Mos, para fëmijëve! 



Mos, para fëmijëve! 

Shumë herë prindërit dhe të rinjtë bëjnë gjëra me apo pa qëllim e që mund të 
jenë shembull i keq për fëmijët e tyre dhe fëmijët përreth. Më poshtë do të 
paraqesim disa situata të tilla dhe këshilla se si të jemi shembull i mirë për 
fëmijët tanë.Radhitja e shembujve të këqij për fëmijët“T’u thuash atyre nuk jam 
këtu”, i bërtasim bashkëshortit ose fëmijëve pas ziles së  telefonit. 
Megjithëse ne mund të mos e vërejmë këtë, ne vetëm e japim një shembull të 
gënjimit për fëmijët tanë. Kur ata na shohin neve duke gënjyer, ata mund të 
thonë me vete se të gënjesh është mirë. Babai dhe nëna e bëjnë këtë.Nëse ne 
kemi qenë më të vetëdijshëm për rolin tonë si shembull për fëmijët tanë, mund 
t’iu kemi larguar gabimeve të tilla duke i thënë bashkëshortes ose fëmijëve se 
nuk jemi në gjendje për të biseduar tash, e jo se nuk jemi në shtëpi; ose 
thjesht të përgjigjemi në telefon. Por, nuk duhet kurrë të gënjejmë!Shumë gjëra 
tjera “të vogla” të cilat i bëjmë gjatë ditës, në të vërtetë, mund të jenë 
shembull i keq për fëmijët tanë edhe nëse nuk i realizojmë ato. Shpesh të qenit 
të ndërgjegjshëm për rolin tonë si shembull mund të na ndihmojë t’iu largohemi 
kryerjes së disa prej këtyre gabimeve. Sidoqoftë, janë disa lëmi të rrezikshme 
në jetën tonë të përditshme, në të cilat duhet të jemi posaçërisht të 
kujdesshëm.Ja disa ide për të siguruar një shembull më të mirë:Kurrë nuk duhet 
të bëjmë premtime boshe për fëmijët tanë!Për shembull, kurrë nuk duhet t’u 
themi, “Do t’ju marrë për akullore nëse je i mirë,” nëse vërtet nuk mendojmë 
t’i marrim ata për akullore. Kjo gjithashtu është rrenë, dhe nëse e bëjmë, 
fëmijët tanë mund ta humbin besimin në çdo gjë që u themi.Mos u grind me 
bashkëshortin në prani të fëmijëve!Si do të ndjehen fëmijët kur shohin 
prindërit e tyre duke u grindur apo madje duke e sulmuar njëri-tjetrin?! Dhe, 
çka duhet të veprojnë ata atëherë? A do t’i kthehen ata me aq dashuri lidhjes 
së mëparshme me nënën dhe babin e tyre pasi t’i shohin ata duke e sharë 
njëri-tjetrin? Nëse gabojmë dhe grindemi apo përleshemi (me bashkëshortin) para 
fëmijëve dhe pastaj pajtohemi, duhet të sigurohemi që t’i përmbajmë fëmijët dhe 
madje t’u kërkojmë falje për sjelljen tonë të papjekur dhe jo-islame. 
Inshaallah, ata do të na respektojnë neve bile më shumë për pranimin se ne 
kishim gabuar! Kurrë nuk duhet t’i përqeshim të tjerët!Nëse themi, “Hej, 
shikoje atë djalë të shëmtuar atje! Ha! Ha! Ha!,” fëmijët tanë mund të mendojnë 
se kjo është sjellje e pranueshme. Më vonë, nëse ata thonë publikisht diçka të 
keqe për dikë dhe ne ose ai person bie në siklet, duhet ta kujtojmë se ishim ne 
që ua mësuam atyre të sillen në këtë mënyrëKurrë nuk duhet të përgojojmë ose të 
flasim keq për të tjerët pas shpinës së tyre! Edhe nëse mendojmë se nuk na kanë 
dëgjuar, fëmijët tanë do ta bëjnë këtë. Ata do të na shohin duke ngrënë mishin 
e vdekur të vëllezërve dhe motrave tona (duke i përgojuar), dhe kjo mund të 
ndikojë te ta në shumë mënyra. Ata thjesht mund të fillojnë të mendojnë se kjo 
është sjellje normale, ose mund të neveriten tepër me prindërit e tyre për 
sjelljen në këtë mënyrë. Gjithashtu, fëmijët tanë do të ndikohen 
negativisht.Kurrë nuk duhet të shikojmë programe televizive ose të dëgjojmë 
programe të radios për të cilat e dimë se s’duhet!Më vonë, kur t’u themi 
fëmijëve për të mos shikuar puthje ose dhunë në TV, ata do të na shohin si 
hipokritë dhe do të humbin respektin për ne.Si muslimanë, natyrisht ne duhet të 
mundohemi të bëhemi njerëzit më të mirë që mundemi. Si prindër muslimanë, ne 
duhet të mundohemi edhe më tepër, sepse sjellja jonë ka shumë mundësi të ketë 
ndikimin më të madh në sjelljen e fëmijëve tanë tani dhe kur të rriten ata. Nuk 
është çka thotë nëna dhe babai, është ajo çfarë e bëjnë ata.Rritja e fëmijëve 
është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nëse duam të kemi sukses, duhet t’i rrisim 
ata me të dyja: me fjalë dhe vepra. Si njerëz, ndërkohë ne bëjmë gabime dhe 
padrejtësi. Por, ju lutem, KURRË PARA FËMIJËVE!
_________________________________________________________________
"Condividi e organizza le tue immagini con  Windows Live Foto.
"
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan