Www.Nur-Islam.Tk 
 
KURBAN BAJRAMI DHE THERRJA E KURBANIT
2008-06-30 13:55 

KURBAN BAJRAMI
 
I Derguari s.a.v.s. ka thene:"Cdo popull i ka festat e veta,e festat e 
muslimaneve jane dy:Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami".E ne pasi qe jemi prane 
nje feste madheshtore te Kurban bajramit vlen qe ti themi disa fjale rreth 
kesaj feste dhe qka ka te beje me te.Nga vete fjala Kurban ,kuptojme se kemi te 
bejme me kurban,qe do te thote sakrifice per hire te Allahut.Allahu xh.sh ne 
Kur'an thote:Ne vërtet te dhamë ty shumë të mira(kevtherin).Andaj ti falu dhe 
prejë kurban për hirë të Zotit tënd!"(El-Keuther:1-2)"Thuaj:namazi im,kurbani 
im,jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun Zotin e 
botëve!"(El-En'am:162)
KURBANI
Kurbani eshte kafshe qe therret per hire te Allahut,gjate diteve te 
Bajramit.Allahu s.v.t. ne Kur'an thote:"E Devet (therrjen e tyre për kurban)ua 
kemi bërë prej dispozitave të Allahut,e ju prej tyre keni dobi,andaj përmendeni 
emrin e Allahut..."(El-Haxh:36)Me prerjen e kurbanit shprehete devoshmeria ndaj 
Allahut ,ngase Allahu nuk ka nevoje per ish e as per gjak.E Ai ne Kur'an 
thote:"Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre,por te Ai arrin bindja e 
juaj..."(El-Haxh:37)
DISPOZITAT E THERRJES SE KURBANIT
Therrja e kurbanit eshte vaxhib(obligim i domosdoshem) per ata qe kane 
mundesi,materiale,ngase Pejgamberi a.s. ka thene:"Kush ka mundesi te therr 
kurban e nuk ther,mos ti afrohet xhamise sone."Nga kjo nenkuptohet se ai i cili 
ka mundesi te therr kurban e nuk e ben kete nuk do ti sjelle dobi as falja e 
namazit te tij(falja e namazit te Kurban Bajramit)pasi qe e ka leshuar nje 
vaxhib.Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibn Selim r.a. se ka thene:Ishim me te 
Derguarin s.a.v.s. ne arafat e ai tha:"O ju njerez çdo familje e ka obligim te 
therre kurban per çdi vite."
CILAT KAFSHE MUND TE THERREN PER KURBAN
Kafshet te cilat mund te therren per kurban jane:lopet,devet,dhenet dhe 
dhite.Per te qene i vlefshem kurbani duhet ti plotesoje keto kushte:lopet duhet 
te kene me shume se dy vjet,devete me shume se pese vjet,dhenet me shume se 
gjashte muaj,ndersa dhite me shume se nje vjet.Poashtu Pejgamberi s.a.v.s. ka 
thene:"Kater lloje te kafsheve nuk mund te therren:kafsha e verber,kafsha e 
semure,kafsha e gjymte,kafsha e çalur"Ne therrjen e nje lope per kurban mund te 
marrin pjese shtate persona,ne deve dhjete persona,nderkaq delja mund te 
therret per nje person dhe familjen e tij.Transmeton ibn Abbasi se ka 
thene:kemi qene me te Derguarin s.a.v.s. ne udhetim kohen e Kurban Bajramit.Nje 
deve e kei therur per dhjete persona e nje lope per shtate persona.
KUR DUHET THERRUR KURBANI
Transmetohet nga Xhundeb ibn Sufjan el-Bexheli r.a. se ka thene:E kam degjuar 
Pejgamberin s.a.v.s. duke thene:"Ai io cili e ka therrur kurbanin para se te 
falet,le ta zevendesoj ate me nje tjeter,ndersa ai i cili nuk e ka therrur 
ende,le ta therre"
MISHI I KURBANIT
Mishi i kurbanit eshte i preferuar qe te ndahet ne tri pjese:me nje pjesei 
gezon te varferit,nje pjese te afermeve,kurse pjesen tjeter e ndal per vete.
QKA PREFEROHET TE BEHET NE DITEN E KURBAN BAJRAMIT
Ne diten e Kurban Bajramit eshte e preferuar te behen keto gjera:1.Te pastrohet 
trupi2.Te vishen rroba te reja dhe me te mirat.3.Diten e Kuran Bajramit eshte e 
preferuar qe te mos hahet asgje deri sa te therret kurbani dhe te hahet prej 
mishit te tij.4.Te falet namazi i Kurban Bajramit.5.Nderrimi i rruges gjate 
kthimit ne shtepi(kur te kthehesh nga xhami-falja e namazit te bajramit)6.Te 
madherohet Allahu gjate diteve te bajramit.7.Eshte mire qe ne keto dite te 
organizohen loja defryese,kfize.shetitje etj.8.Te urohet Bajrami ndermjet njeri 
tjetrit. 




   
contact: 
[email protected]
[email protected] 
[email protected] 


  
_________________________________________________________________
Connect to the next generation of MSN Messenger 
http://imagine-msn.com/messenger/launch80/default.aspx?locale=en-us&source=wlmailtagline
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan