Dhjetë mënyra për të qenë të lumtur 
 
T'i besosh vetvetes. Të vështrosh me optimizëm ngjyrat e jetës. Të reagosh me 
energji ndaj tatëpjetave të jetës. Me fjalë të tjera të zhvillosh jetën 
pozitive të karakterit vetjak. Gjithë lumturia qëndron këtu dhe në pjesën më të 
madhe është në duart tona, mjafton të dish ta presësh. 
 
1. Mos u kap me fatin Sa herë të ka ndodhur të mendosh: "jam vërtet pa fat, 
asgjë s'shkon siç duhet". Sigurisht jeta e çdokujt është gatuar me cikle 
pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën 
përballon problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri ynë. Është 
më shumë një çështje mendore, duhet të bindësh vetveten që fati varet nga ti 
dhe askush tjetër. Mos humb kohë duke pyetur veten: "Përse më ndodh mua". 
Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të shikosh 
përpara. Pra, të përqendrosh vëmendjen drejt zgjidhjes së problemit. 2. Rreziko 
gjithmonë, jep maksimumin Në qoftë se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin 
që t'i shpëtosh vështirësive dhe të kesh një jetë më komode, atëherë dhe 
lumturia jote do të jetë e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangesh një pjesë 
të rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbësh. Është e nevojshme të 
kesh kurajën për t'i marrë përsipër rreziqet: Sfidat janë kripa e jetës dhe, të 
fituara ose të humbura, janë të nevojshme për tu rritur dhe për tu bërë më i 
fortë. Sa më shumë do të kesh kurajën për të përballuar rreziqet, pra të luash 
"ndeshjen e jetës" si person i parë, aq më shumë do të ndjehesh e lumtur, sepse 
do të dish se ke dhënë maksimumin. 3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr! "Pak dhe 
saktë". Është me të vërtetë më e mira për t'u frymëzuar, kur bëhet fjalë për 
miq. Si të sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranë për gjithë jetën? Varet vetëm 
nga ti. Mos prit që të vijë nga qielli dhe të rrijë pranë teje nëse nuk i jep 
asgjë si shkëmbim. Duhet të jesh e kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, të 
shqetësohesh për të, ta dëgjosh, ta mbështesësh në momentet e vështira. Duhet 
të japësh po deshe të marrësh. Dhe një këshillë se si të shmangesh humbjen e 
kohës dhe të energjive me personat e gabuar: Pikësëpari besoji intuitës tënde, 
nëse personi kërkon të krijojë miqësi me ty dhe nuk qesh ose të përgjigjet 
brutalisht, s'meriton miqësinë tënde. 4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë 
entuziazëm! Studimi i një materiali që të bezdis, s'bën për ty?! Mos u zhyt në 
këtë mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t'ia dalësh. Duke u përkushtuar 
deri në fund mund t'ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta gjë vlen 
dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në fund do të 
kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët. Dembelizmi është 
një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia i përket atij që 
angazhohet me ngulm dhe vendosmëri. 5. Zgjedh objektivin dhe përpiqu ta arrish! 
Në jetën e përditshme bëhu më shumë luftarake. Mjafton të kesh një synim, ta 
kesh përherë të fiksuar përballë vetes dhe të bësh gjithçka për ta arritur. 
Armët tuaja për t'ia dalë mbanë janë përveç ngulimit dhe vendosmërisë edhe 
frika, tërbimi, ca ndjenja negative, por që mund të të japin forcë. 6. 
Përballoji problemet në vend që t'i shmangesh! Nuk duhet t'i nënshtrohesh një 
situate që nuk të kënaq nga frika se nuk e përballon dot të panjohurën. Të 
shmangësh problemet të bën të pasigurt dhe humbëse. Sa më shumë t'i shtysh aq 
më shumë do të shtohet stresi, sa të mos arrish të gjesh fillin pastaj. Në të 
kundërt arrin të jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi në mendje 
dhe përballon situatat duke i zgjidhur me qetësi dhe ngulm. Nuk është e vërtetë 
që lumturia do të thotë mungesë problemesh, të gjithë i kanë, vetëm që duhet të 
mësosh t'i drejtosh me një qëndrim pozitiv. 7. Herë pas herë... Shtëpi, zyrë, 
pazari, fëmijët, burri... Angazhimi i rregullt bën mirë, po mos e lër veten të 
tërhiqesh nga automatizmat e përditshme. Jeta rrezikon të rrjedhë ditë pas dite 
pa e kuptuar as ti vetë atë që të ndodh rreth. Nganjëherë është e nevojshme të 
ndalosh dhe të reflektosh. Është e pamundur? Mundohu të bësh këtë ushtrim: mbaj 
frymëmarrjen dhe ndërgjegjësohu për trupin tënd, për pozicionin që je, për 
lëvizjet që bën. Është një çast ndërgjegjësimi për të mësuar për veten tënde, 
për të kuptuar atë që të ndodh deri në imtësi. 8. Mbushu plot me energji! Për 
këtë është e nevojshme të mësosh të jesh më e çlodhur. Sot jeta është e 
furishme dhe kur je i stresuar, rreziku është të shkosh drejt animit. Është e 
nevojshme të gjendet mënyra për t'iu shpëtuar tensioneve të ditës apo personave 
që të krijojnë ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytëzuar të ashtuquajturin 
"kohën e cilësisë". Pas një dite studimi ose pune, dëgjo muzikën e preferuar, 
mbështillu me aromat e një banjoje të ngrohtë dhe çlodhe lëkurën, bëj mesazhe 
shtendosëse, regjistrohu në një palestër dhe eksperimento meditimin. 9. Ndrysho 
qëndrimin Të qahesh pa kaluar në aksion nuk të ndihmon për të jetuar më mirë, 
përkundrazi. Kush vazhdon të shikojë vetëm anët negative të jetës, është i 
përqendruar mbi atë që e bën më të pakënaqur. Ky është ndryshimi ndërmjet atij 
që lufton për të qenë i lumtur dhe e atij që është mësuar të mos kënaqet kurrë. 
Qetësia shpirtërore është një fitore e vërtetë, pra për ta arritur s'duhet 
hequr kurrë dorë së luftuari. Dhe kujtohuni që lumturia ushqen lumturinë. 10. 
Bëj sport: i bën mirë edhe mendjes! Përveçse është i rëndësishëm për mirëqenien 
fizike, është provuar se kontribuon në një ndjesi qetësie shpirtërore. Kemi dhe 
një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm: të kesh një fizik të stërvitur, 
të fortë dhe reagues, shton sigurinë në vetvete. E fundit nga të mirat e 
sportit, është mundësia që të jep për të bërë shoqëri: të futesh në një 
palestër, në një kurs vallëzimi, do të thotë të kesh miq të rinj.
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan