Biseda fetare
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=470
Shkruan: Hamdi NUHIJU
1.
Evoluimi i mendjes së njeriut në krahasim me shpirtin e tij kërkon një rikthim
në konceptin e fshehtë të bukurisë së kësaj feje. Bukuria e saj shprehet në të
gjitha përmasat e qenies njerëzore. Ajo shtreson karakteret e njohjes dhe
hududeve të shumta të cilat e udhëzojnë shpirtin e tij drejtë pranimit të këtij
realiteti. Rruga drejtë këtij pranimi ka pengesa të cilat e oscilojnë mendësinë
e tij dhe e devijojnë shoqërinë njerëzore prej përmasave të gjëra drejtë atyre
të ngushta! Bukuritë nuk shprehen përmes gjuhës së bukurisë, fascinimit e
dashurisë. Ato realizojnë një gjuhë të petalt e cila në konceptin e brendshëm
të dashurisë e nxjerrë në pah revolucionin e shpirtit karshi qenies. Në fakt,
shpirti është qenia! Por, kjo qenie e ujit trupin e njeriut të kahëzuar kë
dyndjet pragmatike të cilat dyndje nuk e evoluiojnë konceptin e dashurisë.
Ka thënë Abdurrahman ibn Xhevzi:” U mendova thellë dhe arrita në përfundimin se
shpirti vazhdon të jetë zgjuar dhe zemra vazhdon të jetë nëdijeni, vetëm se
ndërprejet janë të shumta, mendimi i cili duhet të përdoret për njohjen e
Allahut i Lartësuar dhe larg të metave qoftë, është lodhur duke u përdorur në
arritjen e dynjasë, për të plotësuar nevojat e vetes, ndërsa zemra është e
mbytur në këtë realitet dhe trupi është kthyer në një rob të përdoruesit të
tij.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë, 2007, fq.81)
Nëse mendja dhe zemra ushqejnë trupin me njohjen e Allahut të Lartësuar dhe
arrijnë grada të atilla njohjeje padyshim se fitorja do të ishte një ëmbëlsi e
papërshkruar nëpër pllakat e mendimtarit të ri. Rrugët e njohjes dhe biseda
rreth tyre janë shumë të lidhura ngusht me shpirtin, mendjen dhe zemrën. Këto
komponentë e ndërtojnë konceptin e jashtëm dhe konstruktin e brendshëm të të
gjitha sfidave dhe përballjeve të cilat menxi presin që të hudhen në vallën e
rradhës. Ekziston edhe një karakter tjetër i këtyre përmasave reale të cilat
përmasa e thërrasin mendjen nga teoria në praktik. Praktika e adhurimeve është
domosdoja dhe arrealja e pikëpamjeve konstruktive në shoqërinë njerëzore.
Njerëzit e llogarisin veten me një identitet, ndërsa në realitet aspak nuk i
përmbahen atij identiteti i cili i fton ato në rregulla dhe kushte të caktuara
të cilat rregulla dhe kushte dëshmojnë se ai i përket atij
identiteti. Shtylla identifikuese e secilit musliman në rruzullin tokësor
është namazi.Ekzistojnë shumë ajete kur`anore dhe hadithe të Resulullahit
s.a.v.s. rreth namazit.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:”Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e
edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i
shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë
këshillat.”(Kur`an,11:114)
Namazi është shtylla e imanit të çdo besimtari në Allahun e Plotëfuqishëm. Ai
dallon besimin prej pabesimit. Nëse largohemi prej tij si kemi mundësi që të
identifikohemi në shoqërinë njerëzore se jemi në rrugën e të vërtetës? Nëse
largohemi prej tij, si kemi mundësi që ta jetojmë jetën ashtu të qetë dhe pa
derte për këtë segment të tij? Zoti përmend në Kur`an këshillën bashkë me
namazin, Ai njëashtu në shumë vende tjera në Kur`an specifikon namazin bashkë
me zekatin. Të jesh pjesë e lëmoshës së mendjes dhe të frikësohesh që të
shprehësh dashurinë, rrespektin dhe veçantinë e falëmindërimin për Allahun
përmes namazit, kjo gjë është një paradoks i cili po i kushton shumë unitetit
të muslimanëve në shoqërinë njerëzore. Nuk mund ta ujitësh shpirtin tënd me
frymën e meditimit dhe adhurimit nëse nuk realizon shtyllën e cila shtyllë
dallon dritën prej errësirave, vezullimin prej
korozionit, ëmbëlsinë prej idhëtisë. Edhe pse, ndoshta do të thuash se ilaçet
janë të idhëta, por të domosdoshme për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, ty
mesiguri se namazi të është shëndërruar në idhëti e cila idhëti domosdo do të
shëroj prej kësaj sëmundje të rëndë. Si mund ti largohesh këtij kozmosi të
ndjenjave dhe futesh thellë në skëterrën e vetëtimës së vrasëse të mrekullisë.
Ndoshta të është shëndërruar jeta në demode e cila pret shpëtim në ajkat e
vyshkura të tundosjes së mendjes.
2.
Osman Nuri TOPBASH tha:” Engjujt janë krijuar me aftësinë vetëm për të bërë
mirë. Shejtanët janë krijesa që përpiqen vetëm për të keqe e çorientim. Kurse
njerëzit janë vendosur në një pozitë mes këtyre të dyve. Prandaj, njeriu, duke
e ruajtur zemrën nga teprimet në të djahtë e në të majtë, duhet as të mos bjerë
në gjendjen e një djalli, e as të mos e shtrëngojë veten aq sa të mos e
përballojë dot fuqia njerëzore për t`u ngjitur në nivel engjëllor. Njeriu duhet
të ruajë masën dhe akuilibrin, gjë që është domosdoshmëri e natyrës së krijimit
të tij.”( Mistika ose Tesavufi, Stamboll,2006, fq.143)
E një mesatarie të këtillë bota do i shembëllente fytyrën dhe vyrtytin e vet.
Egoja do shëndërrohej në kënaqësi, ndërsa kënaqësia do kalonte në adhurim.
Rrugët e meditimit do të mbusheshin me devotshmërinë e ritkhyer të dashurisë.
Një rrugë e gjatë e cila të kujton saharanë e vështirë në kërkim të oazave të
pakta që ftohin e flladisin ezofagun tonë. Perlat e kësaj rruge të këtij
meditimi takohen në kuvendim me bukurinë dhe mrekullitë e Ibrahimit a.s.,
babait të Pejgamberëve të Zotit. Nga ky kuvendim i famshëm i cili vulos
shoqërinë njerëzore me nevojën e realizimit në praktik të urdhërave të
Krijuesit, dalin aroma të këndshme që dëgjohen thellë në xhennetet e Adnit të
parafytyruara në shqisën tonë. Do më akuzonin se po prek në derën e pahapur e
cila është e mbyllur në kalimtar. Ti, o i mjeri shkrues, po shkruan për Adnin,
a përshkrimi për to është syri si ka parë, e veshi nuk i ka
dëgjuar... Sikur vërtet të trilloja diç e të thoja fjalën e cila nuk thuhet,
do më shembte historia e nuk do më mbanin për të gjallë në tokën e vdekur.
Përgëzoni o njerëz e mos i frikësoni njerëzit që kanë nevojë për përgëzim.
Përgëzoni me xhennetin, me dashurinë, me lehtësimet në natën e varrit për ato
njerëz që bëjnë vepra të mira e ndalojnë nga të këqijat. Përgëzoje shpirtin
tënd e mos e frikëso, sepse frika nuk është pjesë e natyrshmërisë sate. Nuk ka
dyshim se njerëzit duhet të kenë frikë Krijuesin, por deri tek frika nuk
arrihet përmes rrugës së trishtueshme të këtij filmi horor.
Biseda fetare nuk përfundon këtu. Këtu e fillova, e do e përfundoj në xhennet
inshallah.
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Reclaim your name @ymail.com or @rocketmail.com. Get your new email address
now! Go to http://ca.promos.yahoo.com/jacko/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---