_________________________________________________________________ Discover the new Windows Vista http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
Ishte një njeri shumë i pasur dhe me pozit të lartë në vendin ku banonte. Jetonte me gruan dhe 2 femijët e tij, ky njeri ishte shumë i padrejt me një zemër shumë të vrazhdë, zemra e tij ishte aq e vrazhdë saqë po ta ndaje pergjysmë vetem gjysma e zemres se tij do ta mbytte t'gjith popullsin(për shkak të mëkateve të mëdha). Tregon Gruaja e Ketij njeriu: KEmi jetuar në një shtepi të vecuar, dhe burri im për shkak se kishte pozitë të lart, nuk kishte rrespekt per askënd dhe që të dy ishim të pa drejt ndaj njerëzve, kur angazhonim punëtore ato nuk qendronin më shum se 2-3 muaj, per shkak te torturave qe i shkaktonim ndaj punëtoreve. Ajo vazhdon tregimin: Një dit erdhi një bashkëfshatar i burrit tim me njërën nga vajzat e tij dhe e luti që ta merr vajzën e tij që të punoj për ne pasi nuk kishin se me qka të jetonin dhe pagën mujore që e mirrte vajza ia dergonin ne fshat babait të vajzës. Ata u pajtuan dhe Babai i vajzës thotë se do të vij vet ose do ta dërgoj dikend që ti marr pagën mujore te vajzës. Vajza e shkret ishte vetëm 12 vjet dhe i thoshte babait të saj: "Të lutem baba mos më ler këtu, nuk mund te jetoj larg shtëpis, nënës dhe babait, të lutem mos ma bërë këtë. AI e la atë dhe iku Vajza tani ishte ne shtëpi të huaj, me njerëz të huaj si punëtore. Ajo kishte nje vëlla që punonte jasht vendit dhe ishte shpresa e vetme e saj. Vëllai i saj i thoshte se motra ime e dashur nuk do të ket nevoj të punoj inshaAllah askund pasi të kthehem unë dhe do ta lësh jeten e vështir dhe do ta bi këtë e atë ....dhe kjo ishte shpresa e saj e madhe. Pronarët e shtëpis filluan ta torturojn vajzën shumë ashpër, tregon gruaja: i kemi dhënë asaj SHOCK ELECTRIC deri në 220 volt fuqi, e kemi mbajtur ne qati dhe e kemi mbyllur aty, i kemi dhënë bukë të vjetër dhe të mykur, dhe ushqim të kalbur, ndërsa gjat dimrit e kemi detyruar të flej ne kuzhin e cila ka qen e tëra ne qeramik. E Kemi lënduar me të gjitha metodat kur ka tentuar të ik nga ne. Burri im për shkak të pozitës që kishte sa her ikte nga shtëpia ai e gjente të nesërmen. Dhe pasi kthehej, ne e torturonim atë deri në at mas qe njeriu nuk mund as ta paramendoj. Tregon Vajza e shkretë: Kam shkuar në fshat vetëm 2 her, e para ishte kur dëgjova se vëllai im kishte vdekur rrugës duke u kthyer në shtëpi, dhe me të i humbi edhe të gjitha shpresat, dhe e dyta herë ishte kur dëgjoj se nëna i kishte vdekur, vetëm dy her edhe ate në funeralin e vëllaut dhe të nënës, dhe kurr më nuk u kthye. Njerëzit e shtepis vazhduan ta torturonin vajzën aq shum saqë edhe të pamurit filloi ti dobësohej dalëngadal, kur blente gjëra nuk mund të kthehej në shtëpi pa ndihmën e dikujt. Dhe kështu duke e torturuar vajzën e rrahur qdp dit ajo e humbi shikimin të tërin. Sapo e humbi shikimin ata e hodhën jasht pas për ta tani ishte e kotë. Vajza sillej rreth shtëpis duke mos pasur nga të shkoj deri kur ata e morrën vajzën dhe e dërguan në shtëpin ku kujdeseshin për fëmijët e verbër dhe njerëzit që e kishin humbur shikimin. Dhe Pasi e torturuan vajzën për 10 vjet dhe e dërguan vajzën në mbikqyrje kur i kishte 22 vjet, ata e Harruan ALlahun por ALlahu nuk i harroi ata. Fëmijët e Kkëtyre njerëzve ishin rritur, dhe njeriu "i fuqishëm" u pushua nga vendi i punës ku kishte pozitë të lartë dhe pasi nuk ishte më askush, askush nuk e donte dhe të gjith i largoheshin dhe njeriu filloi të ndihet shumë keq. Djali i këtj njeriu rritet dhe martohet me një vajz shum të bukur, dhe vajza mbete shtatzënë dhe këta gëzohen shum se do të bëhen gjysh. Dhe erdhi surpriza e parë e ALlahut, Atyre u lindi një djal i verbër. Dhe Familja filloi të brengosej shum se pse ndodhi kjo, dhe se nëse djaloshi yn do ta ketë edhe një fëmij a do të jet edhe ai i verbër. Burri që kishte fuqi më parë, pasi e pa nipin e tij të verbër ra në shok histeric dhe mbeti në spital. Ata u konsultuan me mjekun se mos ishte faji te prindërit se kishte lindur fëmija qorr, doktori u tha se nuk keni problem ju dhe mund ta keni fëmijen e rradhës të shëndosh inshaAllah. Dy vite më vonë gjyshërit e bindin djalin e tyre që ta filloj edhe një fëmij për hir të tyre, dhe kështu ai vendosi ta ketë edhe një fëmij, dhe nusja e djalit mbeti përsëri shtatzënë. Të gjith ishin të brengosur se si do të lind fëmija, nusja e djalit e lindi një vajzë shumë të bukur. dhe gjyshërit menjëher filluan ta pytnin doktorin se si ishin të pamurit e bebes, ai iu tha se është perfect dhe ata u gëzuan shumë pasi vajza mund të sheh. Pas 6 Muajsh, vajza vërbohet, dhe kjo ishte katastrofa e dytë që e goditi këtë familje. Menjëher gruaja e vjetër filloi të mendohej se si mund të ndodh kjo, kjo nuk ndodh pa asnjë arsye..jo, nuk ka shansa...kjo po ndodh për shkak se cfar i kemi bërë asaj vajzës së shkret qe punonte tek ne, asaj të cilën e torturuam, asaj që mbeti pa askend në moshë të re. Dhe gruaja filloi ta kërkoj vajzën në qdo vend deri sa e gjeti në një shtëpi për të verbërit. Ajo iu afrua vajzës dhe filloi ta përqaf dhe ta puth dhe i tha: "Më fal vajza ime". Vajza: "Kush je ti"?!Grauaj: "Jam Unë" Vajza sao ndëgjoi zërin e gruas iu kujtuan të gjitha torturat që i kishin bërë, Ajo thoshte me vehte, gruaja që më detyroi të bëja ate e këte pa dëshir, që më dhan Shok Elektrik, më detyruan të flej në kuzhin me keramik gjat dimrit,më dhan buk të mykur e ushqim të kalbur, i kujtoi të gjitha torturat që i kishin bërë, kujtoj ditën kur i vdiq vëllau, i vdiq nëna, ditën kur e la babai, ditën kur ia prishën jetën dhe ardhmërinë , ditën kur e gjuajtën jasht për shkak të verbërisë, dhe gruaja e pikëlluar duke qajtur i thoshte "a më fal vajza ime?" dhe pas të gjitha atyre qka i bënë, shikojeni zemrën e butë, ajo i tha, "Të KAM FALUR"" Gruaja e morri vajzën dhe dëshironte ta kompenzonte atë se qka i ka bërë dhe e mbikqyri vajzën së bashku me nipin dhe mbesën që gjithashtu ishin të verbër. Ndoshta ALlahu do tia fal atp se qka i ka bprp kësaj vajze të shkretë. "E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur). (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika)." (Ibrahim, 42-43) Pejgamberi S.A.V.S. i ka thënë Ebu Talibit: "Keni kujdes nga lutjet e atyre që i bëhen zullum (Mos bëni zullum), Pasi nuk ka perde në mes ALlahut dhe duas së atij që i ështe bërë padrejtë"
