Namazi NatesDijetarët e hadithit përcjellin se kur Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u pyet se cili namaz është më i miri pas atyre të detyrueshëm, tha: “Namazi në mes të natës.”[1]Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Natën është një moment që nëse një musliman e kap duke iu lutur Allahut për një mirësi të kësaj bote ose Ahiretit, Allahu ia jep atij dhe kjo ndodh çdo natë.”[2]Gjithashtu ka thënë: “Ju duhet të ngriheni natën (për të adhuruar Allahun), sepse kjo ka qenë tradita e njerëzve para jush. Kjo gjë është afrim tek Allahu, falje mëkatesh dhe mbrojtje nga të këqijat.”[3]Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar ata që çohen natën duke thënë: “Ata, para kësaj, kanë qenë bamirës. Flenë pak natën dhe në mëngjes i kërkojnë falje Allahut.”[4]“Shpina e tyre nuk mbështetet, ata i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe shpenzojnë nga ajo që Ne u kemi dhënë. Nuk e di shpirti se ç’kënaqësi dhe shpërblim u kemi fshehur atyre, për atë që vepruan.”[5]Ka shumë argumente për mirësinë e adhurimit natën dhe namazi më i mirë vullnetar, pjesën më të mirë e ka natën, sepse është adhurimi më i fshehtë e më pranë sinqeritetit. Në atë kohë njerëzit janë në gjumë dhe ai që çohet natën i jep përparësi adhurimit të Zotit, karshi gjumit dhe rehatisë.Të falësh namaze vullnetare është e pëlqyeshme në çdo kohë, përveç kohëve të ndaluara. Përmendëm që namazi i natës është më me vlerë se ai i ditës dhe namazi në një të tretën e fundit të natës është namaz më i mirë se në pjesët e tjera të saj, siç përcillet në “Sahih”: “Namazi më i dashur tek Allahu është ai i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës, pastaj çohej e adhuronte Allahun në një të tretën e fundit të saj dhe flinte në një të gjashtën e mbetur.”[6] d.m.th. qetësohej me gjumë në fillim të natës, pastaj çohej në kohën kur Allahu thërret: “A ka ndonjë që më lutet për diçka e Unë t’ia jap atë?”[7], pastaj flinte në pjesën e mbetur të natës që të ngrihej për namazin e agimit me gjallëri. Ky është adhurimi më i mirë, përndryshe e gjithë nata është kohë e përshtatshme për namaz vullnetar.Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Namazi i natës fillon pas mbrëmjes e vazhdon deri në agim.” Me këtë kuptohet që namazi mes mbrëmjes (akshamit) dhe darkës (jacisë) quhet adhurim nate, por shtyrja e namazit deri në fundin e natës është më e mirë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ngritja (në fundin) e natës është më e vështirë.”, d.m.th. ngritja pas gjumit është më e vështirë sesa ndenjja zgjuar deri në atë kohë.Duhet që adhurimi i natës të bëhet me nijet. Çdo musliman duhet të përfitojë nga ky adhurim, ta praktikojë atë në vazhdimësi, qoftë edhe pak.- Kur të çohet, të pastrojë dhëmbët me misuak e të përmendë Allahun duke thënë: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hua ala kul-li shejin kadir. Elhamdu lil-lahi, ue subhanallahi, ue la ilahe il-lallahu uallahu ekber, ue la hauele ue la kuuete il-la bil-lah.”Pastaj të thotë: “El hamdu li-lahi ledhi ahjani ba’dema emateni ue ilejhin-nushur. El hamdu li-lahi ledhi radde alejje ruhi, ue afani fi xhesedi, ue edhene li bidhikrihi.” (Lavdi i përket Allahut, i Cili më ringjalli pasi ma mori një herë shpirtin, tek Ai është kthimi përfundimtar. Falënderoj Allahun, i Cili ma ktheu shpirtin, më dha shëndet e më lejoi ta përmend Atë.)- Është e pëlqyeshme që adhurimi i natës të fillohet me dy rekate të lehta (të shpejta), siç përcillet në autoritetin e Ebu Hurejres: “Nëse dikush çohet natën për adhurim, le ta nisë me dy rekate të lehta.”[8]- Në çdo dy rekate jep selam përmbyllës, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Namazi i natës është dy e nga dy.”[9] Dy e nga dy do të thotë me nga dy rekate dhe jo katër.- Duhet që qëndrimi në këmbë, rukúja dhe sexhdja të jenë të gjata.- Adhurimi i natës të bëhet në shtëpi, sepse dijetarët kanë mendimin që namazi vullnetar është më i mirë në shtëpi se në faltore. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i falte ato në shtëpinë e tij dhe ka thënë: “Faluni në shtëpitë tuaja, sepse namazi më i mirë i njeriut është në shtëpinë e tij, përveç namazeve të detyrueshme.” Kjo gjithashtu është më e sinqertë.- Namazi vullnetar në këmbë është më mirë se ai ulur pa shkak. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush falet në këmbë është më mirë për të, kurse ai që falet ulur ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë.”[10]- Ai që falet ulur me arsye, e ka shpërblimin njësoj si ai që falet në këmbë, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse robi sëmuret apo udhëton, i shkruhet sevapi si vendas apo i shëndetshëm.”[11]- Megjithatë, me ixhmanë e dijetarëve, lejohet falja e namazit vullnetar ulur, edhe pse mund të falesh në këmbë.- Namazi i natës mbyllet me vitrin, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), namazin e tij të fundit të natës kishte vitrin[12], kështu ka rekomanduar edhe në shumë hadithe.[13]- Nëse dikush nuk arrin të falet natën, mund ta kompensojë ditën, siç përcillet: “Atij që e zë gjumi pa lexuar Kuran (në namaz) dhe e lexon atë ndërmjet agimit dhe drekës, i shkruhet sikur e ka lexuar natën.”[14]O musliman! Mos ia privo vetes namazin e natës, sado i paktë qoftë ai, por në vazhdimësi, në mënyrë që të marrësh shpërblimin e atyre që çohen natën dhe kërkojnë falje në agim, e ndoshta ai pak namaz të shtyn për më shumë. Allahu nuk ia humb shpërblimin bamirësve. Mjksia Profetike.com
_________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
