Te nderuar anetare, deshirojme t'ju njoftojme per materialet me te fundit te 
shfaqur ne webfaqen tone dhe te juajen  www.bibladhekurani.com  

Shpresoj qe te ju pelqejne.
Me respekt nga Senadi.
 
 




Origjina pagane e krishtlindjes



 Shkruar nga: William F. Dankenbring and John D. Keyser 
Ndonëse kudo në botë krishtlindjet festohen si një festë e krishtere, a është e 
krishtere krishtlindja në rend të parë? Merrni në konsideratë këtë: shqyrtoni 
Biblën fund e krye, dhe nuk do të gjeni as një fjalë të vetme të krishtlindjes 
që festohet nga të krishterët. Madje kjo nuk përmendet as një herë të vetme. Në 
anën tjetër, paganët e festonin këtë ditë për mijëra vjet përpara se të lindej 
Krishti. Nga vijnë këto rite dhe ceremoni misterioze që e rrethojnë këtë ditë? 
"Në kohën e krishtlindjes, Betlehemi është në acar, dhe në Tokën e Premtuar, në 
fusha, nuk mund të ketë qenë as një bagëti në atë temperaturë..." 



Lexo më shumë · 











Një vështrim historik dhe etimologjik i termit NASARA në Kuran



 Shkruar nga: Dr. Şinasi Gündüz 
S’ka dyshim se termi nasara në Kur’ani Kerim është një emër i përgjithshëm për 
të krishterët. Janë në radhë të parë perëndimorët që mëtojnë se ky term është 
për ithtarët e Kishës Lindore, ndërsa për grekët dhe për të krishterët e tjerë 
perëndimorë, në periudhën e mëvonshme, është përdorur termi rum. Në këtë punim 
nuk do të thellohemi në specifikat e nasara - së në Kur’an. Por, do të 
përqendrohemi vetëm në vlerësimin historik dhe etimologjik të këtij termi 
kur’anor për të krishterët.
Termi nasara, si emrat e tjerë për grupet të ndryshme që përmendim në Kur’an, 
ka të bëjë me krishterimin dhe, më përafërsisht, me formimin dhe me periudhën e 
parë historike të krishterimit. Për të thënë diçka për gjenezën e termit 
nasara, së pari duhet të studiohen disa çështje (medhhebet, shkollat dhe 
personalitetet) që mund të kenë lidhje me këtë emër në zonën e Arabisë Ve¬riore 
dhe në zonën Palestinë - Jordan, vende këto që ka¬në të bëjnë me formimin e 
krishterimit dhe veprimtarinë e Jezu Krishtit. 



Lexo më shumë · 











Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve



 Shkruar nga: Ajni Sinani 
Po qe se të krishterët do të pranonin pikëpamjen kur’anore për Jezusin dhe 
Muhammedin a.s., duke e zbritur Jezusin nga ajo që nuk ishte (Zot apo bir Zoti) 
dhe duke e ngritur Muhammedin a.s. në atë që ishte (pejgamber i fundit i 
Zotit), do të eliminoheshin mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe të krishterëve. 

Islami, që nga fillimi i tij, është parë nga të krishterët si një herezi, kurse 
muslimanët janë konsideruar të pafe. Gjatë thuajse një mileniumi e gjysmë ka 
pasur shkrime të panumërta të njëanshme dhe të pasakta rreth botës arabo-islame 
ku Islami portretizohet si fe e dhunës dhe mostolerancës. Për shekuj me radhë, 
ai është trajtuar nga Perëndimi me gjuhë urrejtëse dhe pa respekt. Papa Urbani 
II, që thirri Kryqëzatat më 1905, i përshkruan muslimanët si “Popull i 
paperëndi, idhujtarë, armiq të Krishtit, kashtë e caktuar për zjarrin e 
përjetshëm, etj”. Sulmet dhe akuzat, në vazhdimësi, nuk kanë reshtur. Me 
kalimin e kohës shpifjet janë modifikuar, por asnjëherë nga bota e krishtere 
nuk kemi pasur një qasje objektive ndaj Islamit me qëllim të kuptimit të 
vërtetës rreth tij. Për pasojë, Islami njihet më shumë për atë çfarë nuk është. 



Lexo më shumë · 











KONCEPTI PEJGAMBERIK NË BIBEL DHE NË KURAN



 Shkruar nga: Senad Maku
Koncepti biblik i Pejgamberisë është i ndryshëm nga ai i paraqitur në Kur’an. 
Është për ta tërhjekur vëmendjen qëndrimi I Biblës ndaj Pejgamberëve, ngase kur 
flet për ta, pothuajse të gjithë Pejgamberët dalin si mëkatarë më të dalluar, I 
quan si gënjeshtar, tradhtar, të padijshëm, rënës në gabime dhe mëkate, e shumë 
epitete të tjera që iu mvishen Pejgamberëve. Në bibël hasim tregime trishtuese 
në lidhje me Pejgamberët të cilët paraqiten si personazhe kryesore në kryerjen 
e veprave më të shëmtuara dhe të ndyra. Këto veti nuk përkasin me njeriun e 
rëndomt e lëre ma ti ketë Pejgamberi, njeriu I zgjedhur nga Allahu xh.sh. Kurse 
të njëjtit Pejgamber Kur’ani i përmend në piedestalet në të gjitha aspektet për 
të mirë për të qenë shëmbëlltyrë për ne. 



Lexo më shumë · 











Prejardhja e Vitit të Ri



 Shkruar nga: Mexhid YVEJSI
"…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar, 
larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të 
trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë 
mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo 
poshtërsi."(Bibla, Efesianëve, 4:17-20)
Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në 
fund të vitit, është: Ku do ta pritni Vitin e Ri? 
Shpesh ndodh që pyetja nuk çon te përgjigja, por te pyetjet tjera. Njëra nga 
pyetjet është edhe kjo: Nga e ka prejardhjen Viti i Ri? 




Lexo më shumë · 











Çka thonë të tjerët për Kuranin



 Shkruar nga: Ajni Sinani
Johan Volfgang von Goethe (Gëte), për Kur’anin thotë:
“Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën, Pejgamberit të Zotit, iu shpall, 
nga lart, Kur’ani, me përkryeshmërinë e tij.“ 
“Sa herë që ne i drejtohemi Kur’anit, në fillim nuk na tërheq, por, ai gjithnjë 
bëhet edhe më shumë tërheqës, na mallëngjen dhe në fund na detyron ta nderojmë… 
Stili i tij, në pajtim me kontekstin dhe qëllimin e tij, është i rreptë, 
madhështor dhe i mrekullueshëm, gjithnjë i lartësuar. Kështu, ky libër, do të 
ushtrojë ndikim shumë të fuqishëm, gjatë kohës.“
“Kur’ani i tij duhet parë si Ligj Hyjnor dhe jo si ndonjë libër njerëzor, i 
bërë për edukim apo për argëtim.“
“Ndoshta, në asnjë gjuhë tjetër shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund të 
trupëzohen në mënyrë kaq origjinale.“
“Askush nuk duhet të habitet me efikasitetin e lartë të Librit. Për këtë, ai 
është cilësuar si jo i krijuar dhe i përjetshëm, (si fjalë) e Zotit nga ana e 
admiruesve të vërtetë të tij.”
“Kështu, pra, do të mbetet ky libër, përjetësisht, me efikasitetin më të lartë.”




Lexo më shumë · 











Pali dhe mirazhi Ilir



 Shkruar nga: Doan Dani
Sauli lind ne Tarso, kryeqendra e Kilikise ( Turqia e sotme) rreth viteve 5-10 
pas Krishtit, ne nje familje te klases se mesme me origjine hebraike nga fisi i 
Benjaminit. Eshte njohes i gjuhes hebraike dhe aramaike sebashku me 
greqishten-gjuha nderkombetare e kohes. Gjitashtu, nga fjalet e Palit mesojme 
se ka ndjekur shkolla talmudike(kryesisht ate te rabinit Gamalieli) dhe 
doktrina hebraike eshte e mirenjohur nga predikuesi i ardhshem i fese se re. 
Formimi fetare i Saulit nuk vjen vetem nga hebraizimi, origjinat dhe mundesite 
ekonomike, por edhe nga besimi prekristjan i rajonit ku lindi dhe jetoi 
“Apostulli”. 



Lexo më shumë · 











A është Kryqëzuar Krishti?



 Shkruar nga: Halil Ibrahimi
Një nga besimet thelemore të Krishtërimit është se Jezusi i quajtur Krisht ka 
vdekur dhe ka lejuar derdhjen e gjakut të tij për hir të faljes së mëkateve të 
njerëzimit. Me fjalë të tjera Jezusi ka vdekur në kryq si sakrificë për mëkatet 
tona. 
Sipas doktrinës kristiane Jezui vdiq në kryq si sakrificë për mëkatet tona. 
Sipas kësaj ideje çdo njeri është i lindur me mëkate apo secili njeri do të 
mëkatojë dhe prandaj ishte e nevojshme që dikush i pastër si Jezusi të 
kryqëzohej për t’i asgjësuar këto mëkate. Shtrohet pyetja: përse duhet dikush 
të vdesë për mëkatet tona kur Perëndia, i Gjithëmëshirshmi mundet shumë lehtë 
të na japë falje nëse ne e kërkojmë këtë? A nuk është Zoti ai që i bën 
rregullat? Përse do ta bënte Ai dikë që të vuajë për mëkatet tona apo për 
mëkatet e dikuj tjetër? A nuk do të ishte kjo padrejtësi nga ana e Tij ...... 



Lexo më shumë · 











RIKUJTIMI I HISTORISË HEBREO - KRISHTERIMI DHE SHËN PALI



 Shkruar nga: Dr. Maurice Bucaille
Shumica e të krishterëve beson se Ungjijtë janë shkruar nga dëshmitarë të 
drejtpërdrejt te jetës së Jezusit dhe, për këtë arsye, ata paraqesin dëshmi të 
padyshimta mbi ngjarjet që e kanë stolisur dhe predikmiet e tij. Si do të mund 
të dikutohej mbi këshillat që dalin nga ata, kur janë dhënë garanci të tilla 
lidhur më origjinalitetin, si do të mund të dyshohej në vlerën e institucionit 
të Kishës duke zbatuar direktivate përgjithshme që i ka dhënë vetë Jezusi? 
Botimet e tashme të Ungjijve, që i janë dedikuar popullarizimit, përmbajnë 
komentime qëllimi i të cilave është që të përhapin pikpamje të tilla në publik. 



Lexo më shumë · 











MANGESIA E KONCEPTEVE TEOLOGJIKE TE KISHES



 Shkruar nga: Murteza Mutahhari
Ishte Kisha - [ajo e cila] qoftë për shkak të mangësive konceptuale në 
teologjinë që përfaqësonte, qoftë për shkak të sjelljes çnjerëzore ndaj masave, 
veçanërisht shkencëtarëve dhe mendimtarëve të lirë - [u bë] faktori dhe arsyeja 
kryesore e animit nga materializmi të botës së krishterë e tërthorazi edhe asaj 
jokrishtere. 
Ne do e shtjellojmë këtë faktor në dy kaptina: 
(1) Mangësitë e koncepteve të Kishës mbi Zotin dhe metafizikën. 
(2) Mizoria e Kishës. 
Në Mesjetë, kur çështja e Zotit ishte në duart e priftërinjve, mbi Zotin u 
formuan një sërë konceptesh të papjekura dhe të paplota që nuk puthiteshin 
aspak me realitetin e të cilat jo vetëm që nuk kënaqën njerëzit e mençur dhe të 
arsimuar, por krijuan tek ata urrejtje dhe i ngritën kundër mësimeve për Zotin. 




Lexo më shumë 
 
 
Senad  Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
www.bibladhekurani.com
www.geocities.com/bibladhekurani


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan