* Tetova dhe tetovarët
Shkruan:Hamdi NUHIJU,KUMANOVË * Nga penda e lodhur e udhëtarit, I cili shënon në fletoren e tij çdo sakrificë, E thërret mendjen në shpëtim, Sikur të ishte sarkastik... Do të shpalos edhe këtë meditim! I mbushur me paragjykime për këtë "virgjëresh" E paprovuar në arealin e shpirtit tim, I huaj në vendin tim, I mallëngjyer deri n`Amshim! Kënga e bilbilave në parkun e Pashës, E shushuritja e lumit Shkumbim, Mbi urën prej kalldërme që më kthen në histori, Tek pashallarët që shpërndanin këtë dritë. Në çarshinë e kësmetit tik-taket vlojnë, Zëra njerëzish me ngjyra jete, Këmbëzbathur si ushtar i huaj, Kërkoj fatin, dashurinë!!! Era e bukëve të pjekura të nënës tetovare, Shëndërrohet në mit që më mban gjallë, Karshi traditave të moralit që më lirojnë, Nga burimet e shterura të dashunisë... Fjalimet e urta të alimit tim, Në xhaminë Eski e shëndërruar në akademi, Ma shtojnë bindjen dhe fuqinë, Si të isha i vetëm në karavanin e Islamisë. Përtej Sharrit gjurmët dëshmojnë, Prezencën e Osmanllisë si pjesë e Islamisë, E vyshkur në këtë shekull kjo piramidë jete, Nga vrushkulli i kuq i ateizmit. E rrethuar prej xhamive që në shpëtim drejtojnë, Ky vend i lumtur që lumturi dhuron, I hapur për çdo kërkues të dijenisë, I mbyllur për çdo fjalë të Askundësisë... Si mund të harrojë këtë ndjenjë që më përqafon, Isha i paditur, ndërsa në ty dituri kërkova, Isha i varfur, prej teje aspak nuk dallova, Isha i huaj, e në konakun tënd u bëra pjesë e shtëpisë!!! Nuk mund ta harroj burimin e inspirimit tim, Xhaminë e Pashës, që udhetonte me mua në çdo meditim, Nga Arabati që më kthente në histori, E deri tek Abdurrahman Pasha që përshpëriste në veshin tim... Tetovë, Marakeshi i zemrës sime, Të dua sikur e gjithë bota të të urrejë, Je e veshur si nuse me duvak, Duke më pritur në pragun e derës, Për të më ledhatuar! Tetovarët, ensarët e mendjes sime, Që në dhimbje e gëzim, Frikë e guxim, U shëndërruan në gjak të trupit tim! Për ty oj bukuri që më klithe dashurinë, Sot jam i gëzuar, e do jem i vdekur pa ty, Për ty që buron nga ky pelegrinazh shkronjash, E rrjedhë si lumi Shkumbim mbi shpirtin tim! Do bëhem hi e pluhur... Të më përbijë dheu, Me përqafimin tënd! --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
