Jemi shumë pranë kësaj dite..Lexoje në mënyr që të njoftohemi me të mirat e 
kësaj dite që All-llahu xh.sh na i ka dhuruar dhe ne mund ti fitojmë vetem per 
nje ditë nese do All-llahu..por si?!Lexoje kete shkrim dhe meso menyren se si 
ne mund ta adhurojme All-llahun xh.sh, edhe vetedisohu per vleren e madhe te 
kesaj dite dhe sa shume te mira ti mund te besh per veten tende ne kete dite...

Dita e Arafatit 9 DhulHixhe (1 ditë para Kurban Bajramit)
 
Dita e Arafatit është prej ditëve më me vlerë, në këtë ditë pranohen lutjet, 
shlyen mëkatet, All-llahu me njerëzit që gjinden në Arafat u krenohet melekëve. 
Këtë ditë e ka madhëruar All-llahu dhe e ka ngritur mbi ditët tjera. Në këtë 
ditë All-llahu e ka plotësuar fenë dhe dhuntinë e Tij. Në këtë ditë falen 
mëkatet dhe shpëtojnë njerëzit nga zjari i xhehenemit. Pasiqë kjo ditë është e 
tillë, atëhere, meriton që t’i njohish vlerat e saja, veçoritë si dhe çka ka 
vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë kësaj dite. E lusim 
All-llahun të na shpëton nga zjari në këtë ditë madhështore.
 
 
Ajo  qka e karakterizon më së shumti këtë  dite është fakti se sipas shumë 
dijetarëve kjo ditë është dita e takimit të Havës dhe Ademit alejhis-selam në 
Tokë.
Pas gjynahut të Ademit alejhis-selam dhe Havas përderisa ishin ne xhenet,Zoti 
xh.sh iu tha atyre “…Zbrisni si armiq të njëri tjetrit”(El-Bekare:36)
Vendi në tokë ku zbriti Ademi alejhis-selam dhe Havaja,nuk dihet 
saktesisht.Supozimet e disa dijetarëve thonë se Ademi alejhis-selam zbriti në 
Indi ,kurse Havaja në qytetin Xheda në Arabin Saudite.Sipas mendimit të 
dijetarëve më të mëdhenjë Hvaja dhe Ademi alejhis-selam vazhduan ta kërkojnë 
njëri tjetrin,derisa u takuan ne malin Arafat(Njohja).Mali Arafat gjendet pran 
Mekes.E mori emrin Arafat pikërisht për shkak të takimit të dy prindërve të 
njerëzimit.
 
 Ç’farë duhet të themi më shumë në këtë ditë…
 
-Në këtë ditë duhet bërë sa ma shumë tehlil (la ilahe il-lall-llah—ska të 
adhuruar përveq All-llaut xh.sh), tesbih (subhanall-llah- I lartësuar është 
All-llahu xh.sh) dhe tekbir (All-llahu ekber-All-llahu është më I madhi). Ibn 
Omeri [radijall-llahu anhuma] thotë: Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu 
alejhi ve sel-lem, në mëngjesin e ditës së Arafatit, disa prej nesh bënin 
tehlil e disa prej nesh bënin tekbir…”. (Muslimi) -Duhet shtuar lutjet për 
falje dhe lirim nga zjari i xhehenemit, agjeroni dhe lutuni sepse shpresohet që 
në këtë ditë të pranohet lutja. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, 
thotë: “Lutja ma e mirë është lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirë që e kam 
thënë unë dhe pejgamberët para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike 
lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir(S’ka të 
adhuruar tjetër përveq All-llahut.Një dhe I pashoq,Atij I takon Sundimi dhe 
Lavdërimi ,dhe Ai është I Plotfuqishëm mbi qdo send.)”. (hadithi është hasen, 
transmeton Tirmidhi).
 
 Për këtë, muslimani duhet veçuar kohë për dhikr, le te agjerojnë , të bëjnë 
lutje dhe istigfar(kerkim faljeje) gjatë kësaj dite madhështore, le të lutet 
për vetveten, për prindërit, për familjen dhe për mbarë muslimanët. Mos ti 
kalon lufinjtë dhe mos të mendon se është duke iu vonuar përgjigjeja, dhe le të 
insiston në lutje. Lum ai që lutet në këtë ditë të Arafatit.
 
Vlerat e kësaj dite1-Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur 
feja.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Omeri, radijall-llahu anhu, se një 
çifut i ka thënë atij: “O emir i besimtarëve! Një ajet që gjindet në Librin 
tuaj dhe e lexoni, po të na kishte zbritur neve, atë ditë do ta konsideronim 
festë. I tha: cili ajet? Tha:الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ 
عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ الْإِسْلَامَ دِينًا“Sot përsosa për ju 
fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. 
(El-Maide: 3)Omeri, radijall-llahu anhu, tha: ne e dimë ditën dhe vendin në të 
cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i ka 
zbritur ditën e xhuma, duke qëndruar në Arafat.
 
 
2 -Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.Ebu Katadeja, 
radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi 
ve sel-lem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I 
shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi)Agjërimi i kësaj 
dite është i pëlqyeshëm për atë njeri që nuk është në haxhxh, ngase Pejgamberi, 
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjëruar gjatë qëndrimit të vet në 
Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjërimin në Arafat.
 
3-Kjo ditë është festë për njerëzit që qëndrojnë në Arafat.Pejgamberi, 
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “Dita e Arafatit dhe ditët e teshrikut, 
janë festa jonë, festa e muslimanëve, janë ditë të ngrënies dhe pierjes”. 
(hadithi është sahih, tra. Nesaiu, Tirmidhiu, etj.)
 
5-Në këtë ditë All-llahu ka marrë besën nga bijt e Ademit.Ibën Abbas, 
radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka 
thënë (hadithi është sahih, tra. Ahmedi): “All-llahu ka marur besën nga bijtë e 
Ademit në Arafat, i ka nxjerur nga kurrizi i tij të gjitha krijesat, i ka 
përhapur para Vehtes si grimca, pastaj u ka folur:وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنْ 
بَنِي آدَمَ مِنْ ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَى أَنفُسِهِمْ 
أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ قَالُوا بَلَى شَهِدْنَا أَنْ تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ 
إِنَّا كُنَّا عَنْ هَذَا غَافِلِينَ(172)أَوْ تَقُولُوا إِنَّمَا أَشْرَكَ 
آبَاؤُنَا مِنْ قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِنْ بَعْدِهِمْ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا 
فَعَلَ الْمُبْطِلُونَ(173)“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të 
Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): 
“A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e 
kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur. Ose të mos thoni: “Prindërit 
tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na 
shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?”. (El-A’raf: 
172-173).”Sa ditë madhështore dhe sa besatim madhështor.6-Kjo është dita e 
shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në 
Arafat.Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, 
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu 
liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai 
afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta 
njerëz?”.
 Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu 
alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit 
me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të 
raskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan