Prejardhja e Vitit të Ri
Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, pra në fund të vitit, është: Ku do
ta pritni Vitin e Ri?
Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
"…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar,
larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të
trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë
mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi."
(Bibla, Efesianëve, 4:17-20)
"Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë,
porosisin për drejtësi dhe këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm".
(Kur'an-i, 103:1-3)
Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në
fund të vitit, është: Ku do ta pritni Vitin e Ri? Shpesh ndodh që pyetja nuk
çon te përgjigja, por te pyetjet tjera. Njëra nga pyetjet është edhe kjo: Nga e
ka prejardhjen Viti i Ri? Viti i Ri e ka prejardhjen në Babiloni, Azi…
Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e viteve në ditën e
Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur
natyra rilindë mbas dimrit të gjatë…
Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën
perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane,
para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli
ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur).
Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka
prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra. Mithra,
prej të cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritës,
që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë,
prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë
Janus, hyu dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të
parë të vitit-Janari, që është dera, hyerja në Vitin e Ri! Pra, kjo festë e
lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian
perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: "Paganism in the Christian
Festivals", (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: "Të gjithë
festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë
ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të
përhershëm; midis miqëve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë
gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…" Përse gëzimi
dhe argëtimi? Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt
paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie
me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe
porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se
Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!
Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka
prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra,
hyu i agrikulturës, por që vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan
kushtuar Diellit të pamposhtur…! Kjo është arsyeja e paarsyeshme e
pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë
vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen,
tranohen…! Përse zbukurimi, dekorimi? Për nder të kësaj feste pagane
zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim
të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, siç shihet,
jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…! Përse zbukurohen, dekorohen
shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë të Evropës,
para krishterimit, besonin se pemët e gjelbërta, siç janë bredhi, pisha, të
cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, kanë
diçka hyjnore. Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin
ato si krijesa hyjnore, që nuk do t'i lënë pasdore..! Prandaj, porsa fillonte
dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i
qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t'i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve
të qëndrojnë…! A ka kuptim që popujt me besim monoteist, siç jemi edhe ne,
shqiptarët, qofshin të krishterë apo muslimanë, të presim, të kremtojmë, të
gëzohemi, të tranohemi për një festë pagane, siç është Viti i Ri? Këtë e gjykon
Bibla, e gjykon Kur'ani, dy Librat Hyjnorë, më të lexuara, më të përhapura, më
të nderuara, në rruzullin tokësor. Shën Pali, në letrën dërguar Efesianëve,
ndër të tjera, shkruan: "…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët
me mendje të errërsuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është
ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të
pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë
çdo poshtërsi." (Bibla, Efesianëve, 4:17-20) A keni menduar, si besimtarë,
ndonjëherë rreth kësaj çështje? Nëse nuk keni menduar, atëherë shtrohet pyetja:
Deri kur të pranojmë, pa menduar, çdo festë që të tjerët na kanë servuar - si
një sofër e shtruar?! Sidoqoftë, para nesh është Viti i Ri, por jo për ta
pritur, se ai vjen vet, jo për ta kremtuar, jo për ta uruar, jo për t'u gëzuar,
jo për t'u shfrenuar, por për të medituar! Meditimi rreth Vitit të Ri do të na
çon kah një kuptim më i thellë i jetës, i kohës. Koha, për të cilën betohet
Krijuesi i Madhnueshëm në Kur'an, është gjëja më e çmueshme për
krijesën-njeriun. Njeriu i sotëm, modern, bashkohor, perëndimor, materialist,
është i aftë për të drejtuar, për të kontrolluar fuqitë e ndryshme natyrore,
por qe de, është i pa aftë për të frenuar epshet e veta shtazore…! Mos frenimi
i epsheve shtazore, duke qenë larg Zotit, duke mos përfillur udhëzimet e Tij,
shumicën e njerëzve e ka tërhequr kotësia, marrëzia, shfrenia të shtyrë nga
lakmia… Në etapa të ndryshme kohore, miliona njerëz për shkak të mosdijes,
lakmisë, grykësisë, padrejtësisë janë shkatërruar, janë asgjësuar. Po të
kthehemi në histori, do të pyesim me habi: Ku janë gjithë ato perandori?!
Perandori shekullore, të fuqishme, që dukeshin aq madhështore, por u shkrinë si
me qenë fluska bore! Sot, sikurse dje, njerëzit që nuk kanë besim në t'Madhin
Zot-jetojnë kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke
besuar se Viti i Ri ju sjellë begati! Me kohë, bota e kapitalit, e tregtisë, e
bisnisit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej çdo lloj pisit, këtë e
kanë kuptuar dhe përgatitjet për Vitin e Ri , që moti, ata i kanë filluar. I
kanë filluar dhe do t'i përfundojnë përgatitjet të organizuara më bukur se çdo
herë, sepse me fitime të mëdha, si asnjëherë, e shpërblejnë vetveten
menjëherë…! Nata e Vitit të Ri Për natën e Vitit të Ri thuhet se është nata më
e gjatë, nata më e mrekullueshme. Po, por këtë e thonë të gjithë ata që janë në
gjëndje të trullueshme! Në të vërtetë, jo vetëm që është nata më e trullueshme,
duke pirë- pije alkoolike e narkotike, duke kënduar, duke vallëzuar, pa rend e
vend, pa kurrfarë sjellje, duke hangër deri në vjellje, duke luejtur bixhoz,
lotari duke bërë edhe ndonjë marrëzi…! Pra, nata e Vitit të Ri bëhet jo vetëm
nata më e trubullueshme, ajo bëhet edhe nata më e mjerueshme, më e mallkueshme,
më e dënueshme…! Pse? Sepse kjo është një festë pagane, e cila urohet pothuejse
nga mbarë bota, por të gjitha urimet janë të kota ! Urojnë, urojnë, urojnë,
derisa e teprojnë, derisa urinojnë dhe pse ata ashtu nuk mendojnë, nuk
besojnë…! Ka shumë që do të thonë, është e drejta jonë, jemi n'Evropë, jetojmë
në liri, në demokraci dhe e gëzojmë të drejtën të kremtojmë, ta presim Vitin e
Ri! Po, me siguri, keni të drejtë ta pritni, të kremtoni , por një ditë do të
vajtoni…! E drejta juaj nuk do të thotë se po veproni drejt. E drejta juaj, në
këtë rast ju bën të huaj! Nëqoftëse dëshironi të jeni si të tjerët, atëherë
kush do të jetë si ju? Me pak fjalë, kjo është e Vërteta, e Vërteta: Pse
pritja, kremtimi i Vitit të Ri – është kotësi, është marrëzi? E Vërteta, siç
thoshte Shileri, nuk pëson nëse dikush nuk e beson. E Vërteta është Zoti. Zoti
është Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandej, të gjithë kemi nevojë për Zotin.
Zoti nuk ka nevojë për ne. Kush vepron mirë, shpreson mirësi nga Mirësia e Tij,
jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do të falet dhe
qetësohet, rehatohet… I varfëri shpreson të pasurohet, i sëmuri të shërohet, i
papuni të punësohet, i burgosuri të lirohet… Zoti është i vetmi Krijues, i
vetmi Furnizues dhe i vetmi Dhurues për gjithçka. Ai Krijon, Furnizon, Dhuron
nga oqeani i pashtershëm i Mirësisë dhe Bujarisë së Tij, jo Viti i Ri. Në
Kur'an, All-llahu i Madhnueshëm urdhëron e thotë: " Kush nuk beson barrën e
mosbesimit e ka kundra vetes" (30:40) Pra, kush nuk beson, ai është kundër
vetes. Ai që është kundër vetes e ka krijuar burgun e vet. Në burgun e vetë,
vetvetja në këtë jetë i duket më e largët se çdo planetë…
http://www.mesazhi.com/ E shtypur më 15.12.2008
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces.
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---