përgjigj gruaja. Zonja buzëqeshi dhe pastaj tha, "Djali im më i vjetër 
Haitam kishte vdekur në një aksident rrugor vitin e kaluar tek sa po i ngaste 
biçikletës së tij këtu afër. Kurr nuk kam shpenzuar aq kohë sa kisha në 
dispozicion për të, dhe tani do të jepja çkado për vetëm edhe pesë minuta të 
kaloj me të. Dhe nga kjo jam betuar që të mos përsëris të njejtin gabim me 
Samirin. Ai mendon se ka pesë minuta më shumë që të rrotullohet dhe të 
vërtitet. Ndërsa e vërteta është se unë fitoj pesë minuta më shumë duke e 
shikuar atë se si luan dhe kënaqet." Përktheu: Visar KORENICA


_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan