Nënë, unë nuk e dua Muhammedin
 
 
Rreziku i shkollave të huaja në vendet islame.Një fëmijë arab, i cili vijon 
mësimet në një shkollë të huaj fillore, u kthye në shtëpi disi çuditshëm. "Si 
kalove sot biri im?"- e pyeti nëna ndërsa ai i zhgënjyer tha: Nënë, unë nuk e 
dua Muhammedin. Po kush është Muhammedi?- e pyeti nëna. Pejgamberi i 
muslimanëve- u përgjigj fëmija. Nëna me gjysmë fryme, duke rrëfyer këtë ngjarje 
në një emision të një radiostacioni kur'anor, thotë: Ndjeva një goditje të 
rëndë. U trishtova. Ne jemi familje fetare e si të dali prej nesh një fëmijë me 
ide të tilla?! Faji është tek unë ngase nuk ia mësova namazin. Ai tash ende nuk 
ka mbushur nëntë vjet. Si thua ashtu kur Muhammedi është i dërguari ynë, është 
i dashuri jonë. Si flet fjalë të tilla?- e qortova. Flas kështu ngase ai nuk na 
jep çokollata- ma ktheu i biri. Mbeta e shtangur- vazhdon rrëfimin nëna. Si nuk 
të jep çokollata?! A e ke parë ti ndonjëherë që ai të t'i japi ty ato? Jo, nuk 
e kam parë, por mësuesja jonë sot tha se pas pak do të vijë Muhammedi me 
shpirtin e tij në shkolle e pas tij do të vijë edhe Isai. Do të shohim se ke e 
doni dhe kush është fisnik. Mbyllni sytë dhe vëreni kokën mbi bankë ngase tash 
do të vij Muhammedi dhe do të shohim se a do të ju sjell dhurata apo jo. Hapni 
sytë! A gjetët diç? – na pyeti mësuesja. Jo- u përgjigjëm disi të demoralizuar. 
Mbyllni sytë prapë dhe pritni se tani do të vijë Isai. Hapni sytë- na tha 
mësuesja pas pak kur ja në banka gjetëm çokollata. Ja kështu veprojnë shkollat 
e huaja në vendet tona islame. Kështu i mësojnë dhe metoda të tilla përdorin 
për t'i krishterizuar fëmijët tanë nëpërmjet mashtrimit me dhurata e gjëra 
tjera të dashura për ta. Vëlla dhe motër! Kujdesuni për fëmijët tuaj dhe t'ia 
keni frikën Allahut të Madhëruar për ta! Burimi: http://www.abdelghafar.com 
Përshtati në shqip: Sedat Islami Vushtrri, Kosovë 
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan