Mos e mbytni hytben e xhumasë
 
  
Predikimi i së premtes (hytbeja e xhumasë) është një ndër adhurimet e shenjta 
në Islam dhe askush nuk mund ta shfuqizojë nga jeta e muslimanëve.
 

Nga: Dr. Aid el-Karni Ajo është sikurse namazi por me një strukturë të veçantë 
e cila mbahet në një vend dhe kohë të caktuar. S'ka dyshim se ligjërimi i së 
premtes është bërë obligim për të përkujtuar dhe këshilluar besimtarët, për të 
shtuar imanin e tyre dhe për t'i mësuar ata më shumë rreth parimeve dhe 
dispozitave fetare. Po ashtu, duhet të ceken edhe problemet aktuale të 
shoqërisë islame dhe të këshillohen besimtarët të jenë të devotshëm, të 
pastrojnë zemrat dhe shpirtrat e tyre, pasi që devotshmëria është mjeti më i 
mirë për t'u afruar pranë Allahut të Gjithëmëshirshëm, atë ditë kur nuk bën 
dobi as pasuria e as fëmijët, por bën dobi vetëm ajo zemër e pastër dhe e 
shëndoshë. Hytbeja ka qenë mënyra e vetme me ndihmën e së cilës i Dërguari i 
Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), ka thirrë në Islam gjatë 
qëndrimit të tij në Meke. Me kalimin e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i 
Allahut qoftë mbi të), në Medine, hytbeja fiton dimensione të reja, kurse pak 
më vonë bëhet edhe detyrë obligative në namazin e xhumasë. Pejgamberi (paqja 
dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), ka pasur zë të bukur, melodik, të 
fuqishëm dhe depërtues, që kur ligjëronte i rrënqethte zemrat e njerëzve, bënte 
që të lotojnë sytë e tyre dhe udhëtonte me ato shpirtëra për në botën e lartë 
shpirtërore, ashtu siç thoshte poeti i njohur Ahmed Sheuki kur lavdëronte të 
Dërguarin e Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): Kur ti 
ligjërojshe, minberet e xhamive lëkundeshin Me zërin tënd të fuqishëm bëje që 
edhe zemrat të qanin I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë 
mbi të), ka qenë i përcaktuar, konkret dhe metaforik. Hytbet e tij ishin të 
pasura me ajete kur'anore dhe kanë qenë mjaft të shkurtëra, duke e përjashtuar 
hytben të cilën Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), e ka 
mbajtur në haxhin lamtumirës. Ai po ashtu ka urdhëruar që hytbeja të jetë sa më 
e shkurtër. Transmetohet se Ammar ibn Jasiri r.a. me një rast ka mbajtur një 
fjalim mjaft të shkurtër. Në kërkesën e të pranishmëve që të flasë edhe më tej, 
ka thënë: "I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të), na 
ka urdhëruar që namazin e xhumasë ta falim më gjatë, kurse hytben ta mbajmë sa 
më shkurt." Kështu pra kanë vepruar edhe katër halifët e drejtë dhe imamët e 
medhenj. Mirëpo, me kalimin e kohës, ligjëruesit (hatibët) filluan të vepronin 
të kundërtën e kësaj, zgjatnin hytben dhe e bënin të vdekur atë duke u larguar 
nga thelbi dhe qëllimi i saj. Si rrjedhojë, hytbeja e xhumasë u shëndrrua në 
një ligjëratë kulturore, politike dhe filozofike, e jo siç duhet të jetë, 
fetare, shpirtërore dhe hyjnore... I harruan fjalët e Allahut dhe të Dërguarit 
të Tij dhe u zgjeruan në komentime e shtjellime të ndryshme me të cilat fjalime 
besimtarët nuk mund të përfitojnë asgjë. Disa ligjërues me zë tepër të ulët 
lexojnë vetëm disa letra që kanë para vetit dhe bëjnë gabime të shumta 
gjuhësore, kolliten shpesh, marrin frymë shpesh, mbesin pa frymë gjatë leximit 
të pandërprerë etj etj., pra të gjitha këto veprime njëmend i iritojnë të 
pranishmit. Disa ligjërues të tjerë përgatisin aso temash që nuk janë të 
nivelit dhe kapacitetit të xhematit që ka prezent. Për shembull në qytet flasin 
për problemet me të cilat ballafaqohen fshatarët, kurse në fshat flasin për 
luftën e mendimit të lirë, ose ju flasin fshatarëve për dialogun ndërfetar... , 
kjo s'do mend është shenjë e shkurtpamësisë së hatibit (ligjëruesit) dhe jo 
përgatitjes së duhur profesionale. Gjithashtu ka ndonjë prej ligjëruesve që 
mund të jetë i hidhëruar me xhematin e tij dhe hytben e xhumasë e shfrytëzon 
për t'i kritikuar ata, lutet kundër tyre dhe mendon se vetëm ai është i 
devotshëm, ndërsa gjithë të tjerët sipas tij janë gabimtarë dhe të humbur... 
Disa nga ligjëruesit nuk përgatiten sa duhet dhe nuk përqëndrohen në një temë 
të caktuar, por kalojnë në tema të ndryshme, si p.sh. flet për të drejtat e 
fqiut, e pastaj flet për vlerën e leximit të Kur'anit, pastaj kalon në çlirimin 
e Bejtul Makdisit (shtëpisë së shenjtë në Jerusalem), pastaj flet për virtytet 
e Omer ibn Hattabit r.a., e pastaj për marrëdhëniet bashkëshortore, e kështu me 
radhë... Vëllezër të dashur! Vërtetë sot kemi nevojë më shumë se kurrë për 
hapjen e instituteve të veçanta për aftësimin e imamëve në këtë fushë, dhe atë 
në çdo vend, në mënyrë që të kemi ligjerata atraktive, të dobishme dhe 
profesionale. Shkolla të tilla janë hapur në Egjipt, Turqi dhe Indonezi. 
Shpresojmë që sa më parë të hapen edhe në vende të tjera... Hytbes së xhumasë 
patjetër duhet t'i rikthehet roli dhe vlera e saj, ashtu siç e kishte në 
shekujt e parë të Islamit. Le të jetë ky ligjërim javor rat i volitshëm për të 
forcuar imanin e besimtarëve, për të edukuar dhe pastruar shpirtrat e tyre si 
dhe për të rregulluar dhe përmirësuar marrëdhëniet e tyre shoqërore. Këshilla 
ime ndaj ligjëruesve (hatibëve) është që të flasin vetëm atë që është në dobi 
të dëgjuesve, t'i porosisin ata të kenë frikë Allahun e Lartësuar, të 
respektojnë urdhërat e Tij dhe të adhurojnë me sinqeritetin më të lartë 
Krijuesin e gjithësisë. I porosis që të mos thellohen në ato çështje në të 
cilat nuk ka kurrfarë dobie, e as të mos fokusohen në çështje që kanë karakter 
politik. Gjithashtu dua të këshillojë të gjithë ligjëruesit që t'ju flasin 
njerëzve me gjuhën e kohës aktuale, të cilën e kuptojnë, duke i ikur 
terminologjisë së pakuptueshme e të vështirë ashtu siç na urdhëron Pejgamberi 
ynë i dashur (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): "Folu njerëzve sipas 
kapacitetit të tyre." Përktheu dhe përshtati: Enes KOSHI 
www.mesazhi.com
 
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan