Detyrimi i pesë faljeve në ditëNamazi është shtylla kryesore e Islamit pas dy dëshmive. Falja e namazit është gjithashtu forma më e plotë dhe më e bukur e adhurimit.Namazi përmban disa lloje të adhurimit: përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit, qëndrimin para Zotit, përkuljen për Allahun, rënien në sexhde për Të, lutjen, madhërimin dhe lartësimin e Allahut etj. Për këtë arsye ai është kreu i adhurimeve trupore dhe çdo profet i Allahut e ka patur detyrim atë.Allahu ia bëri detyrim edhe Profetit tonë, Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), i cili është vula e profetëve, në Natën e Miraxhit (natën e ngritjes në qiell). Në atë natë vetëm namazi është bërë detyrim dhe bërja e tij detyrim në qiell, tregon për madhështinë, domosdoshmërinë dhe gradën e tij tek Allahu i Madhëruar.Për mirësinë, vlerat dhe detyrimin e çdo personi që ta kryejë atë, kanë ardhur shumë hadithe. Nuk ka musliman që të mos e dijë se falja e namazit është detyrë për të dhe nuk i falet e as mund të justifikohet kush, se nuk e dinte këtë gjë. Ai që e mohon (detyrimin për) namazin, ka dalë nga Islami e prej tij kërkohet që të pendohet, përndryshe vritet[1]. Për këtë ka rënë dakord njëzëri (Ixhma’) e gjithë bota islame.Namaz (riti i faljes), në kuptimin etimologjik do të thotë lutje. Allahu thotë: “Dhe falu për ta.”[2], d.m.th. “lutu për ta”.Ndërsa në terminologjinë fetare, namaz do të thotë: fjalë dhe veprime të veçanta që fillojnë me tekbir (Allahu ekber – Allahu është më i madhi) dhe mbarojnë me dhënien e selamit (es-selamu alejkum ue rahmetullah) në të dy supet. Ky adhurim quhet namaz (falje, lutje) sepse kur besimtari e kryen këtë rit, i drejtohet Zotit me lutje.Namazi është bërë detyrim në Natën e Miraxhit dhe Israsë para Hixhrit (emigrimit të Profetit në Medine) për çdo musliman në moshë përgjegjësie, pesë herë në ditë dhe natë, me hyrjen e kohës së vet. Allahu Lavdiplotë thotë: “Falja e namazit është detyrim në kohë të caktuar për besimtarët.”[3], d.m.th. është detyrim të kryhet në kohët që Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i ka bërë të qarta me fjalët dhe veprat e tij.Këtu po paraqisim një grup ajetesh kuranore lidhur me namazin. Allahu i madhëruar thotë:“E ata nuk janë urdhëruar për tjetër, veç ta adhurojnë Allahun me sinqeritet të plotë ndaj Tij, duke qenë të drejtë dhe të kryejnë faljen (e namazit).”[4]“Dhe faleni namazin.”[5]“Thuaju robërve të Mi që kanë besuar, ta kryejnë faljen.”[6]“I lartësuar është Allahu kur ju ngryseni e kur gdhiheni. Atij i takon lavdi në qiej e në tokë, në skajet e ditës dhe në mesin e saj.”[7]Prandaj, nëse muslimani ka arritur moshën e përgjegjësisë (pjekurisë), është i rregullt mendërisht dhe koha e namazit ka hyrë (kohët e namazit do të sqarohen më pas), është detyrim për të që ta falë namazin, veç në qoftë grua me menstruacione ose lehonë. Në këto raste nuk është detyrim dhe as nuk kompensohet namazi pasi të pastrohet, me Ixhma’. Nëse dikush e ka humbur mendjen nga gjumi, të fikëtit etj., duhet ta kompensojë namazin menjëherë pasi të përmendet. Allahu i Madhëruar thotë: “E fale namazin për të më kujtuar Mua.”[8]Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që e zë gjumi ose e harron namazin, ta falë atë kur t’i kujtohet.”[9]Përgjegjësi i fëmijës (babai, nëna, vëllai, xhaxhai etj.) duhet ta urdhërojë atë për namazin që në moshën shtatëvjeçare, edhe pse nuk e ka detyrim që në këtë moshë, që të mësohet me të dhe t’i kushtojë rëndësi. Kështu edhe përgjegjësi i tij merr shpërblim, sepse Allahu thotë: “Kush bën një të mirë (ose bëhet shkak për të) ka shpërblim dhjetëfishin e saj.”[10] Kur një gfrua e pyeti Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për fëmijën e saj në i quhet apo jo haxhi, ai tha: “Po, dhe ti ke shpërblim.”[11] Prandaj, përgjegjësi i fëmijës duhet t’i mësojë atij faljen e namazit dhe pastërtinë e duhur (rituale) për të, e nëse fëmija i kalon dhjetë vjetët dhe e neglizhon namazin, duhet që ta rrahë për ta edukuar. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatëvjeçare. E kur t’i mbushin dhjetë, goditini që ta falin namazin dhe ndajini në shtretër.”[12]Falja e namazit nuk lejohet të shtyhet pas kohës së vet të caktuar, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Falja (e namazit) është detyrim për besimtarët, në kohë të caktuar.”[13], d.m.th. është detyrë të kryhet në kohën e saj të caktuar dhe nuk lejohet shtyrja e saj, përveç rastit kur lejohet bashkimi i dy namazeve në të njëjtën kohë. Ndërsa shtyrja e namazit të ditës (dreka dhe zamra) për natën, e namazit të natës (akshami dhe jacija) për ditën, ose e namazit të agimit deri pas lindjes së diellit, nuk lejohet kurrsesi për asnjë arsye (xhunubllëku, papastërtitë etj.). Namazi duhet kryer në kohën e tij sido që të jetë. Nuk duhet të tregohemi injorantë nëse jemi në spital, të shtrirë në krevat pa mundur të lëvizim e të ndërrojmë rrobat e palara, pa mundur të marrim abdes apo tejemum, ose pa pasur njeri pranë që të na ndihmojë, e në këtë rast ta shtyjmë faljen e namazit duke menduar se mund të falemi kur të kemi mundësi. Ky do të ishte një gabim i madh dhe humbje e namazit për shkak të padijes dhe mosmarrjes së informacionit. Në këto raste është detyrim të falesh në gjendjen që je dhe namazi të vlen, edhe pse mund të jesh pa abdes, pa tejemum, me rroba të palara etj. sepse Allahu thotë: “Bindjuni Allahut me frikë, aq sa të mundeni.”[14] Bile edhe nëse nuk falesh në drejtim të Kibles (vendndodhjes së Kabes), kur nuk ke mundësi të kthehesh andej, falja është e saktë dhe e vlefshme.Ai që e lë namazin ka mohuar fenë, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mes një njeriu dhe mohimit të fesë është lënia e namazit.”[15]Nëse dikush e lë namazin, duhet ta përhapim këtë gjë për ta turpëruar derisa të falet, nuk duhet t’i japim atij selam (nuk përshëndetet), nuk duhet t’i përgjigjemi ftesës së tij e nuk duhet të shoqërohemi me të, derisa të pendohet e të falet sërish. Kjo për shkak se namazi është shtylla mbajtëse e fesë, është dallimi mes besimtarit dhe jobesimtarit e sado vepra të mira të bëjë njeriu, nuk i vlejnë për sa kohë ai e shpërfill namazin. E lusim Allahun të na ruajë rmjekesia-profetike.com _________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
