Date: Sun, 4 Jan 2009 13:26:16 +0100From: [email protected]: 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]: {Fjala e Bukur - Grup: 5983} Lëvizja e 
Vëllezërve MuslimanCC: [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]




Lëvizja e Vëllezërve Musliman
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=550



  

Përktheu: Visar KORENICA*Historia Menjëherë pas katastrofës shumë të madhe më 
1924, kolapsit të "Hilafetit" dhe deklarimit të luftës kundrejt çdo llojë 
predikimi Islam në shumicën prej vendeve Islame, "rigjallërimi" Islam hyri në 
fazën e lëvizjes në lindjen e mesme duke themeluar "Al-Ikwan Al-Muslemon" 
(Vëllezërit Muslimanë) në Egjipt, më 1928 [1]. Menjëherë pas këtij viti, kjo 
lëvizje filloi të zgjerohej edhe në shumë degë tjera jashtë Egjiptit [2]. 
Al-Ikhwan, deri në atë kohë, filloi të përhapë ideologjinë e parimeve Islame: 
Për atë se Islami është "Besimi dhe shteti, libri dhe shpata, dhe mënyra e 
jetës" [3]. Këto parime ishin të pazakonta në atë kohë madje edhe ndërmjet 
shumë "dijetarëve" muslimanë të cilët besuan se Islami është i kufizuar vetëm 
brenda mureve të xhamisë. Pas disa viteve, Ikhvanët ishin të ndaluar dhe të 
torturuar në shumicën prej vendeve Islame. Sidoqoftë, "lëvizja mëmë" vazhdonte 
të punonte dhe rritej. Udhëheqësi (shoqëruesi) i parë i kësaj lëvizjeje Hasan 
el-Benna parapëlqeu "grumbullimin e njerëzve mbi mbledhjen e informatave në 
libër" [1], dhe kështu ai tërhoqi vëmendjen në ndërtimin e organizatës së 
Ihvanëve "Vëllezërve" dhe themelimin e rregullave të brendshme që në këtë 
mënyrë të mbetej një organizatë e pa prekshme edhe pa të. Dhe kjo kishte 
ndodhur pas frymës së tij të fundit në Kairo më 1949. *Organizimi Al-Ikhwan 
kishte degë në mbi 70 shtete në tërë botën. Lëvizja është mjaftë fleksibile nën 
emrin "Ihvan", nën ndonjë emër tjetër, apo duke punuar nën rrethana të cilitdo 
shtet. Sidoqoftë, të gjitha grupet e Ihvanëve, në të gjitha shtete të botës, 
karakterizohen duke respektuar dhe ndjekur keto metoda të poshtëshënuara [3]: 
1- Të ndjekurit e selefëve: duke refuzuar cfarëdo lloj veprimi që është në 
kundërshtim me Kur'anin apo Sunetin, dhe thirrjen e njerëzve në asgjë tjetër 
pos në këto të dyja. 2- Duke përforcuar sunetin: duke punuar sa më shumë të 
jetë e mundur për të aplikuar Sunetin në secilin aspekt të jetës. 3- Rritjen e 
Imanit: duke u fokusuar në pastrimin e zemrave, dashurinë ndaj muslimanëve për 
hir të Allahut, dhe kujtesës (duke qëndruar largë çfarëdo gabimi që mund të 
dilte nga Sufijtë). 4- Aktiviteti politik: duke vendosur programe politike për 
"Islamizimin" e qeverive në shtete të ndryshme (pas studimeve reale), dhe 
ngritjen e këtyre programeve në mënyra të bindshme të cilat nuk bien ndesh me 
Islamin. 5- Relaksim të shëndetit fizik: duke formuar klube sportive, dhe 
marrja pjesë në të tilla aktivitete ishte detyrë për anëtarët e saj. 6- 
Zgjerimin e studimeve shkencore: duke ngritur dijen e vëllezërve dhe të tjerëve 
për Islamin. Anëtarët për "sheriat" kishin programe të veçantë studimi.7- 
Ngritjen e infrastrukturës ekonomike: duke mbështetur apo edhe sponzoruar 
çfarëdo projekti Islam që përballej me problemet e "Fikut". Me që ra fjala, 
burimi i vetëm i pranimit të të hollave nga Ikhavët janë VETËM paratë e 
anëtarëve të SAJ. [3]. 8- Kujdesjen ndaj shoqërisë: duke mbajtur lidhjet 
vëllezërore në mes vëllezërve të shoqërisë Islame. *Objektivat kryesore Një 
pemë e madhe "e nën-objektivave" degëzohet nga këto objektiva kryesore të cilat 
derivojnë nga Kur'ani dhe tradita e Profetit (pqmt). [3,4]: 1- Duke ngritur 
individualitetin e muslimanit: vëlla apo motër me një trup të fortë, me sjellje 
të larta, me ide të kulturuara, mundesi për të fituar, besim të fortë, adhurim 
të saktë, të kujdesshëm ndaj kohës, të dobishëm ndaj tjerëve, të organizuar, 
dhe me karakter vetmohues [3]. 2- Duke ngritur familje muslimane: duke zgjedhur 
grua (burrë) të mirë, duke edukuar fëmijët me islam, dhe duke ftuar familjet 
tjera në islam. 3- Duke ngritur shoqëri Islame (përmes ngritjes individuale dhe 
atë familjare) dhe duke adresuar në mënyrë realiste problemet e shoqërisë. 4- 
Ndërtimin e shtetit Islam. 5- Ngritjen e Hilafetit (bazuar në unitetin në mes 
të shteteve islame). 6- Udhëheqjen e botës me Islamin. Objektivat nga 1 deri në 
4 janë paralele dhe të ndërlidhura, dhe vazhdojnë edhe pas arritjes 4, 5 apo 6. 
*Metodat themelore të edukimit (tarbiah): Mënyra kryesore (jo e vetme) e 
"ngritjes" është edukimi islam "tarbiah". Metodat të tij me pak fjalë janë: 1- 
Halaqa (sdudimi javor në grup dhe praktikimi i takimeve). 2- Katibah (mbledhjet 
në grup të njëpasnjëshme mujore) 3- Udhëtime. 4- Kampe. 5- Kurse. 6- Mbledhje 
pune (workshop). 7- Konferenca. Nga 1 deri 7 janë për anëtarët, për jo 
anëtarët, apo për të dyja, me synime të ndryshme të ngritjes, programeve, dhe 
udhëheqësve [5]. *Themelimin e Qeverisë Islame: Al-Ikhwan besojnë se udhëheqja 
e qeverisë do duhet të jetë hap i cili ndjek përgatitjen e shoqërisë (shumicën 
prej tyre) duke pranuar ligjet e Islamit. Përndryshe, për të marrë në duar 
udhëheqjen e shoqërisë totalisht të korruptuar përmes një përmbysjeje të 
qeverisjes militante është rrezik i madh [5]. Përgatitja e shoqërisë realizohej 
përmes planeve për: përhapjen e kulturës islame, mundësisht me mjete mediatike, 
xhamive, dhe davetit në organizata publike sikurse janë sindikata, parlamenti, 
unionet studentore… [6]. Paralelisht me këtë, muslimanët të dallueshëm do duhej 
të trajnoheshin për të administruar organizimet politike, ekonomike, sociale 
dhe studentore me efektshmëri (dhe Islamikisht), si një hap tjetër pregatitës. 
Veç kësaj, Ihvanët nuk kërkojnë udhëheqjen për veten e tyre; ata e mirëpresin 
secilin udhëheqës i cili dëshiron të ngre qeverisjen e VËRTETË Islame për të 
pasur gjithë mbështetjen dhe ndihmën e Ihvanëve. Disa të arritura të Ihvanëve1. 
Clirimin e vendeve IslamePërgjatë historisë së tyre, Ihvanët kishin disa të 
arritura. Sidoqoftë, filozofia e tyre është se ata preferojnë më shumë veprime 
dhe punë sesa fjalë dhe propagandë. Ihvanët kanë luajtuar dhe vazhdojnë të 
luajnë rolin më të madh në luftimin për çlirimin e vendeve Islame. Trimëria e 
Ihvanëve në luftën e Palestinës më 1948 ishte regjistruar në secilën anë. Numri 
total i vullnetarëve nga Ihvanët më 1948 nga Egjipti, Siria dhe vende tjera 
numëruan 10,000. Në vazhdim për të marrë pjesë në çlirimin e Palestinës, ata 
shërbyen për rritjen e vetëdijes tek muslimanët në mbarë botën dhe kthimin tek 
ta shpirtin e dinjitetit dhe luftës. Ihvanët luanin rol në çlirimin e vendeve 
Islame nga fuqitë kolonialiste në gati të gjitha vendet Islame. Ikhvanët ishin 
aktivë në mes muslimanëve në republikat e Azisë qëndrore që nga vitet e 70-ta, 
dhe përfshirja e tyre mund të shihet kohë të fundit në republika të tilla si 
Taxhikistani. Së fundi ata kishin rolin më të madh në luftë për Afganistanin 
dhe Kashmirin. 2. Zhvillimi Intelektual Shkolla e Ikhvanëve numëron shumë prej 
mendimtarëve, dijetarëve dhe aktivistëve të këtij shekulli. Për t'i përmendur 
disa: * Hasan El-Banna * Sayyed Qutb * AbdelQader 'Audah * Mustapha al-Siba'yi 
* Hassan al-Hudaybi * Umar al-Tilmisani * Yusuf al-Qaradhawi * Sa'eed Hawwa * 
Abdullah 'Azzam * Muhammad Hamed Abul-Nasr * Rached al-Ghannoushi * Mahfouz 
al-Nahnah * Muhammad Ahmad Al-Rashid * Fathi Yakan * Shaikh Abdul-Fattah Abu 
Ghuddah * Shaikh Ahmad Yaseen * Mustapha Mashhour * Muneer al-Ghadban * Shaikh 
Abdul-Majeed al-Zindanee * Shaikh Syed Sabiq * Shaikh Muhammad al-Ghazali, 
.........dhe shumë të tjerë Kontributi i këtyre mendimtarëve, dijetarëve dhe 
aktivistëve përgjatë ekzistimit të muslimanëve në shekullin e XX është mjaft i 
njohur. Duke nisur nga rrënjet e nocionit se Islami është gjithpërfshirës për 
secilin aspekt të jetës, mendimtarët dhe aktivistët të cilët kaluan përmes 
trajnimeve tek Ikhvanët degëzuan për të adresuar një predikim të tillë në çdo 
aspekt të mundur në jetën e muslimanëve. Teoritë u zhvilluan në fushat e 
Fikhut, Financave, sistemit politik…etj. Kjo mund të diskutohet në detaje 
përgjatë periudhës shtjelluese.3. Zhvillimi i Institucioneve Duke filluar që 
nga vitet e 50-ta e deri vonë në vitet e 60-ta dhe deri tani, Ikhvanët 
kontribuan në ngritjen e vendosmërisë për shoqërinë Islame në Evropë dhe 
Amerikën Veriore. Kjo qe bërë kryesisht përmes edukimit të ngritjes së 
organizatave lokale të shoqërisë, shkollave islame, asociacioneve kombëtare, 
dhe organizatave me interes të veçantë (mjekësor, shkencor, kulturor..etj). 
Ikhvanët ishin motivuesit kryesor prapa vendosjes së eksperimenteve në 
zbatueshmërinë e peshojës për financimin islamik kombëtar dhe ndërkombëtar. 
Teoria dhe kërkesat praktike krijuan nevojën për krijimin e sistemit bankar 
islam e që kjo u bë nga rrallët e Ihvanëve. Që nga kohët e hershme, ngritja e 
sistemit ekonomik islam ishte prioritet i Ikhvanëve. Hassan al-Banna, Sayed 
Qutb, Yusuf al-Qaradhawi dhe dijetarë tjerë në numër lënë disa nga punët bazë 
për teoritë praktike të Financave Islame. Shkrimtarë tjerë të specializuar dhe 
të pajisur me bazë praktike për Institucione Financiare Islame, numër i cili qe 
zhvilluar në vendet Islame. *Motivi Synimi ynë është Allahu. I dërguari është 
udhëheqësi ynë Muhammedi a.s. Kur'ani është ligji ynë. Xhihadi është rruga 
jonë. Vdekja në rrugën e Allahut është shpresa më e madhe. 
________________________________________Referencat[1] "Diary of Da'wa and 
Dai'iah", Hassan Al-Banna. [2] "Al-Ikhwan Al-Muslimoon: Events That Made 
History", Mahmoud Abdel-Haleem. [3] "The Messages of Al-Imam-u-shaheed", Hassan 
Al-Banna. [4] "An introduction to the Da'wa of Al-Ikhwan Al-Muslimoon", Saiid 
Hawwa. [5] "Means of Education of Al-Ikhwan Al-Muslimoon", Ali Abdel-Haleem. 
[6] "The Path", Muhammed Ahmed Ar-Rashed. Përktheu: Visar 
Korenica_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan