selam alejkum ju kisha lut se kush mund me tregu dicka mbi faren ezez (nigella) se si dhe per cfar mund te perdoret. all-llahu ju shperbleft. weselam alejkum we rahmetulla weberekadehu.
Date: Mon, 22 Dec 2008 03:51:04 -0800From: [email protected]: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]: {Fjala e Bukur - Grup: 5920} Biseda fetare-7 Biseda fetare-7 http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=513 Shkruan: Hamdi NUHIJU17"Në emër të Allahut vendosa ta fal sunnetin e namazit të sabahut, në kohën e vet, u ktheva kah kibla"(Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.18) E kur robi vendos të veproj një punë në emër të Allahut, a mundet kush ta ndalë?!!! Pyete veten o vëlla dhe oj motër se sa sunnete të namazit të sabahut të kanë ikur pa i hetuar fare dhe nuk janë kthyer më? Na ikën koha më e mirë për të vepruar dhe përkujtuar Allahun xh.sh. duke e kaluar këtë kohë në përtaci e në gjumë. Si arritëm që të na ikë sunneti i namazit të sabahut? Duke përqeshur deri vonë njerëzit e ndryshëm, duke bartur fjalë prej veshi e në vesh, duke shikuar filma serik spanjol, duke e ndotur shpirtin tonë dhe veten tonë e duke e nënçmuar përmes shikimit të filmave çnjerëzor, apo duke i bërtitur nënës se nuk paska të drejtë?Edhe pse kemi lindur musliman dhe jemi praktikues të parimeve të fesë islame, ne injorojmë vlerën e sunnetit të sabahut. Duke u dhënë pas kënaqësive të kësaj bote jemi bërë shumë përtac dhe nuk zgjohemi herët. Jemi shëndërruar në një popull i cili identifikohet në rruzullin tokësor si populli i gjumit dhe jo popull i zgjimit. Edhe pse edhe gjumi është pjesë e natyrshmërisë dhe nuk është diç jashtë natyrës njerëzore e sistemit të tij, prap se prap duhet që të ekzistoj në njeriun një orar jete e dite. Njeriu pa orar jete e dite nuk mund që të hapëroj lehtë dhe arsyeshëm drejtë sukseseve të tij. Askush në rruzullin tokësor nuk ka arritur deri tek suksesi pa u munduar dhe pa sakrifikuar mundin e tij drejtë realizimit të atij suksesi. E si mund të dëshmojmë ne ditën e llogarisë së e duam Pejgamberin s.a.v.s. kur ne asnjë sunnet të namazit të sabahut nuk e kemi falur? Kur Sulltan Fatihu kërkonte dikë që nuk i kish ikur asnjë sunnet i namazit të sabahut për të udhëhequr me ushtrinë, vallë çfarë kritere ne kërkojmë prej njerëzve tanë për të na udhëhequr politikisht? Në fakt, ne as që vëndojmë kritere për to, por e kemi lënë derën e hapur dhe secili hajn vepron në kryen e vet për të arritur deri tek interesi i tij vetjak e duke e keqpërdorur djersën e popullit. E nesër kur këta persona të marrin poste udhëheqëse, ne dridhemi para tyre dhe frikësohemi që të identifikohemi se jemi musliman. Këto persona me dyfytyrësinë e tyre veprojnë në kundërshtim të identitetit tonë duke gjurmuar në rrënjët e popullit tonë se paskemi qenë të krishter e duhet që t`iu kthehemi Krishterizmit. Harruam, ai i riu i cili çliroi Stambollin kriter të suksesit kishte faljen e sunnetit të namazit të sabahut, ndërsa për ne kriter është patriotizmi në letër dhe jo në vepër. E shohim dikë që di me i lidhë fjalët e me i fsheh mendimet, themi për të se është njeri i mirë, patriot i zgjuar e kutadi çka. E po ai njeri ta mohon identitetin tënd musliman, e mos të flasim që është i kujdesshëm për faljen e sunnetit të namazit të sabahut.Nëse dëshirojmë vërtet që të rikthejmë lavdinë e muslimanëve në rruzullin tokësor, nëse dëshirojmë që popullin shqiptar ta shohim të përparuar në të gjitha sferat, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj sunnetit të namazit të sabahut. Nëse nuk rrespektojmë dhe nuk falim sunnetin e namazit të sabahut, nuk rrespektojmë veten tonë, fenë tonë, kombin tonë(shqiptar), Pejgamberin tonë, Allahun! E kur nuk rrespektojmë këto, atëherë pse na vynë që të identifikohemi se jemi musliman? Ne e dëmtojmë edhe veten përmes injorimit të sunnetit të namazit të sabahut. E humbim vlerën e duas tonë për ndërmjetësimin e Resulullahit s.a.v.s. ditën e llogarisë, edhe pse shpresa vdes e fundit dhe dera për ndryshim është e hapur e nuk mbyllet ajo asnjëherë nga të tjerët. Atë derë mund ta mbyllim vetëm ne përmes mos faljes së sunnetit të namazit të sabahut dhe në këtë formë përmes mbylljes së kësaj dere, ne meritojmë që të mos kemi përkrahjen dhe mbështetjen e Resulullahit s.a.v.s. Vazhdimisht proklamojmë se duhet që të ndjekim sunnetin e Resulullahit s.a.v.s, ndërsa m`u ato që bëjnë një proklamim të këtillë, ndoshta gjatë kohë nuk e kanë falur sunnetin e namazit të sabahut. Persona të këtillë tërbohen për disa vepra tjera që janë logjikisht dhe sheriatikisht të lejueshme e që veprohen prej një grupi të muslimanëve, ndërsa aspak nuk brengosen se vet ato nuk falin ndoshta asnjëherë sunnetin e namazit të sabahut. Se sikur vërtet muslimanët dhe muslimanet të falnin sunnetin e namazit të sabahut dhe gjitha namazet në kohë e me frikë rrespekt, nuk do të ekzistonin probleme në shoqërinë tonë. O Allah na prano veprat tona të mira, na përmirëso dhe na mundëso që të mos na ikë asnjë sunnet i namazit të sabahut. Amin!18"Në emër të Allahut vendosa ta fal farzin e namazit të sabahut, në kohën e vet, u ktheva kah kibla"(Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.29) Njeriu i cili është gjithmonë në kërkim të rehatisë dhe lumturisë si mund të jëtojë dhe të shpresojë në këto gjëra pa kaluar nëpër dyert e farzit të namazit të sabahut? Nëse nuk është lumturi dhe rehati e qetësi falja e farzit të namazit të sabahut në kohë e me xhemmat, atëherë pyes çka është lumturia? Ne jemi në kërkim të gjurmëve të kësaj rehatie shpirtërore e cila rehati na orienton drejtë realizimit të jetës sonë në mënyrë më të përballshme e më të sinqert. Ujërat e jetës që kalojnë e na stërpikin shpirtin tonë, pastrohen padyshim me nijjetet e sinqerta dhe me namazet tona të cilat i fillojmë me sunnetin e sabahut, pastaj me farzin e i mbarojmë vonë me namazin e vitrit. Jeta jonë nuk do të kishte kuptim nëse nuk fillon me përkulje e nënshtrim dhe falëminderim ndaj Allahut të Lartësuar për mirësitë e pafundme që na i dha. Nga kjo përkulje dhe falëminderim ndaj Allahut, ne përfitojmë mirësitë e shumta në oqeanet e thella e të gjëra të mbushura me mirësi. Nëse realizojmë në përpikmëri urdhnat e Allahut, padyshim që pjesë e sistemit të shpërblimit në këtë botë dhe në botën tjetër do të ishim ne. E nëse hudhemi në greminat e thella të rrugës së djallit të mallkuar, atëherë edhe ne do të fitonim disa cilësi të atij djalli duke mohuar vlerat dhe duke nënçmuar rrugën të cilën Allahu na ka urdhëruar ta ndjekim. Namazi është shtylla e besimit tonë që na dallon prej mosbesimit, ndërsa farzi i namazit të sabahut, është më shumë se shtyllë, është një yll i cili shndrritë natën i zbukuar pa shtylla, është diell i cili na ngrohë ditën, pa shtylla, është një mrekulli që pastron shpirtin tonë prej papastërtive.A kemi harruar o vëllezër dhe motra se namazi i sabahut dallon prej namazeve tjera edhe për nga një karakteristik tjetër që në ezanin e namazit të sabahut kemi një shtesë e cila na bënë me dije shumë gjëra me rëndësi jetike për të gjithë ne? Apo ndoshta jemi hutuar në këmbim me kohën dhe jemi bërë lecka të saj? Jemi të humbur, sepse asnjëherë deri në fund nuk kemi dëgjuar ezanin e namazit të sabahut, ose edhe kemi dëgjuar por asnjëherë nuk iu jemi përgjigjur. Si mund të jemi një popull i përparuar kur ezanin e namazit të sabahut nuk e dëgjojmë dhe nuk iu përgjigjemi? E kur t`iu përgjigjemi dhe të lidhemi në farzin e namazit të sabahut a ka ndonjë fuqi të sherrit në rruzullin tokësor që do të mund të na thyente unitetin dhe vëllazërinë tonë?Na ka treguar Ahmed b.Meni`i i cili thotë:Na ka treguar Ebu Ahmed ez-Zubejri i cili thotë: Na ka treguar Ebu Israili, ky prej Hakemit, ky prej Ebu Abdurrahman b.Ebu Lejlasë, ky prej Bilallit i cili ka thënë:" I Dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka thënë:- Mos i thuaj në asnjë namaz fjalët:Namazi është më i mirë se gjumi, përveçse te namazi i sabahut.( Suneni i Tirmidhiut-1, Shkup,2007, fq.327)Kujdes o ju vëllezër dhe motra, faleni namazin e sabahut në kohën e vet dhe bëni program jete përmes fillimit me namazin e sabahut, e mbaroni ditën me namazin e jacisë, ndërsa jetën ta mbaroni me fjalët e dëshmisë. Zoti na mundësoftë të gjithëve që në kohë dhe në xhami të gjithë muslimanët anekënd botës ta falim namazin e sabahut, e të mos bëhemi përtac dhe në këtë formë të ndjekim udhën e djallit të mallkuar. O Allah na fal neve, familjet tona dhe gjithë besimtarët e besimtaret. Amin!_________________________________________________________________ Send e-mail faster without improving your typing skills. http://windowslive.com/online/hotmail?ocid=TXT_TAGLM_WL_hotmail_acq_speed_122008 --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
