Përkujto dhe falendero…
 
-Zoti të dha trup të shëndoshë, të siguroi qetësi në vendin ku rri dhe banon, 
të dha ushqime të larmishme, krijoi për ty ujin dhe ajrin. Pra, një gjithësi e 
tërë është për ty, e ti nuk ndjen e as nuk di?
 
-Të bëri me dy sy, me gjuhë dhe me buzë, të dha gjymtyrë, dy duar dhe këmbë, 
t'i zbukuroi në mënyrën më të përsosur ashtu siç i kanë hije dhe i përshtaten 
çdonjërit.
Pra, a mendon ti se të ecurit me dy këmbë të këputuraështë më lehtë se të 
ecurit me këmbë të plota e të shëndosha?
A është pak për ty kur gjumin e bën të qetë e të tjerët nga dhimbja që kanë nuk 
shijojnë gjumë me sy, disa me ditë, e disa me muaj, e disa me vite të tëra, sa 
që kur shërohen dhe bëhen siç kanë qenë harrojnë se si ecet…?
 
-A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim të lezetshëm, pastaj kur pin 
ujin e ftohtë e freskon shpirtin, se shumë të tjerë janë sprovuar nga kjo 
kënaqësi, ngrënjet dhe pirjet e të cilëve janë të përziera me dhimbje e 
sëmundje?!
-Hidhi një vështrim vetes, pastaj mendo e përkujtoji ata që humbën dëgjimin e 
mbetën të shurdhër, njihja vlerën dy syve të tu  me të cilët sheh dritën dhe 
terrin, e kujto ata që humbën të pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zezë. 
Po, vetëm ngjyrën e zezë kanë!
Shiko lëkurën e trupit që ke, të butë, të njomë, larg sëmundjeve që të tjerët  
i patën, e pastaj falendero Krijuesin tënd që s'të bëri nga lëkurësëmurët, dhe 
që është fare lehtë për Allahun që ti të ishe në grupin e tyre. 
-Mendo rreth kafkës brenda së cilës ke më të çmuarën – trurin që të dallon nga 
kafshët, që të bëri prej të mençurve e s'të njollosi me çmenduri duke mbetur i 
marrë …!
-A do pajtoheshe që të ofronin ar sa një kodër e madhe, e t'ua jepje vetëm 
njërin sy?!
-A do të doje që të ta hiqnin gjuhën me të cilën flet qartë dhe në vend të saj 
të të dhuronin pallate mbretërore?!
-Pra, a do e ndërroje dorën e trupit ndaj ca gurëve të vegjël të çmuar?! JO!!!
 
Gjithçka që ke në trupin tënd nuk zëvendësohet me asgjë se për atë nuk ka çmim. 
Ti, pra, me të vërtetë zotëron dhe jeton me më të shtrenjtat dhunti, por 
fatkeqësisht nuk i njeh dhe nuk i di, jeton i mërzitur, i lodhur, i rraskapitur 
nga shpirtngushtësia, i brengosur, i pikëlluar, thua se mban përgjegjësinë e 
gjithë njerëzisë. Imagjinon të humburën dhe s'je falënderues për atë që 
ekziston dhe është pranë teje, zemërohesh nga një humbje fare e vogël të 
hollash, e nuk i njeh çelësat e lumturisë që ke në dorë… 
Përkujto dhe Falëndero Krijuesin tënd Allahun.
 
Hidhe vështrimin mbi veten tënde, mbi familjen dhe shtëpinë, mbi punën dhe 
shëndetin tënd, mbi shoqërinë dhe shokët, dhe mbi gjithçka që është rreth teje, 
do të bindesh me atë që shpeshherë e mohon.
"Ata i njohin të mirat e Allahut, pastaj i injorojnë".(Kuran: sure-16:ajeti-83)
 
SHPËRNDAJE!!!
 
Se All-llahu thotë në Kur'an :
"…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. 
Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i 
forte".( Maide, 2)
Vetëm me një klik në "Forward" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës.
Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme
 
Mirëpo keni KUJDES! Për hir të Allahut, meshkujve dërgoni veç dhe femrave veç.
 
                                                                                
                                  
                                                                                
                                                     
Dërguar nga:
(Thirrësi i mbuluar)
_________________________________________________________________
Windows Live Hotmail now works up to 70% faster.
http://windowslive.com/Explore/Hotmail?ocid=TXT_TAGLM_WL_hotmail_acq_faster_112008
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan