Nje faqe interneti mbyllet për filmin anti islamikNjë kompani interneti mbylli
faqen elektronike të një deputeti holandez ku ai do të publikonte një film që
ka ngjallur zemërim të madh në botën islame. Kompania Network Solutions, në
Shtetet e Bashkuara, thotë se vendimi për mbylljen e faqes elektronike u mor
pasi drejtuesve të saj u erdhën ankesa lidhur me filmin. Një deklaratë e
publikuar në internet thotë se po zhvillohen hetime mbi ankesat. Deputeti
holandez i ekstremit të djathtë Geert Wilders thotë se filmi me metrazh të
shkurtër, i cili do të shfaqej për herë të parë më 31 mars, do të theksonte
pikëpamjet e tij se Kurani është libër fashist. Wilders vendosi ta publikonte
filmin në internet, pasi rrjetet televizive nuk pranuan ta shfaqin atë.
Kompania Network Solutions veçon si arsye tjetër për mbylljen e faqes edhe
vështirësi teknike, përfshirë mbingarkimin e rrjetit nga vizitues të faqes që
do të donin ta shikonin ose ta shkarkonin filmin, gjë që mund të çonte në
bllokimin e faqes./Zëri i Amerikës
Mar nga albselefet.com
_________________________________________________________________
Connect to the next generation of MSN Messenger
http://imagine-msn.com/messenger/launch80/default.aspx?locale=en-us&source=wlmailtagline
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---